E enjte, 25.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Editorial

Frank Shkreli: Shqiptari nga Ulqini që po frymëzon të rinjë e të vjetër në Amerikë

52-vjeçari Gac Filipaj nga fshati Këllezën i rrethit të Ulqinit emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 vjetë më parë dhe u vendos në Bronks të Nju Jork-ut. Kurë mbërrijti në Nju Jork, ai pothuaj nuk fliste asnjë fjalë anglisht, por menjëherë u interesua se si dhe cila ishte mënyra më e mirë dhe më e lirë për të mësuar gjuhën e vendit. Historia e tij nuk është tepër e ndryshme nga shumë prej bashkatdhetarëve të tij të ardhur në Amerikë nga...

Arben Llalla: Manipulimi i shqiptarëve mysliman në Maqedoni

Protestat që u mbajtën të premten në disa qytete të Maqedonisë që banohen me shumicë nga shqiptarët dolën jashtë kontrollit duke kaluar në degradim të plotë. Që në fillim ata që organizuan protestat nëntokë dhe mbi tokë qëllimisht vunë si parullë kryesore, myslimanet nuk janë terrorist, nuk janë radikal. Por në këto protesta nuk protestuan myslimanët e asnjë bashkësi e kombësive të tjera që i përkasin fesë islame në FYROM si: turqit, torbeshët, boshnjakët, romët, sllavomaqedonasit myslimanë...

Mërgim Korça: Çamëria zhduket nga harta e Greqisë, kurse ne … qetë, qetë!

E kisha të madhe shpresën që reagimi si edhe sugjerimet rreth trajtimit të cakut gjuhësor ÇAMËRI-a, si njësi gjeografike e zhdukur nga lista toponimike greke, do të arrinin t’a sensibilizonin opinionin e drejtuesve të politikës së jashtme shqiptare lidhur me rishikimin e pozicionimeve si edhe natyrshëm edhe deklaratave të tyre në vazhdim. Mirëpo me keqardhje replika e tyre ishte larg, shumë larg asaj që pritej. Ky qëndrim është në sinkroní të plotë me atmosferën e frikës çnjerëzore që kishte...

Bekim Rexhepi: Exkomunikimi dhe çervishi bajat!...

Po e parafrazoj një fjalë të popullit tim; - Budallëku nuk ka skaj.Dhe kjo fjalë e troç-ur i shko për shtati në përgjigjeje të Hoxhës/ Shefqet Krasniqi. Këtij farë njeriu i teket, ta zëmë, kur do e, me çdo kusht do një perceptimi të çoroditur për shqiptaret e sotëm, perceptimi dhe mësymja drejtë një realitet të “pandryshueshëm”,pavarësisht historisë (se shqiptarëve), drejtë fatit apo mallkimit të tij, shqiptaret nuk mund të ...

Frank Shkreli: Tragjedia greke

Forcat politike greke dështuan këtë javë në përpjekjet e tyre për të formuar një qeveri të re. Zgjedhjet e fundit parlamentare përfunduan në një ngërç politik pasi asnjëra parti nuk fitoi mjaft vende në parlament për të mundësuar formimin e një qeverie të re. Kriza politike, sipas analistëve, ka giasë të keqësojë edhe më shumë gjëndjen ekonomike dhe financiare të Greqisë dhe mund të çojë Athinën drejtë tërheqjes së saj nga eurozona. Këjo, sepse votuesit grekë nuk votuan kandidatët që ...

Frank Shkreli: Apel botëror për lirinë e shtypit

3 Maji shënoi Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit dhe udhëheqës të lartë nga e mbarë bota, përfshirë ata të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB), Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të fjalës së lirë, nënvijuan me këtë rëndësinë e lirisë së shtypit dhe medias në përgjithësi.Më 1993, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 3 Majin si Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, sipas organizatës botërore, me...

Gjergj Kabashi: Revoltë shqiptare apo "protesta arabe" kundër aksionit policor "Monstrum" në Shkup

Kjo foto flet vet, madje kjo flet ma shumë dhe ma fort se i gjithë arsenali propagandistik i politikës antishqiptare sllavomaqedonase, e cila gjatë këtyre ditëve bëri të pamundshmen që shqiptarët e atjeshëm t'i paraqes para botës si fundamentalist islamik, apo islamik radikal. Në të vërtetë, rrjedha e gjithë kësaj propagande mizore antishqiptare del të mos jetë e tillë si e kishin menduar dhe prezentuar qarqet shtetërore maqedonase...

Elvi Sidheri: Pse FYROM-i dhe Vojvoda i ri gjejnë guximin t’i shpallin shqiptarët si vrasës në 2012-ën?

Me këtë nofkë njihet gjerësisht në FYROM-land, kryeministri i gjithpushtetshëm i asaj republike, e cila dikur ishte edhe pjesë federative e ish-Jugosllavisë që patkonjtë nga dielli i ktheu nja 20 vite më parë.Bëj fjalë sigurisht për Vojvodën e ri, një njeri të zgjedhur 3 copë herë si kryeministër i vendit të tij.Ylli i tij i veçantë, nisi të ndritte me forcë, ditëve të errëta kur në të njëjtën kohë po fillonte të eklipsohej gjithmonë e më tepër një tjetër figurë “epike” e VMRO-së moderne, ajo e Ljupço “Vojvoda” Georgievski-t!...

Frank Shkreli: Kronikë nga seminari në Nju Jork – me rastin e 100-vjetorit të Vatrës

Fund javën e kaluar, siç dihet u festua në Nju Jork 100-Vjetori i themelimit të organizatës pan-shqiptare Vatra, me ç’rast këjo organizatë mbajti njëseminar historik për të sh[nuar këtë përvjetor, i cili shënon një ngjarje me rëndësi jo vetëm për vet organizatën Vatra dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe për historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, pasi veprimtaria dhe historia e Vatrës është e lidhur ngushtë me fatet e kombit gjatë 100-vjetëve të kaluar...

Ramiz Bojaj: Kodi i vrasjes së demokracisë

Dita e lirisë së shtypit (3 Maji) e gjenë shtetin e Kosovës me liri të pjesërishme për fjalën e lirë. Kodi i ri Penal, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 20 prill 2012, në të cilin gjenden edhe dy nene, ai 37 dhe 38, (që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e informacionit në raste të procedimeve kriminale), pasqyron mentalitetin e retarduar të klasës sonë politike, dëshmtimin kolektiv të elitizmit tonë politikëbërës. Liria dhe demoracia në Kosovë janë fituar me shumë sakrificë e gjak, andaj askush nuk ka të drejtë që ta rrënojë ose ta varsë këtë vlerë të shenjtë...

Frank Shkreli: Chen Guangchen ndërlikon marrëdhëniet amerikano-kineze

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Republikës Popullore të Kinës janë duke zhvilluar bisedime intensive në lidhje me fatin e disidentit dhe përkrahësit të të drejtave të njeriut në Kinë, Z. Chen Guangcheng, i cili u arratis javën që kaloi nga arrestimi në shtëpi i rrethuar nga pothuaj 100 policë. Megjithëse asnjëra palë nuk ka komentuar mbi fatin e tij, besohet që disidenti Chen të jetë nën mbrojtjen e autoriteteve diplomatike amerikane në Pekin. Arratisja e tij para disa ditësh natën pa hënë, duke ...

Lis Bukuroca: Pashai i Vilajetit të Shkodrës tek sulltani

Despoti Hamza Salioti fluturoi me një havateneqe drejt Turqisë. Pas dy orëve, ai zbriti në havalimanin e Ankarasë. Në dalje u prit dhe u përshëndet nga shumë vëllezër dhe nga një kallaballëk milet. Aty mbajti tre muhabete nostalgjike dhe pas dhjetë dakikave, mori një yryshteneqe “Mercedes”, për të vazhduar rrugën drejt sarajit të sulltanit. Pritja nga hyqymeti turk ishte vëllazërore, shumë intime dhe krijonte përshtypjen se po prodhonte bajagi shumë lezet...

Elvi Sidheri: A po shpërthen vërtetë FYROM-landi (Maqedonia)?

Dikur, njëherë e një kohë, në fushat rreth Vardarit të sotëm, apo në Pelan antike, Stobin apo Pellagoninë e lashtë, një popull i vogël sa edhe kurajoz, ia dilte të shfaqej i fuqishëm mbi të gjithë fqinjët e tij dhe me një sforcim gati mbinjerzor, me në krye një Prijës legjendar shkonte me fitoret e tij zhurmëmëdha deri në kufijtë e fundit të njohur të tokës së atëhershme.Ata ishin Maqedonasit, njerëz për të cilët mijëra vite pas zhdukjes së tyre totale nga faqja e dheut ...

Gani Mehmetaj: Patriotët tagrambledhësit pushtojnë Perëndimin (II)

Kur i përshkuan korridoret e gjata e dhomat e errëta të një azili, Lulinë e kapluan dridhma nëpër trup. Pa aty shqiptarë e romë. Bashkëkombësit e saj paraqiteshin kinse janë romë, duke shpresuar të mos i kthenin në atdhe. Ishin ankuar te zyrtarët vendës për keqtrajtime në vendlindje. Heroina jonë i shihte me dhembshuri e pikëllim. Ia këpusnin shpirtin. Dikur mori rol aktiv, iu bë që nuk mjaftonte dhembshuria e pikëllimi...

Frank Shkreli: Intervistë dhënë gazetës Telegraf

Frank Shkreli - Është e vështirë të vlerësohet atmosfera në pritje të festimeve të 100-vjetorit të Vatrës, pasi komuniteti shqiptaro-amerikan është i përhapur anë e mbanë Nju Jorku dhe shteteve për rreth. Por mund të them se ka një entuziazëm jashtzakonisht të madh nga njerëzit me të cilët unë jam në konkakt. Po reklamohet nga media lokale dhe nga qendrat fetare dhe civile të shqiptarëve të Amerikës. Përveç pjesëtarë të komunitetit shqiptar të Nju Jorkut me rrethe, pritet të vinë vatranë dhe miqë e ...

Gani Mehmetaj: Fatprera

Plagosja e Cubit, u përfol gjatë. Asnjëri nuk u gjend afër kur u qëllua; askush nuk e pa dorasin. Secili fliste me siguri të pakundërshtueshme për motivin e plagosjes dhe mënyrën se si e mori plumbi. Sipas taborit të parë më të zëshëm atë e qëlluan në qilare grash, por ai theu ikën dhe u plandos rrëzë malit, të mos ia merrnin vesh lapërdharit. Të tjerët bënë be e rrfe se deshën ta vrisnin shkitë e Kollashinit, sepse një kohë të gjatë ia vunë syrin...

Lis Bukuroca: Ja pse duhet ndryshuar himni

A diskriminohet gruaja shqiptare në himnin kombëtar? Jo! Për t’ u diskriminuar duhet së pari të ekzistojë njeriu. Gruaja shqiptare nuk diskriminohet në himn, por i mohohet ekzistenca. Në himn ne jemi komb vetëm mashkullor. Në himnin e flamurit i mohet ekzistenca asaj, që kishte qëndisur flamurin. Por, pse u çnjihet kjo e drejtë Elva Tares, Elsa Ballaurit e Valbona Karakacit dhe grave tjera përfshirja në këngën e vetme, që është kodifikuar në kushtetutë, u arsyetua në shumë mënyra, u përligj me traditën, me të drejtën e autorit dhe u thanë shumë mendime ...

Xhelal Zejneli: Quo vadis Maqedonia?!

Që nga viti 1990 e këndej, Maqedonia ka qenë një vend me numër tejet të madh incidentesh. Pothuajse s’ka pasur vit të ketë kaluar pa incidente. Incidentet në Maqedoni janë përshkuar nga dhuna, nga ndërhyrjet policore dhe nga ndërhyrjet e njësive speciale të forcave “të rendit”. Shumë incidente kanë përfunduar me rrahje, me lëndime, me plagosje dhe me vrasje. Pas incidenteve kanë pasur arrestimet, hetimet, aktakuzat, proceset gjyqësore dhe dënimet drakonike. Viktimë e të gjitha incidenteve të dy...

Frank Shkreli: Partneriteti kundër korrupsionit

Udhëheqës botërorë dhe delegatë nga të paktën 53 vende do të mblidhen këtë javë në qytetin Brasilia të Brazilit ku do të marrin pjesë në mbledhjen vjetore të organizatës ndërkombëtare ''Partneriteti për Qeverisje të Hapur'' dhe transparente. Këjo lëvizje është një iniciativë ndërkombëtare për të inkurajuar qeveritë e ndryshme që të praktikojnë transparencën në shpenzimet qeveritare, pjesëmarrjen e publikut në punët e qeverisë si edhe ...

Ramiz Bojaj: Daciç- ‘Bin Ladeni’ i Ballkanit

Mbeturinat millosheviqiane terrorizojnë Ballkanin. Egërsia serbe kundër shtetit të Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë, mbetet kërcënim permanent për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Fushata antishqiptare e Serbisë nën udhëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Ivica Daciç, pasqyron pikëpamjet milosheviqiane të politikëbërjes në Serbi. Arrestimet pompoze të shtetasve të Kosovës, proklamimet spektakulare të Daciçit (kërcënimet, ngritja e aktakuzave falso dhe poshtrimi i simboleve shtetërore etj.) ngjajnë me imazhet e kryeterroristit Osama Bin Ladenit ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora