E shtune, 20.04.2024, 08:17 AM (GMT+1)

Editorial

Gani Mehmetaj: Përftimi

-Përftimet të marrin në qafë, të bëjnë të luash mendsh, - përpiqej të na bindte miku im Bardhi, ndërsa piqnim mish në hell e patate në prush, maje mali, një natë gushti të freskët. E shihja me mosbesim, si gjyshen time kur më fliste për fantazmat. Ashtu më dukej e shikonin edhe te tjerët, pa e prishur terezinë, duke vazhduar të shprushnim zjarrin. Lumi poshtë nesh shushurinte mistershëm rrjedhës së vet; qielli i qëndisur më yje si margaritar xixëllues na rrinte sipëri po aq i pabrenga; ndonjë meteor ndriçonte e shuhej me shpejtësi në qiellin e paskajshëm; ne tregonim qyfyre ...

Veneta Çallpani: Kush e ka radhën nesër?!

Kam frikë të ndez televizorin, madje edhe kur ndërroj stacionet më dridhet dora kur kalojnë kanalet e lajmeve. Nga çasti në çast pres të dëgjoj ndonjë lajm tjetër për vrasjen e ndonjë gruaje, vajze apo foshnje... Shpeshherë e lumtur kam menduar me vete "Sa mirë që kam lindur dhe po jetoj këtë kohë, po jetoj në Demokraci. Tani që gruaja nuk është më e dhunuar, nuk është më e detyruar të qëndrojë vetëm në shtëpi e të jetë thjesht një shërbëtore e burrit dhe familjes" Do doja të vazhdoja përsëri të mendoja ...

Mustafë Shabani: Sahanlëpirës - mos e prekni kulturën, traditën dhe tokën tonë

Në sytë e botës gllabëruese popuj të mjerë janë paqësorët, për jetën dhe lirinë e të cilëve flijohen më të sinqertët, të shtrenjtit- të shenjtit e tyre, ata ua falin popujve për të cilët u lindën dhe rritën, dijen, mundin, shpirtin-jetën.Sakrifica e të tillëve bëhet fanar lirie nga e cila përfitojnë kryesisht dhe vetëm hileqarët, ata që nuk ndjejnë dhe nuk frymojnë shenjtin dhe vetëflijimin e engjëjve të lirisë. Fobizmi i përfituesve vranë pa mëshirë idealet dhe gjakun më të pastër të popullit të cilit i takojnë...

Bedri Blloshmi: Era vetëm pluhurin heq nga Shkëmbi

E tanishmja na bën të vuajmë tmerrësisht dhe ne të dërrmuarit nga sistemidiktatorial dhe vazhdimi i tij me bijtë e baballarëve gjakatarë, na tremb shumë. Ne nëpër burgjet e diktaturës ishim shumë të shpresuar dhe prisnim të vinte ajo ditë e lirisë për të cilën u sakrifikuam. Lufta e Ftohtë zgjati shumë por e arriti qëllimin e vet sepse e shkatërroi kështjellën prej letre të komunizmit. Më pas gjithë satelitët e saj të mbërthyer me zinxhirë për hunde e shkatërruan komunizmin gjakatarë dhe e hodhën në greminë, përvec Shqipërisë ...

Frank Shkreli: Ndërroi jetë Ramazan Turdiu

Javën që kaloi në shtetin Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare Ramazan Turdiu, njëri nga nacionalistët dhe intelektualët më të dalluar të emigracionit të pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe njëri prej aktivistëve dhe eksponentëve kryesorë të Ballit Kombëtar. Të ndjerin Ramazan e kam njohur gjatë 70-ave dhe 80-ave, pasi për një kohë të shkurtër ishte në marrëdhënje pune me seksionin shqip të Zërit të Amerikës, ku së bashku me të tjerët përpiqej që me shkrimet e tija të jepte ...

Frank Shkreli: 100 vjetori i pavarësisë

Zhvillimet historike nepër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, shpesh të ngarkuara me fatkeqësi fatale, kanë bërë që kombi shqiptar të humbasë kohë dhe si rrjedhim të mbesë mbrapa kombeve të tjera si motra në Evropë. Nuk është se shqiptari nuk kishte gjallëri dhe prirje për të ecur hap më hap me kombet e tjera. Shqiptari luftoi, e u dogj por mbijetoi, gjithmonë me bindjen se ''Kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë.'' Rrjedha e shekujve e bëri atë që të priste me vuajtje e durim ...

Frank Shkreli - “Qytetar Nderi” i Komunës Shkrel

Zotëri Kryetar Ferdi Sterkaj, anëtarë të Këshillit Komunal të Shkrelit, Zonja e Zotërinj!Fillimisht dua të shprehë kënaqësinë time që ndodhem sot në mesin tuaj, këtu në Shkrel, të Malësisë së Madhe ku më kanë lind babë e gjysh e stërgjyshat dhe prej të cilëve kam dëgjuar aq shumë për këtë vend e për këtë fis. Si përfundim, vizita ime sot këtu është plot emocione dhe ndihem shumë i mallëngjyer. Por mbi të gjitha dëshiroj t’ju falënderoj Ju Zoti ...

Ahmet Selmani: Mallkimi i pamerituar

Një mallkim i moçëm shqiptar thotë gjëmshëm: Të humbtë varri ose Mbetsh pa varr. Gjithsesi, kjo klithmë e llahtarshme, e cila shqiptohet me një duf të thellë, në situata të caktuara mbase u drejtohet atyre që kanë shkaktuar dëme me pasoja të rënda në jetën shoqërore, përkatësisht atyre që, në njëfarë mënyre, s’mund t’u falet veprimi i kryer, e lëre më të harrohet ndonjëherë. Megjithatë, krejt ndryshe nga kjo nëmë verbale, e cila hamendësisht duket si akt i merituar, në anën tjetër, për shkërbim të fatit njerëzor, nuk ka ndodhur përherë kështu. Për një arsye apo për tjetrën ...

Safet Hyseni: Si na vlerësoi i madhi lordi Bajron?!!

Kohët e fundit jam ndodhur shpesh në mes të njerëzve të shtresave të ndryshme. Aty ku bisedohej pa protokoll dhe pa hierarki, por, ku çmohet pesha e fjalës, mendimit, këshillës,... Dhe gjithherë një shqetësim që po bartet nga anëtarë e simpatizant të subjekteve tona politike të cilët e hedhin topin atje ku mendojnë, apo atje ku edhe janë të detyruar apo të udhëzuar. Me këtë rast në mungesë të argumenteve ato shprehin nervozizëm të theksuar ndaj njërit apo subjektit tjetër. Në këto ndeja e biseda pleqtë me ...

Frank Shkreli: Kriza kubane e raketave

16 Tetori shënoi ditën e parë të 13 ditëve të 50-vjetorit të Krizës Kubane të Raketave, krizë këjo që solli botën në prak të luftës bërthamore, dhe shënon një prej momenteve më të rrezikshëm jo vetëm në historinë e Shteteve të Bashkuara por edhe në historinë botërore. Për pothuaj dy javë, në Tetor të vitit 1962, plani i Bashkimit Sovjetik për të dislokuar në Kubë raketa bërthamore, shkaktoi konfrontimin e shekullit midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Ishte ky një moment kur bota, si asnjëherë më ...

Fazli Maloku: Veprime fashisoide të Policisë të Hashim Thaçit e Bajram Rexhepit

Mbrëmja e sontme për mua dhe familjen time, por besoj edhe për çdo familje shqiptare, e cila ia do të mirën Kosovës Martire dhe qytetarëve të saj, ishte shokuese dhe u përcoll me lot e dhëmbje. Kafshata e bukës nuk kapërdihej më. Sjellja me vandalizëm dhe fashisoide e Policisë të Hashim Thaçit e Bajram Rexhepit e sasesi nuk mund ta quash Polici e Kosovës dhe e qytetarëve të saj, dhuna e ushtruar e pjesëtarëve të saj ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuesëve të saj, djem e vasha, ndaj deputetve të ...

Valentin Bruçaj: Perëndimi nuk mund t’ia lejojë vetes të lëshojë asnjë centimetër nga pricipet e shejta, që janë liria e të shprehurit dhe të drejtat e njeriut

Protestat e 11 shtatorit të kaluar, kundër filmit anti-islam, “Innocence of muslims” i xhiruar në Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara në të gjitha vëndet islamike, kanë bërë të lindin dilemën tashmë të famshme, nëse kemi të bëjmë me blasfemi apo liri të të shprehurit. Pothuajse të gjithë analistët e të gjitha mediave e thjeshtëzuan debatin vetëm në këtë prizëm duke u prokupuar më shumë se dikush në këtë rast është ofenduar se sa për jetët e humbura nga dhuna dhe injoranca kolektive. Në fakt problemi nuk duhet ...

Selim Nëngurra: Gazetaret e Hashim katundarit...!

Baca Kadri Mani, me vetdije i tha jo territ afro-aziatik dhe ju kthye rranjëve të religjionit të të parëve të tij. Ai publikisht u kthye në fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani. Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Manit ...

Entela Binjaku: Greva dhe shoqëria jonë

Në shoqërinë tonë ngjarje të caktuara mund të marrin një rëndësi shumë të madhe, edhe për faktin se përmes tyre mund të kuptojmë më shumë mbi profilin tonë psiko-kulturor, mbi cilësinë e demokracisë së ndërtuar prej nesh dhe mbi përgjegjshmërinë e shtetit tonë për funksionin e tij social.Një ndër këto ngjarje është greva shumëditore e urisë, e disa prej ish të burgosurve politikë të regjimit komunist. Në regjimet demokratike grevat janë forma shumë të natyrshme të reagimit qytetar dhe në këto shoqëri ...

Bekim Rexhepi: Regjimi teorik i Islamit

Temat për islamin gjithsesi kanë dhe sjellin shqetësime anormale, ne nuk mund të heshtim para detyrimeve tona për ti hapur disa nga to! Sepse deshëm a jo Islami është pjesë dhe nyje në kulturën shqiptare të gjysmëshekullit. Dhe, temat tona për Islamin do të jenë në kontekst të kombit, në kontekst të zhvillimit të tij dhe të shtetit. Pra, Islami në kulturën shqiptare hyn dhe mund të pranohet vetëm në këto kontekste të zhvillimit dhe interesit kombëtar, ndërsa të tjerat tentativa mund të krijojnë  ...

Bedri Tahiri: Urat ndar?se

Ura e Ibrit dhe Ura e Vardarit.Dy ura ndar?se (n? vend q? t? jen? lidh?se, siç e kan? rolin), dy sinonime t? s? keqes q? t? b?jn? t? klith?sh me sa z? q? ke: O mallkues t? historis? e smir?zinj t? njer?zis?!Lumi i Bardh? e Vardari.Dy emra, dy lumenj, nj? enigm? e shum? histori.I pari- nj?em?r ndjellamir? e ogurbardh?. Por, e gjith? kjo, vet?m n? t? par?. N? thelb, p?r vend?sit autokton?- shqiptar?t, paraqet t? kund?rt?n ...

Ndue Ukaj: Koha për zgjim kulturor

Kombi dhe kultura janë një njësi e pandashme. Në dijet e ndryshme humane, ekzistojnë definicione të ndryshme për kombin. Ndërsa, ai më përhapuri, kombin e koncepton si një grup i njerëzve të cilët identifikohen me njëri-tjetrin nëpërmjet një trashëgimi të përbashkët dhe një kulture të përbashkët. Vështruar në këtë kontekst, asnjë komb s’mund të kuptohet pa kulturën e tij. Edhe etnicitet, si njësi më e madhe se kombi, ndërlidhet me identitetin kulturor ...

Entela Binjaku: Emocionet e bixhozit

Një vit më parë tek “Ushtari i panjohur” një punëtor që gjithë ditën priste ta punësonte dikush për të shtruar pllaka, paratë që fitonte i linte në bingo. Gjashtë muaj më parë, në një qytet në jug të vendit, një kryefamiljar rreth të 50 –ave, kishte shitur edhe të vetmin mjet me të cilin ushqente familjen, furgonin, për të luajtur në kazino. Para pesë muajsh, në Tiranë, një 18 vjeçar kishte lënë në lojrat e fatit edhe makinën e blerë nga prindërit të cilët punonin me ndershmëri në emigrim. Dy muaj më parë në qytetin e Fierit ...

Gani Mehmetaj: Muri i vdekjes

Vetura rrëshqite më shpejtësi magjistrales gati të zbrazët, atë mëngjes qershori. Qiellit të kthjellët, nuk ia zbehte kaltërinë ndonjë cukël resh. Rruga e gjerë, me lakesa deri në majën e malit sikur të joshte në aventurë të papritur. Adrenalina ngrihej me të parë rëniet e frikshme përtej mburojës, ndërsa dora më mbërthehej vetvetiu në ndërruesin e shpejtësive nga e katërta në të pestën, duke shkelur këmbëzën e ndërprerësit të shpejtësive me shikim të përqendruar para ...

Xhelal Zejneli: Ultranacionalizmi sllavo-maqedonas

Forcat e armatosura maqedonase të luftës së 2001-shit, shikuar nga këndvështrimi shqiptar, nuk kanë qenë mbrojtës. Në të vërtetë ata kanë mbrojtur një sistem, një regjim dhe një pushtet antidemokratik. Kanë mbrojtur një kushtetutë, sipas së cilës Maqedonia përkufizohej si shtet unitar, monoetnik dhe centralist. Një kushtetutë nga e cila, ndaj shqiptarëve nxirreshin ligje diskriminuese dhe restriktive. Lufta e 2001-shit nuk u zhvillua në tokat sllavo-maqedonase, por në ato shqiptare...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora