E enjte, 28.03.2024, 09:06 PM (GMT)

Editorial

Shefik Shkodra: Pavarësia e Shqipërisë

Është bërë e jehonë e madhe në Kosovë dhe pjesët tjera të shqiptarëve për 28 Nëntor –Ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Me pamje impozante nëpër sheshe, ndërtesa institucionale e të bizneseve. Me flamuj e dekorime, me parulla. Diku shënonte:“Urime 100 vjet të Pavarësisë!” etj. Megjithatë, krejt kjo shënon një krenari në pamje të parë. Një diçka që të josh, por edhe ...

Frank Shkreli: Dita e Falenderimeve në SHBA

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet Dita e Falenderimeve. Dita e Falenderimeve në Amerikë është një ditë e dalluar në kalendarin vjetor të këtij vendi. Është me të vërtetë një festë kombëtare, në të cilën përfshihen dhe marrin pjesë të gjithë qytetarët, për një qëllim të përbashkët, dhe pa dallim feje, pikpamjesh politike ose origjinë etnike ...

Engjëll Berisha: Fjala ka peshë

Kujdes nga fjala publike. Kujdes kur denonconi politikisht dhe kur lavdëroni pa meritë. Kujdes se është ngatërruar kush është Heroi, kush është shpëtimtari, kush është mendimtari e kush është mëkatari. Sot fjala publike shenohet. Shenohet dhe ruhet. Ruhet dhe rilexohet. Dikur ...

Frank Shkreli: Trashëgimia e Gjergj Kastriotit

Të Mërkurën më 28 Nëntor i mbarë kombi shqiptar feston me krenari 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, kur Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me atdhetarë të tjerë ngritën Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skenderbe - Fatosit të Kombit - duke bërë kështu realitet ëndrrën e të parëvet, megjitëse fati i zi dhe armiqtë e kombit ...

Frank Shkreli: Ilia Dilo Sheperi - fjalim historik

100-vjetori i pavarsisë kombëtare është një ditë krenarie, dhe si e me të drejtë duhet të jetë një festë për të gjithë, për arritjet e shqiptarëve sot, për luftërat kundër të huajve, në mbrojtje të të drejtave kombëtare. Duhet të jetë një kujtim edhe i luftës kundër diktaturave të mbrendshme dhe të jashtëme, por mbi të gjitha, në këtë ditë të bardhë, duhet të kujtohen edhe ata që me jetën dhe veprat e tyre pasuruan historinë e kombit shqiptar ...

Dibran Demaku: Heroika dhe Jasharajt

Heroika si feneomen i shoqërisë njerëzore në planetin Tokë, në të cilin frymojmë, që nga fillimi e deri më sot zë një vend të nderit. Popuj e kombe në të gjithë cepat e planetit tonë, heroikën e kanë ngritur në një medaljon rrëzëllues me të cilin krenohen gjenertata e gjenerata që nga fillimet e jetës së shoqërisë njerëzore. Janë të veçantë personat dhe grupet që i shoqëron ...

Elvi Sidheri: Histori kulisash dhe te vertetash per 100 vjetor!

Nuk e di a e vuri re tjeterkush, apo vetem syri im "atdhedashes", i cili ndoshta i gjemon edhe panevojshem keto detajeza, por m'u duk mua pra, apo zonja e nderuar Hillary Clinton, zgjodhi te vinte ne Rinas "KUQ E ZI"?Sepse sic e pashe une, kjo grua e dashur, e cila njihet per dashamiresine e saj ndaj ceshtjes tone kombetare, ajo pra, sapo u shfaq jashte deres se ...

Frank Shkreli: Lavdi Malësi e Madhe

Njoftohet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Bujar Nishani ka vendosur të dekorojë Malësinë e Madhe me titullin ''Nderi i Kombit''. Pritet që Presidenti Nishani të zhvillojë cermoninë e dorëzimit të titullit, “Nderi i Kombit”Malësisë së Madhe më 25 Nëntor, pak ditë para Festës së Madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën trevat e Malësisë së ...

Ramiz Selimi: Dështim i politikave të zhvillimit!

Evropa ka bërë shumë pak me misionin e saj në teren, për të përmirësuar gjendjen të cilën vet në raportin e saj e cilëson si shumë të keqe, por në anën tjetër Kosova është përfituesi më i madh për kokë banori i ndihmës së BE-s në botë!Verdikti i Gjykatës së Auditorëve të raportit mbi ndihmën e Bashkimit Evropian për Kosovën është një kronikë e dështimit, është një verdikt shkatërrues, për ndihmat në vitet e ardhshme. Ky raport nga një institucion ...

Marjan Sebaj – Sopi: Njeriu i është njeriut ujk, por dashuri edhe ndaj armiqëve!

Vendosmërisht jemi të ftuar që ta gjykojmë vetëm vet-vetën, kurse të tjerët ti peshojmë me masë të dashurisë… Falni e do të gjeni falje!’’Mos lejo të të mundë e keqja, por ngadhënje mbi të keqen me vepra të mira!’’ (Rom 12, 19-21)Falja dhe dashuria, është rrugë e vetme e cila bartë në veti rastin për krijimin e botës së re, një botë pa armiqësi, një botë pa hakmarrje, një botë plotë mirëkuptim e dashuri.Njeriu i robëruar me mëkat, shpeshherë është armik ndaj tjetrit. Kjo dukuri ...

Gani Mehmetaj kundershton shkarkimin

Nuk desha ta bëj publik vendimin e MKRSsë, sepse doja t’i ndiqja procedurat ligjore, mirëpo shpifjet e komunikatës, të shpërndarë nga MKRS më obliguam të jap një sqarim për opinionin, shkruan në reagimin e tij për opinion drejtori i shkarkuar i Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.“MKRS, përmes Komisionit Disiplinor, lëshoi një vendim për pushimin tim nga puna. Ky vendim është arbitrar, i mbështetur në shpifje e kurdisje të dy ...

Jeton Kelmendi: ''Darka e gabuar'' e Thaçit

Ka vite e vite që populli e thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe kjo gjë tani edhe një herë u vërtetua. Mbase të vërtetat e Hashim Thaçit dhe hashimave të tij të vegjël, nuk do shumë angazhim për ti zbuluar, mirëpo rasti i bisedimeve me Serbinë, që fillojë me biseda të ashtuquajtura teknike, ku që nga shefi i madh, deri te më i vogli i qeverisë, deklaronin se këto janë çështje teknike dhe se nuk do të ketë biseda me karakter politik. Atëherë si ...

Frank Shkreli: Turqia - vend i rrezikshëm për gazetarët

Komisioni Për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork, botoi kohët e fundit një raport prej 53 faqesh në të cilin vë në dukje ''persekutimet e gjithanshme kriminale si dhe burgosjet e gazetarëve, përfshirë edhe perdorimin nga ana e qeverisë, të lloj lloj forma presionesh, për të detyruar krijimin e një atmosfere të vetcensurimit nga ana e gazetarëve.'' Shkurt, Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve, thotë se kufizimi i ''Lirisë së shtypit ...

Entela Binjaku: Kultura politike në politizimin e shoqërisë

Disa ditë më parë, ndërsa doja të shkruaja këtë shkrim, pyeta një të njohurin tim, më i informuar se unë, se sa parti ka në vendin tonë. Shifra që ai më dha, ishte sa dyfishi i asaj që dija.E çuditur kërkova në faqen internetit të gjykatës së Tiranës; nuk gjeta asnjë të dhënë mbi këtë, kështu që falë një kanali mediator, më së fundi, mësova se në Gjykatën e rrethit Gjyqësor të Tiranës deri tani janë 123 parti të ...

Meri Lalaj: Letër Nazmije Vishës

E dashur Nazmije,Unë që po të shkruaj nuk bëj pjesë në asnjë parti politike dhe në asnjë shoqatë. Jam një nënë që ka rritur e vetme bijën e saj dhe për këtë jam e lumtur. Po ashtu jam e lumtur sepse sepse jam gjyshe dhe kam vetëm një mbesë, e cila tani më 2 tetor mbushi 18 vjeç. Ajo ka moshën tënde dhe ky fakt më bën të të ndiej të afërt.Ndodhia jote më ka tronditur dhe të mendoj ditë e përditë. Kam biseduar me miq dhe mikesha të mia për ty dhe ne të duam. Kam pritur që të ...

Frank Shkreli: Roli i Amerikës në botë

Këtu në Shtetet e Bashkuara javën që vjen mbahen më në fund zgjedhjet për president, duke i dhënë fund kështu një fushate të gjatë dhe të lodhëshme por edhe shumë të shtrenjtë - një fushate gjatë së cilës janë debatuar dhe diskutuar çështje dhe probleme të ndryshme me të cilat përballet vendi, kryesisht ato ekonomike, buxhetore dhe financiare. Ndonëse punësimi, ekonomia dhe deficiti i buxhetit federal janë çështjet që preokupojnë më së shumëti zgjedhsit amerikanë. Por megjithse interesimi i elektoratit amerikan për politikën e jashtme është tepër i ulët, në krahasim ...

Selim Nëngurra: Vajtimi i Haxhi Hazirit në parlament

Kohet e fundit Parlamenti i Dardanisë asht ba si nji teater palaqosh apo si tendë cirkusi. Që nga themelimi i LDK-së deri sot jeten time ja kam kushtue programit të kësaj Partie që kur u themelue ishte Levizje kombëtare.Mirpo me kohën , pas ikjes në boten e Amshueshme të Dr. Ibrahim Rugovës tue pa disa nga njerzit e kreut të LDK-së , sjelljet e tyne, fjalimet e qendrimet e tyne personale e edhe si grup parlamentar per ditë e ma shumë ...

Xhelal Zejneli: Gjenerator krize në Maqedoni

Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit apo interpretimi i njëanshëm i saj - Injorimi i Marrëveshjes së Ohrit nga faktori maqedonas shkakton në Maqedoni tensione ndëretnike, gjë që gjeneron krizë politike të pashmangshme. Në mënyrë të heshtur janë duke u zhvilluar dy procese:- E para, VMRO-ja e injoron Marrëveshjen e Ohrit apo e interpreton njëanshëm atë;- E dyta, faktori politik shqiptar, si reaksion ndaj moszbatimit të ...

Frank Shkreli: Hilari Klinton në Tiranë e Prishtinë

Stejt Departmenti njoftoi se Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton do të bëjë një turne në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në njoftimin zyrtar thuhet se vizita e Zonjës Klinton në Ballkan ka për qëllim të nënvijojë interesin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshëme të Shteteve të Bashkuara për të ardhëmen e vendeve të këtij rajoni në Komunitetin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike. Gjatë këtij turneu ...

Gani Mehmetaj: Përftimi

-Përftimet të marrin në qafë, të bëjnë të luash mendsh, - përpiqej të na bindte miku im Bardhi, ndërsa piqnim mish në hell e patate në prush, maje mali, një natë gushti të freskët. E shihja me mosbesim, si gjyshen time kur më fliste për fantazmat. Ashtu më dukej e shikonin edhe te tjerët, pa e prishur terezinë, duke vazhduar të shprushnim zjarrin. Lumi poshtë nesh shushurinte mistershëm rrjedhës së vet; qielli i qëndisur më yje si margaritar xixëllues na rrinte sipëri po aq i pabrenga; ndonjë meteor ndriçonte e shuhej me shpejtësi në qiellin e paskajshëm; ne tregonim qyfyre ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora