E shtune, 20.04.2024, 03:28 PM (GMT+1)

Editorial

Frank Shkreli: Keri për të zëvëndësuar Klinton

Ditët e fundit, media amerikane është mbushur me njoftime të cilat duke cituar burime të besuehsme thonë se Presidenti Obama ka në mend të njoftojë në ditët e ardhëshme emërimin e Senatorit Xhon Kerri nga shteti Masaçusets për të zëvëndësuar Hillari Klinton në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, që konsiderohet të jetë më  ...

Demir Krasniqi: Nuk përkrahen veprat kapitale

Ashtu sikur në të gjitha regjimet e kaluara , edhe sot e gjithë ditën krahina rurale e Malësisë së Gollakut, për organet institucionale nuk paraqet asgjë më tepër se sa një “zorrë qorre” në hartën gjeografike të Kosovës .Kjo krahinë, ka një begati shumë të çmuar të resurseve natyrore, por edhe të trashëgimisë kulturore ...

Shaban Peraj: Shpirtligësia

Dështimet e tia për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve të Kosovës rreth bisedimeve e marrëveshjeve që kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi pati me kryeministrin serb I. Daçiq, dëshmoi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se njfarë shqetësimi e ka kapluar, ndaj gafet e tia bënë që të dialogojë me kyetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z. Kurti, në mënyrën më të ...

Lis Bukuroca: Ni hao Xhong-guo Ren-min Gong-he-guo

Shkrepja e befasishme e retorikës sofiste, me qëndrim hijerëndë prej mashtruesi profesional, do ta kishte habitur edhe Maçokun me Çizme, Tartufin e Molierit dhe batakçinjtë më të mëdhenj në historinë e arrivistëve. Madje do ta kishte lënë gojëhapur dhe pa fjalë Makiavelin personalisht. Përçartja flet për humbjen e orientimit në politikë ...

Frank Shkreli: Në prag të 100 vjetorit të dytë

Anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan dhe gjithku jetojnë shqiptarët anë e mban botës, muajin që kaloi u festua denjësisht 100-vjetori i Pavarësisë Kombëtare, duke kujtuar me solemnitet dhe duke nderuar burrat dhe gratë të cilët kanë sakrifikuar jetën dhe kanë kontribuar me talentet e tyre për të siguruar këtë pavarësi dhe liri që gëzon dhe që festoi ...

Fritz Radovani: Me surrat nga Europa

Shqipnia vazhdon “një hap para e dy hapa mbrapa...”ashtu si “kjoftë per atëherë”!Ky asht parimi “leninist” i anadollakëve tanë! Që nga viti 1922 Shqiptarët filluen me u infektue nga parimet leniniste të Rusisë bolshevike. Nder të parët Shqiptarë që kerkon me ua ba të dijtun Popullit të vet se çka asht komunizmi bolshevik ...

Entela Binjaku: Të jesh i varfër në Shqipëri...

Varfëria, papunësia, paragjykimet, indiferenca ndaj njerëzve në nevojë, dhuna brenda familjes, etj., janë disa nga problemet shoqërore më të rëndësishme që mundojnë vendin tonë. Tranzicioni i tejzgjatur drejt një shoqërie të vërtetë kapitaliste, shtoi dukshëm edhe të tjera, demografike, urbane e shoqërore, si emigracioni i madh ...

Frank Shkreli: Mbledhja vjetore e OSB-së

Ministrat e Jashtëm nga më shumë se 50 vende morën pjesë në mbledhjen vjetore prej dy ditësh të Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE) që u mbajtë në Dublin të Irlandës, të ënjtën dhe të premtën e javës që kaloi. Në mbledhjen ministrore prej dy ditësh,Kryetari i radhës i Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë ...

Gani Mehmetaj: Ndërhyrjet ndërkombëtare dhe kompromisi shqiptar

Ndërhyrjet e bashkësisë ndërkombëtare me paketën e Ahtisarit, kompetencat e EULEX-in në luftimin e krimit të organizuar, krahas ndërhyrjeve me pikat e marrëveshjes për veriun e Mitrovicës e trashëgimin bizantine që në mënyrë abuzive cilësohet trashëgimi serbe, vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës. Me këmbënguljen e disa faktorëve ....

Shaban Peraj: Qeveri e re, qeveri e vjetër

Parlamenti i Malit të Zi, me 44 vota, votoi pro formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 14 Tetorit 2012. Qendron fakti se kjo qeveri e formuar nuk ndryshon shumë nga ajo e kaluara në emërimin e kabinetit qeveritar, ku për kryeministër të vendit u zgjodh M. Gjukanoviq, i ri (i vjetër), me çka është e qartë se veprohet sipas parimit ...

Aurel Dasareti: Shqiptarë, jeni të rrethuar nga armiqtë, bashkohuni!

Politika ka të bëjë me shpërndarjen e përfitimeve dhe ngarkesave të një shoqërie me anën e përdorimit të forcës. Politika është biznesi brenda një sistemi shoqëror ku qëllimet janë të vendosura, prioritetet e rregulluara, vlerat e shpërndara dhe instrumentet e aplikimit të zgjedhura ...

Gani Mehmetaj: Tirana e Vlora flakëronin kuq e zi

Nuk e priti të ftohen karriget nga manifestimi në Shkup dhe mësyu magjistralen e kombit drejtë Mëmës Shqipëri, filloi të më rrëfej me një ton patetik-patriotik si asnjëherë më parë. Nga frika që në mëngjes do të bëhej rrëmujë, e do të ngulfatej rruga e kombit, ashtu sikurse i ndodhi në Vlorë dy ditë më vonë, ajo u nis natën vonë nga Prishtina. Pas mesit të natës, për tri ...

Frank Shkreli: Ibrahim Rugova

Kohët e fundit, politikanë, akademikë dhe disa nga ata që konsiderohen si ''mendjet më të ndritura'' të kombit shqiptar debatojnë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë Kombëtare mbi ''meritat'' e Enver Hoxhës dhe të Ahmet Zogut, si dhe mbi rolin e tyre në historinë kombëtare, duke ngulur këmbë se nëqoftse flitet për meritat e njërit duhet të flasim edhe meritat e të tjetrit ...

Xhelal Zejneli: Degradimi ekonomik

Që prej vitit 2006 deri më sot, në hapësirat shqiptare në Maqedoni vërehet një ngecje e madhe ekonomike. Qytetet, për mungesë të investimeve ekonomike, janë shndërruar në qyteza, në kasaba dhe në varosh. U ngjajnë pallankave të Serbisë. Veprimtaria ekonomike në to, dita-ditës shënon rënie ...

Gani Mehmetaj: Lulia në 100-vjetorin e pavarësisë

Lulia u dogj flakë nga zjarri kuq e zi. Shtatë ditë e shtatë net s’reshtej se festuari nga Tivari deri në Prevez dhe nga Shkupi deri në Podgoricë, më tregoi ajo, meqë isha në një udhëtim jashtë vendit dhe s’mora pjesë në këto festime patriotike. Festohej gjithandej, ndërsa ajo nuk vendoste dot nga t’ia mbante: në kryeqytetin e shqiptarëve- Shkupin, ku tundej populli nga ...

Sadik Vrajolli: Femra shqiptare dje, sot dhe nesër…

Historia e femrës shqiptare sa është krenare aq është edhe e dhimbshme dhe tragjike.Krenare: se diti ta ruaj identitetin reproduksionin biologjik dhe gjenin shqiptar gjatë okupimit mijavjecar dhe luftrave të pandërprera deri më sot.E dhimbshme: sepse ka qenë e diskriminuar nga prindërit duke ju dhënë përparësi djemve ...

Frank Shkreli: Përkatësia Perëndimore e shqiptarëve

I nderuar Profesor Buxhovi, të nderuar pjesëmarrës. Fillimisht dëshiroj të përshëndes Vatrën për organizimin e promovimit të këtyre veprave të historisë së Shqiptarëve, mu në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë kombëtare. Unë jam i kënaqur të marr pjesë në këtë promovim, jo vetëm për rëndësinë që ka vepra e historianit Jusuf Buxhovi për historiografinë ...

Hasan & Lajde Blakaj: Loja më figura historike

Ndoshta ky artikull nuk duhej ta kishte vendin sot këtu në prag të njëqindvjetorit të krijimit të këtij gjysmë shteti shqiptar por jam më se i bindur se shumë shqiptarë në të gjitha trevat ku flitet shqip ndajnë mendime të njëjta si unë. Është traditë që për të vdekurin të shkruhet mirë dhe se paku ti ikët asaj të shkruhet keq. Natyrshëm po i ngjanë edhe kjo e ...

Engjëll Berisha: Jozefina një zonjë e rëndë, dhe fjalimi i shekullit

Fjalimi i Jozefina Topallit, kryetare e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, në fjalimin e 100 vjetorit të Pavarësisë në Tiranë, nga shumë mendimtarë, nga unë personalisht, konsiderohet se është fjalimi i shekullit. Kjo zonjë e rëndë e kombit, sot në Parlamentin e Shqipërisë, ku ishin strukturat më të larta të shtetit të Kosovës, të maqedonisë, të ...

Gani Mehmetaj: Kombi “kosovar” sipas modelit të kombit jugosllav!

Pas vitit 1999 një grup mercenarësh filluan të bëjnë zhurmë të madhe për krijimin e kombit të ri, kombit “kosovar”. Model e kishin - kombin jugosllav. Propaganda integraliste e ish-Jugosllavisë arriti të sajojë surrogatin serb të“jugosllavistëve” nga martesat e përziera, nga joshja që u bënte jo serbëve për karrierë politike dhe nga presionet e tjera. Paralelisht  ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora