E enjte, 28.03.2024, 05:09 PM (GMT)

Speciale

Sabile Basha: Bardhosh Gërvalla – Betohemi mbi eshtrat e të vrarëve shqiptarë se Shqipërinë do e bëjmë, në kufijtë e saj Etnik

Më 17 janar 1982, gazeta “Rilindje”, pa pasur kurrfarë informatash se çka po përgatitej në prapaskenat e UDB-es, shqiptaret i informonte se çfarë kohe do të mbretërojë atë ditë në Kosovë. Ajo shkruante se “Pas mëngjesit të ftohtë e me mjegull, gjatë ditës në një pjesë të madhe të vendit do të marrë kohë mesatarisht e vranët dhe e thatë...

Sabile Basha: Jusuf Gërvalla - Përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën

Aneksimi i Kosovës nga Serbia (1945), do të shohim më vonë se, ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që u bëhej shqiptarëve në Jugosllavinë komuniste. Çështja e Kosovës nuk ishte krejt çështja shqiptare. Padrejtësinë që i bëhej popullit shqiptar në ish Jugosllavi e rëndonte edhe më tepër copëtimi i trevave në...

Lutfi Alia: Françeskanët në Arbëri në shekullin XIII

Françeskanët e nisën ungjillizimin e Albanisë, që në vitet e para të themelimit të urdhërit Françeskan, madje me vetë Françeskun, i cili gjatë kthimit nga Siria, në vitin 1220 u ndal në Kuvendin e Shen Maria në Lezhë, ku vuri themelet e urdhërit të pagëzuar me emrin e tij. Gjatë vizitës në Lezhë ...

Sabile Basha: Kadri Zeka - Të luftojmë për Liri dhe Bashkim Kombëtar

Në kohën kur në botë po ndodhnin ndryshime të mëdha, dhe Stalini me gjithë diktaturën e tij iku nga kjo botë, më 25 prill 1953, në fshatin Poliçkë- Malësia e Dardanës (Kamenicë) lindi Kadri Zeka, nga babai Pajazit-Zita dhe nëna Hana Zeka e lindur Berisha, i cili në të ardhmen për...

Sabile Basha: Rexhep Mala – Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë, e ju serbët jeni kriminelë...

Rexhep (Mehmet) Mala u lind me 29 mars 1951, në fshatin  Hogosht të Dardanës, nga babai Mehmet dhe nëna Fahrije,  familje, kjo me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të gjatë atdhetare e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala i kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan...

Sabile Basha: Haxhi Jahja Daci – Vetëm me pushkë e dije formohet Shqipëria Etnike

Haxhi Jahja Efendi Daci, nuk është emër i panjohur për historiografinë shqiptare. Ai lindi dhe u rrit në një periudhë kur në tokat e Ballkanit kurdiseshin fatet e popujve. Po ashtu, në atë periudhë historike edhe shqiptarët ishin të angazhuar që të ndryshonin fatin e tyre. Dhe mu në këtë kohë, më 1905 u lind në Pejë ...

Sabile Basha: Adem Voca – Oso Kuka i Shalës së Bajgorës

Atdhetari Adem Voca, u lind më 1903, në fshatin Pasomë, komuna e Vushtrrisë. Ademi ishte djali i plakut të mençur, Beqir Voca dhe vëlla i Sherif Vocës. Sherif Voca ishte i njohur si deputet në Parlamentin Mbretëror në Beograd. Shquhet fjalimi i tij në këtë parlament kur u kishte ngritur...

Ndue Dedaj: Abati diplomat e gjeneral i Skënderbeut Pjetër Perlati

Është fundi i tetorit të vitit 1463. Martin Muzaka, edhe ndonjë milje nëpër det e do të ndalojë në bregun e këndejmë të Adriatikut, në limanin e Kepit të Rodonit. Do të qendrojë vetëm disa orë apo disa ditë (varet nga nënshkrimi i një letre të rëndësishme) dhe do të marrë prapë udhën e përtejdetit, për në bregun tjetër të Adriatikut...

Brunilda Ternova: 'Gruaja ilire'

Shoqëria ilire nuk ishte patriarkale, në të vërtetë gratë kishin të drejta të barabarta me burrat, ndryshe nga ato greko-romake. Nga dokumentet e ndryshme del qartë se statusi i gruas në Iliri ishte shumë i ndryshëm nga ai i grave greke e romake, që duhej t'i nënshtroheshin autoritetit të padiskutueshëm të burrit gjatë gjithë jetës së tyre...

Sabile Basha: Rexhep Gjeli – Çlirimi i Kosovës dhe Bashkimi me Shqipërinë

Trimi i madh, Rexhep Gjeli, u lindi në Likoshan të Drenicës, më 16 maj 1906. Rexhepi lindi në një familje të varfër fshatare, por atdhedashuria ishte mbi të gjitha. U edukua bashkë me brezin e vet në oda që ishin universitetet më të mira të kohës. Në këto oda pati rastin të takohej me burra të urtë e të mençëm, trima e atdhetar të pashoq...

Fotaq Andrea: Pena të arta franceze për shqiptarët (8)

Ishte pragu i Krishtlindjes, kësaj feste të madhe të Krishtërimit. Skënderbeu donte që ajo ditë të përjetësonte kujtimin e kthimit të tij nga mërgimi, si dhe ditën e pavarësisë kombëtare të rifituar. Hamzai,  rritur nga mjeshtrit myslimanë, nuk ishte pagëzuar ; dhe vetë Kastrioti, prej një kohe të gjatë kishte ndjekur ritet e...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora