Më 15 mars 2012 u mbushën 95 vjet që u lind Abdullah Krashnica-Presheva, një patriot dhe atdhetar i devotshëm i popullit shqiptar, i njohur jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe më gjërë, në Anamoravën e Gjilanit dhe në Luginën e Vardarit(Kumanovë e Shkup). Vdiq në spitalin e Shkupit, më 1945, i helmuar nga armiqët e popullit shqiptar dhe nga dora e zezë tradhëtare.Vdiq në moshën 28 vjeçare, atëherë kur më së shumti i duhej familjes së tij, por edhe popullit shqiptar të Luginës së Preshevës...