E diele, 07.03.2021, 09:21 AM (GMT)

Fritz Radovani: A ''gaboi'' imzot Luigj Bumçi, në vitin 1920!?

Kisha me thanë se jo vetem “gaboi” Ai vetë, po bani me “gabue” edhe Papen…Edhe pse pjesa ma e madhe e Shqiptarëve, bashkë me Trojet e veta, kishte mbetë jashtë asaj copë tokë që në vitin 1912 i kishin vue emnin “Shqipni”, prapseprap nuk munguen të gjitha perpjekjet e Atdhetarëve tanë per me mujtë me i bashkue edhe ata Troje, që mund të bashkonin, e që fqinjët ...

Radovani: Eklipsi ma i madh mbas Krishtit

2012… “HANA DO ME ZANË DIELLIN PERGJITHMONË”…2009…Dielli u zhduk për disa minuta në Azi Juglindore.Hana u vendos mes Tokës dhe Diellit, dhe eklipsoi yllin për 6’ e 39”.Koha e zgjatjes eklipsit varet nga distanca e Hanës me Token…Në vitin 1991, në Meksikë ka zgjatë 6’ e 53”, ndërsa në 1973, në Afriken Qendrore ...

Fritz Radovani: Me surrat nga Europa

Shqipnia vazhdon “një hap para e dy hapa mbrapa...”ashtu si “kjoftë per atëherë”!Ky asht parimi “leninist” i anadollakëve tanë! Që nga viti 1922 Shqiptarët filluen me u infektue nga parimet leniniste të Rusisë bolshevike. Nder të parët Shqiptarë që kerkon me ua ba të dijtun Popullit të vet se çka asht komunizmi bolshevik ...

Fritz Radovani: Deri kur ''hambaj bronxi''!?

U asht mbushë mendja top qeveritarëve tanë se Marksi kishte të drejtë kur i mendonte banorët e Arnautistanit të gjithë hambaj! Jo brè kështu, na me të vertetë që hambajt i kemi qeveritarë, po kemi edhe intelektualë, që ishin hambaj e sot janë “prof. dr. e akademikë”…E kemi edhe prof. dr. që per pikpamjet e Tyne Europjano Perëndimore, per hir të Marksit, i kemi ba jo vetem hambaj, por edhe ua kemi nxi jeten edhe ...

Fritz Radovani: Loro Boriçi - bir i denjë i Shkodrës deri në vdekje

Loro Boriçi, ka lé në qytetin e Shkodres me 22 Gusht 1922, në qytetin ku ka lé edhe futbolli shqiptar (1905), e asht edhe fidan i atij oazi të quejtun Gjimnazi i Jezuitëve të Shkodres, ku kanë mësue dhe janë formue breza të tanë qytetarësh intelektualë dhe dijetarë të Shqipnisë.Në një oborr të vogel shkolle ku mori arsimin e mesem dhe kulturen qytetare shkodrane, dijti me nderthurë mësimin, formimin qytetar me até fizik, per me mbetë Yll i pavdekshem jo vetem per Shkodren e mbarë Shqipninë, por edhe në plejaden e vet të lojtarëve të Europës...

Fritz Radovani: Dy shpella të thella ...

Ndër dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri të dhunuem për shekuj me rradhë, pikërisht aty, në ato dy vatra shkëndijash me të cilat nuk mujtën me u hangër as sytë e Shqipës, nën cohën e ashpër e të murrme të zhgunit të Shën Françeskut, pushoi së rrahuni Zemra e Madhe e Fratit të ...

Fritz Radovani: Gjyqi i ''Hakës''... vazhdon ...

Në mes të dy pjatave të peshores së drejtësisë së njohun Europjane, asaj t’ Athinës dhe Romës së vjeter, asht gjylpana që tregon masen e saj, ose ma mirë me thanë në gjuhë juridike nga cila anë peshon ma randë padrejtësia, e kjo quhet “Tirani” me qender në një nga Shtetet ma të vjetra edhe ky si dy të parat…në Iliri, apo Arnautistan.Që në vitet e para të formimit të Shtetit Shqiptar, mjaft nga familjet e ...

Fritz Radovani: Dy fjalë pleqësh nga Hafiz Dalliu

Sa këshilla të kandëshme na kanë lanë stergjyshat tanë. Sa fjalë të bukra kemi t’atyne pleqve dashamirë, zemërbardhë e shpirtkulluem plot burrni e kuptim. Ato fjalë të mëdha, ata këshilla t’ambla asht një mëkat i madh me i lanë mbasdore, lypset pra kurdoherë me i shkrue, tue iu dhanë shpjegimet e duhuna me shembulla që t’ iu merrët vesht kuptimi i naltë i tyne, që mos të harrohën e të këshillohemi me ata, e, kështu, të përmirësohet morali i ...

Fritz Radovani: ''Arratisja'' e mbetun ''Tentativë''

Jam shumë i sigurtë se mbas pak vitesh ngjarjet që kemi jetue para 45 vjetësh në periudhen e “Revolucionit ideologjik dhe kultural” të vitit 1967, jo vetem nuk ka me i besue njeri dhe as me i kujtue si ditët ma të zezat apo të mnershmet në jeten e atyne njerzëve që kanë pasë rrezikun me u perfshi në Gjenocidin e PPSh, kunder popullsisë katolike, por dhe kanë me u quejtë fantazi “artistike” e atyne që kanë shkrue ose tregojnë çka kanë kalue ata ...

Fritz Radovani: Piktori i madh shkodran, Prof. Simon Rrota

Prof. Simon Rrota asht një nder figurat ma të spikatuna të artit në qytetin e Rozafës.Ka lé në Shkoder me 23 Tetor 1887 dhe asht shkollue nder Françeskanë, ku edhe asht zbulue talenti i Tij në artin e piktures, e që ma vonë me veprat e Tij mbeti i pavdekshem. Njohja me piktorin Kol Idromeno i jep shtysen me...

Fritz Radovani: Ah... tё lumёt ''ata!...

Gjithkund dëgjohet kjo thanje! Edhe Presidenti Obama, thotë “të lumët Ata!”...që jo shumë vite perpara gjyshja e Tij në Kenja dilte n’ oborr e priste kur pula po banë vezen se donte me e fergue për drekë...Se çka dreqi asht nuk mërrij me e kuptue! Të gjithë janë të paknaqun, përveç Klerikëve që këte shprehje e perdorin për Ata... që kanë meritue me shkue në Parriz...

Fritz Radovani: Osmanllijtë e zanë lepurin me qerr...

Sikur këte thanje mos t’a kishin shkrue Ata të dishmit, as nuk do ta dinte kush, mbasi edhe mund t’ ishte shkrue nga “historianët” turq, po ku do të kishim na mundësi me e gjetë të shkrueme ndër librat e tyne me shkronja arabe…tash ndoshta do të vinte me të gjithë ata libra që po shpërndahen nëpër shqiptarë, që janë të dashunuem me kulturen e tyne. Mirpo, për fat Kleri Katolik, si i dijshem, i ka ruejtë ndër librat e vet kur shkruente thanjet ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora