E diele, 15.12.2019, 03:39 PM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Genta Ismajli: 6 vitet e dashurisë time me Milotin

E marte, 11.09.2007, 09:04 PM


Genta
Çdo paraqitje e saj, tërheq vëmendje. Çdo projekt i hedhur në treg, korr sukses. Por Genta Ismajli është shumë e kujdesshme, si me paraqitjet e saj ashtu edhe me ato që i ofron tregut. Fare rrallë shihet të dalë në lokalet e qytetit apo për shopping, qoftë vetëm, me të dashurin apo me shoqëri. Ndërsa kujdeset që edhe me këngët apo klipet të mos bëhet e tepërt. Sipas fjalëve të miqve të saj, Genta të shumtën e kohës e kalon me të dashurin Milot Binakun, i cili po ashtu merret me muzikë, është klarinetist në grupin “Prishtina”, ndërsa prej disa kohësh edhe menaxher i Gentës. Këngëtarja e famshme përcillet nga i dashuri në çdo hap, dhe pothuajse 24 orë janë bashkë, duke marrë parasysh edhe faktin se familja e Gentës jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Telefonatave të gazetarëve u përgjigjet Miloti, edhe pse është mjaft e vështirë të kontaktohet.  Me një fjalë për të arritur te Genta gjithsesi duhet kaluar në “kontrollin” e Milotit. Edhe pse jetojnë prej një kohe të gjatë së bashku, ata nuk kanë ndërmend të martohen shpejt, pasi siç ka deklaruar vet Genta në një rast, kanë shumë punë para vetes, dhe nuk kanë menduar ende për një gjë të tillë. Koncertet e shumta që Genta ka pasur në këtë verë kanë bërë që ajo të fokusohet shumë me tepër në anën komerçiale, sesa të mendojë për ndonjë album të ri. Haradinaj, i cili akuzohet nga Tribunali i Hagës. Në projektin e fundit ajo është paraqitur me një look krejt tjetër. Megjithëse ngjyra e hapur e flokëve, i shkon mjaft, duket se Genta atë nuk do ta mbajë edhe për shumë kohë. Kjo për shkakun se familja dhe miqtë, nuk ia kanë pëlqyer tendencën për të qenë bionde. Si do që të jetë, Genta nuk kënaqet me suksesin e arritur si top këngëtarja në trojet shqiptare. Ajo shikon më larg. Flitet se së shpejti në treg do të hidhet një klip i ri i Gentes, me një këngë në gjuhën angleze i cili synon MTV-në. E sa për të kënduar në anglishte, Genta nuk e ka problem, sepse ka jetuar një kohë të gjatë në SHBA, atje ku edhe takoi Milotin për herë të parë. 
 
Energjike, joshëse dhe gjithmonë e më shumë kërkuese ndaj vetes. E kthyer tashmë në një tjetër look, Genta Ismajli po ngjit gjithmonë e më shumë majat e suksesit në botën e muzikës. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, bukuroshja kosovare tregon për dashurinë e saj 6 vjeçare me Milotin, njohjen, bashkëjetesën, planet për të ardhmen në lidhjen e tyre dhe projektet në profesion. Dashuria dhe malli për familjarët që pjesën më të madhe të kohës i ka larg vetes. Cilat janë sekretet dhe pasionet e Gentës? E ndjekim në vijim…
 

Keni realizuar së fundmi këngën tuaj më të re në bashkëpunim me Getoarin. Kënga është pritur mjaft mirë dhe ka patur sukses edhe në Shqipëri. Si lindi idea për të?
 

 Më vjen mirë që është pritur e tillë edhe në Shqipëri. Njëkohësisht edhe në Kosovë ka bërë një jehonë të madhe. Ky bashkëpunim është në kuadër të fushatës elektorale të Ramush Haradinajt e quajtur “Me Ramushin” ku të përzgjedhur kemi qenë unë dhe Geti. Kemi patur nderin që kemi realizuar një këngë sëbashku me klipin e saj për heroin tonë Ramush Haradinaj. Bashkëpunimi ka qenë mjaft i mirë. Ne jemi mjaft të kënaqur si për këngën ashtu edhe për videoklipin.
 

Genta dhe Miloti
Duke kaluar tek tipi i Gentës. Shfaqesh herë sportive dhe herë klasike. Ku ndihesh më mirë?
 
Gjatë së përditshmes jam natyrë sportive por mund të them se edhe veshjet klasike më përshtaten shumë, madje them se tek këto të fundit ndihem edhe më mirë.
 

Tashmë keni ndërruar look duke u kthyer në bjonde. Do të qëndroni për shumë kohë kështu?
 
Në fakt, kam dashur të bëj një ndërrim të look-ut. Artistet gjithmonë e bëjnë këtë. Nuk mendoj se do të qëndroj për shumë kohë kështu sepse ngjyra ime natyrale më pëlqen më shumë. Ndihem më mirë me ngjyrën kafe.
 

Veçse një këngëtare e mirë, ju jeni edhe një kërcimtare e zonja. Bëhet fjalë për një talent?
 
Po, këtë fenomen e konsideroj si një talent që më ka falur zoti. Që e vogël kam pëlëyer ta bëj një gjë të tillë dhe mund të them se nuk jam ndalur asnjëherë së vallëzuari.
 

Me çfarë po merret Genta këto kohë?
 
Sapo kam përfunduar një turne të gjatë koncertesh në të gjithë Kosovën. Mendoj se do të shkoj për disa ditë me pushime dhe pasi të kthehem dua t’i kushtoj vëmendje dhe të merrem me klipin tim më të ri. Puna për të ka filluar por kur të kthehem do ta përfundoj. Këto janë planet më afatshkurtra ndërsa për më vonë, le të mbeten surpriza për t’u zbuluar.
 

Si e organizon një ditë tënden?
 
Ditët e mia nuk janë të ngjashme asnjëra me tjetrën duke patur parasysh se jam e angazhuar me shumë punë. Puna më merr pjesën më të madhe të kohës madje edhe deri orët e vona të natës. Por përsëri e gjej pak kohë të dal dhe të pij kafe me shoqërinë time, miqtë që më presin, apo të shëtis në ndonjë vend të bukur.
 

Prej disa kohësh ju bashkëjetoni me Milotin që njëkohësisht është dhe menaxheri juaj. Diçka rreth kësaj lidhje?
 
Po është e vërtetë. Përveçse është i dashuri im, ai është njëkohësisht edhe menaxheri im, duke parë, vëzhguar dhe menaxhuar gjithë punët e mia, në biznesin në të cilin ndodhem. Përsa i përket lidhjes sonë sentimentale, ajo është e përkryer. kalojmë për mrekulli, jemi shumë të dashuruar.
 

Si jeni njohur?
 
Kemi 6 vjet që jemi bashkë, dhe disa kohë më vonë vendosëm të bashkëjetonim. Me njëri-tjetrin jemi njohur përmes shoqërisë. U lidhëm. Tani jetojmë bashkë dhe jemi shumë mirë me njëri tjetrin.
 

Keni vendosur ta çoni edhe më tej lidhjen tuaj, ndonjë fejesë apo martesë në plan?
 
Patjetër që do të vijë koha që të ndërmarrim edhe hapa të tillë. Por, për momentin mendojmë dhe kemi gjykuar të qëndrojmë kështu siç jemi. Duam që momentalisht ta shijojmë më shumë jetën rinore.
 

Çfarë të pëlqen më shumë tek Miloti?
 
Më pëlqen Miloti në tërësi. Për të gjithë atë çka është.
 

Diçka rreth familjes tuaj, si është e përbërë ajo?
 
Familja ime e ngushtë përbëhet nga 5 anëtarë, prindërit e mi dhe dy motrat e mia Anda dhe Mani të cilat janë në moshë më të re se unë. Ata jetojnë në amerikë ndërsa unë jam në Kosovë. Ata i vizitoj shpesh gjatë pushimeve të dimrit. Ata vijnë dhe qëndrojnë me mua gjatë pushimeve të verës, është vëndi që ata zgjedhin për të pushuar, pra vendi i tyre. Më merr malli shumë për ta dhe e ndjej mungesën, por gjithsesi takohemi shpesh.
 

Cili është personi që ju qëndron më afër duke qenë se prindërit I ke larg?
 
Është tezja ime e cila më ndihmon shumë rreth punëve profesionale, të karrierës dhe të koncerteve të mija. Kujdeset për gjithçka. Më qëndron shumë pranë dhe e falenderoj së tepërmi.
 

Kthehemi sërish tek pamja Gentës. Veshjet e tua spikasin dhe godasin gjithmonë. Kujdeseni vetë për to apo dikush tjetër?
 Në pjesën më të madhe të rasteve kujdesem vetë, i zgjedh dhe i përshtas për çdo eveniment, ose thjesht prezantim në skenë apo koncerte. Ndërsa kur bëhet fjalë për edhe më shumë, ndoshta edhe për look-un tim në videoklipe ju them se më ndihmon shumë nëna dhe tezja ime.
 

Parfumi i preferuar i Gentës?
 
Më pëlqen shumë dhe përdor “Poison”.
 

Ushqimi që përdor më shpesh?
 
Pastat.
 

Me cilin këngëtar apo këngëtare do të donit të kishit një tjetër bashkëpunim?
 
Nuk e kam menduar ende këtë gjë. Ndoshta do të ndodhë më vonë, nuk mund ta them ende. Gjithsesi do të ishte një surprizë për adhuruesit e këngës time.
 

Thatë se do të shkoni me pushime. Cilin vend keni zgjedhur si të preferuar?
 
Tani në Shtator do të shkoj me pushime në disa vende aziatike siç është Singapori dhe ditët e pushimit do t’i kaloj kryesisht në ishullin e mrekullueshëm Bali, sëbashku me Milotin.
 Mendoj se kjo gje ende nuk eshte per tu publikuar deshiroj te jee surprize deri ne momentin e rensishem per mua.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT