E enjte, 25.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Mero Zgjyra

E premte, 21.08.2009, 06:28 PM


MERO ZGJYRA

Nga Edison Ypi

Si mero zgjyra s'ka pare bota!

Qe mero zgjyra kete here kishte thyer nje rekord, kete e nuhata dje ne mengjes nga titujt e TemA-s ne televizor.

Rreth ores 11 vajta te marr nje TemA. Pasi e mora, i bera gazetashiteses pyetjen qe tashme me eshte bere zakon; Aman o shitese, a s'me thua, i sati jam qe po marr nje TemA? Kete here, shitesja hokatare, e cila, meqenese nuk e merr por ia sjellin, ate gazete e ka vetem barre, nuk me tha "je i pari", por u pergjigj ne menyre te terthorte; Pac doren e mbare! Aaaaaaaa, te lumte shitese, e paske kuptuar cfare eshte nje gazete plot shpifje qe mbahet peng nga nje horr!

E mora mender gazeten e mero zgjyres. Por kete here, nuk u ula ne kafene, u ktheva ne shtepi. Aty, vertet me mundim, por nisa ta lexoj. Kete here e mora mbare. Lexova nje per nje, te gjitha ato qe s'eshte aspak e veshtire te kuptohet se mero zgjyra i zhgarravit, ose vet', ose nen hyqmin e vet'.

Mero zgjyra, ky terrorist mediatik i dores se pare, ky gjobvenes i neveritshem i pa krahasueshem me asnje, ky tenderlepires i pa cipe, ky genjeshtar dhe shpifes i pa fre' qe po ta kesh mik te prish pune dhe po ta kesh armik te ha mune, shkurt ky hajdut i ndyre, qe ndonjehere ne te rralle edhe livadhis neper skizofrenira te tjera, kete here kishte thyer nje rekord te pa arritshem ne gazetarine e piset, jo vetem te Shqiperise, por te Botes! Te pese ose gjashte mije fjalet e zhgarravitura te numrit te djeshem, me variacione te paperfillshme, ia dedikonte te tera Kryeministrit dhe familjes se tij.

Ky keqperdorim kriminal i pa pare dhe i pa degjuar kurre qe mero zgjyra i ben konfidencialitetit qe nje here e nje kohe ka pasur me Berishen, te le pa mend. Nje shperdorim i afrise se dikurshme i ketyre permasave dhe i kesaj cilesie, eshte absolutisht i pashembullt, dhe nuk gjendet kurrkund. As ne letersine e madhe, ate te mjeshtrave te medhenj, ne pjeset ku pershkruhen gjenialisht djajte e besprerjes. As ne episode te ndryshme te zhanreve te tjera, apo edhe te deshmive historike. Madje as ne letersine e horrorit. Ka nje thenie te famshme te Shekspirit nga "Rikardi i III"; "S'ka bishe sado te eger pa pak ndjenje". Mero zgjyra kalon cdo perfytyrim mbi mungesen e ndjeshmerise. Edhe perfytyrimin shekspirian! Mero zgjyra eshte nje bishe qe s'ka asnje fije ndjeshmerie, jo ndaj ndonje miku, por as ndaj ndonje njeriu ne pergjithesi, madje mero zgjyra nuk ka ndjeshmeri fare ndaj asgjeje. Mero zgjyra nuk ka asnje ndjeshmeri ndaj familjes se tjetrit, bijve te tij, kufirit te zemerimit, mases se harreses, dhe asgjeje tjeter te tille.

Tek lexonja zhgarravimat e mero zgjyres, ne nje moment m'u gerrdit aq teper sa leximin e lashe per nje cast, dhe nisa te merrem me dicka tjeter. Mirepo, tek vertitesha neper shtepi, me kapi nje bezdi qe s'po e kuptoja nga me vinte. Ne nje moment s'di pse mbylla syte per nje cast. Natyrisht qe me sy mbyllur bota duket e erret. Tamam mes asaj erresire m'u faneps e gjalle ne tere hollesite e veta pjella e ferrit mero zgjyra. Me rafte pika si s'me kishte vajtur mendja me perpara. Se mero zgjyra vetem me sy mbyllur mund te shihet ne detaje. Eshte me se e kuptueshme kjo, perderisa mero zgjyra as mund te matet as mund te krahasohet me asgje pervecse me erresiren. Tani e tutje ashtu do bej gjithmone, dhe te tjereve ate do tu rekomandoj, qe mero zgjyren me sy mbyllur ta shohin. Dhe ja ku po i siguroj se ai eksperiment patjeter do kete sukses.

Nga ta zesh e ku ta leshosh mero zgjyren?!

Megjithate ja nje shembull;

Meraku me i madh i mero zgjyres ne kete numer te TemA-s kete here kishte qene zgjedhja e Keltis Krujes Prefekt i Tiranes.

O mero zgjyra, pse genjen o spirre, pse shpif o felliqesire? Ku i gjen gjith'ato nderlikime o i pa fytyre? Une nuk kam ndermend te merrem me te gjitha skizofrenite e tua prej te cilave me vjen ndot o krimb i peshtire. Por nuk mund te mos them se Sekretari i Pergjithshem i Forumit Rinor Demokratik Keltis Kruja, ky djalosh qe Partise Demokratike i ka qendruar gjithmone besnik, nuk eshte as i shkurter as imcak, nuk ka, nuk ka pasur, dhe me siguri nuk do kete kurre asnje njolle nga ato qe shpik koka jote e nxehur nga zilia jote e pa permbajtur. Ka mik Shkelzen Berishen? Jane lindur ne nje lagje? Kane bere shkollen bashke? Dhe kane vazhduar te jene miq? Po pastaj o i cmendur?! S'ke miq ti dhe s'duhet te kene miq as Shkelzen Berisha dhe as Keltis Kruja?! Po pse i vjell ti tere ato atehere? Ta them une pse. Sepse Keltis Kruja eshte qytetar denbabaden, ndersa ti je fshatar i pagdhendur qe nuk qyteterohesh kurre sepse i tille je ne gen. Sepse Keltis Kruja u be Prefekt i Tiranes, ndersa ti mbete dhe do mbetesh asgje prej gjeje, nje vegel e harruar. Sepse Keltis Kruja si qytetar normal po ben karriere, ndersa ti si skizofren i sternjohur karriere s'ke per te pasur kurre. Sepse Keltis Kruja ka familje me tradite patriotike, ndersa xhinsi yt, vec namit tend te zi, s'ka asnje nam tjeter. E di ti o mero zgjyra se gjyshi i Keltis Krujes ka dhene kontribut patriotik, dhe per kete nje rruge ne Tirane mban emrin e tij, Adem Seit Kruja? Natyrisht qe nuk e di. Sepse ti o mero zgjyra, as kohe ke te dish nga keto, as mendja te vete per te tilla. Sepse te vetmet libra dhe enciklopedi prej nga ti o mero zgjyra nxjerr te dhenat per zhgarravimat e tua me ato 357 fjalet e vetme shqipe qe di, jane gjerat qe mban mend dhe i deformon, dhe shenimet qe ke marre fshehtas dhe i ndryshon, te gjitha kur ke qene afer Berishes. Pra ti o mero zgjyra ben krimin me te perbindshem qe eshte i pa perfytyrueshem per nje njeri normal. Dhe pikerisht per kete, pra per shperdorimin e llahtarshem qe i ben afersise me nje ish - mik, ke thyer nje rekord te zi. Natyrisht qe ti do vazhdosh ta shfrytezosh ate afersi, sepse beseprerja eshte i vetmi zanat qe nje zgjyre si ty di. Por mos harro o ndyresire edhe kete; se ish - mikut Berisha po i shfrytezon ne menyren me perverse, jo vetem afersine qe s'ta dha por ia zhvate, por je duke e goditur edhe me koburen qe ai vet ta la ne dore - gazeten!

Kujtove dhe shpresove se i harrova mallkimet per ty o mero zgjyra? Gabohesh. Nuk do te t'i ndaj kurre ato mallkime, kurren e kurres. Edhe kur nuk do jemi gjalle, as une as ti, mallkimet e mia mbi kurriz do t'i vuash. Dhe ja ku i ke;

O mero zgjyra, o shpirtqen, o zemerkatran, o i pabese, o i pafe', o te zente Lebra, te mbyllshin ne baraken e nje karantine ku supen do ta japin nga nje brime e vogel me garuzhde me bisht 1 meter te gjate dhe aty mbetsh deri sa te ngordhesh. O te zente gjumi diku dhe ardhshin ca minj te uritur ta befshin mishin gropa - gropa. O tu mbarofte nafta dhe bateria e celularit naten ne Qafe te Kicokut dhe u nisc me kembe ne Kelcyre, deri ne Ballaban te shqefshin ujqerit, dhe provo te shpetosh duke i genjyer edhe ujqerit si njerezit, thuaju ujqerve, nuk jam mero, zgjyra jam tjeter. O tu befte pragu i shtepise humnere ku renc e mos dalc kurre. O ta grryfte mushkerine pak nga pak nje semundje e pasherueshme.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora