Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Akte barbare antikristiane në Kosovë: Shkrumbohet shtëpia e familjes Mehaj nga Prigoda e Istogut

| E enjte, 20.08.2009, 08:59 PM |


KOMUNIKATË PËR SHTYP
 
Oslo, 20.08.2009  ora 03:10

Sot në orën 03:10 me datën 20.08.2009,  morëm lajmin e hidhur për djegjen e shtëpisë tonë në fshatin Prigodë të komunës së Burimit/Istogut. Kjo nuk është befasi
pasi që e kemi parandje se do të ndodhë, posaqërisht pas kërcënimeve të shumta anonime të cilat janë dërguar nga grupet ekstreme islamike pasi që u pagëzuam në kishën e Zllakuqanit më datën 3 korrik 2008 nga Don Pren Kola.
Pagëzimi i 21 anëtarve me 3 gusht 2008 është bërë në bazë vullnetare dhe në bazë të botkuptimit tonë që kemi.

Ne nuk kemi patur asnjë interes vetjak as politik. Interesi ynë i vetëm ka qenë që t’a rimarrim fenë e të parëve tanë dhe kemi menduar e besojmë se pagëzimi në katolicizëm është i afërt me ndjenjat tona shpirtërore.

Reagimin dua ta përfundoj me një deklarim të qartë, mu ashtu siç e thashë në Kishën Gjon Pagëzuesi në Zallkuqan. "Ne kemi menduar gjatë dhe kemi vendosur për të u pagëzuar në vendin tonë dhe kishën tonë ku flitet në gjuhën shqipe". Pa kthim prapa nuk do të ketë përkundër kërcënimeve dhe kalljeve të shtëpive tona nga satelitët shqiptaro – arab që operojnë nën maska të zeza. Ne veprojmë pa maska dhe publikisht.

Për pagëzimin tonë ne ndihemi të lumtur, aq sa jemi të habitur që njëfarë nëntoke muslimane-“shqiptare” është mobilizuar egërsisht ndaj nesh sic ka paralajmëruar dhe tani edhe e realizuan kërcënimin.

Këto akte që kanë ngjyrë terroriste, antishqiptare janë të shëmtuara dhe nuk do të na gjunjëzojnë kurrë. Sepse këtë nuk ia arriti të na e bëjë Serbia dhe nuk do lejojmë as ekstremistët islamik. Por një gjë është e sigurtë, institucionet nuk i morën seriozisht këto kërcënime deri tani dhe shpresoj që tani e tutje do të zgjohen nga kllapia.

Kjo tregon shumë për lirinë dhe sigurinë e Kosovës dhe qytetarve të saj.
Këtë e kemi pritur dhe kjo tani ndodhi. Objektet mund ti kallin por jo zemrat dhe besimin tonë.
 
Enver Gjon Mehaj
Oslo, Norvegji
004740602509
 
 
Tani kësaj shkrese po ia bashkangjes disa prova të cilat ishin paraqitur edhe te institucionet përkatëse në Kosovë:
 
PERKITAZI ME KERCENIME PERMES POSTES ELEKTRONIKE DHE TELEFONAVE TE REGJISTRUAR NE SATELIT ARAB
DENONCIM NE POLICINE E KOSOVES ME POSTE ELEKTRONIKE
 
Kërcënimet elektronke drejtuar familjes tonë:
 
From:
   
mb.lindje mbron (mb.is.kosova@hotmail.com)

Sent:
    

Tuesday, September 16, 2008 9:10:30 PM

To:
    
mehaj@hotmail.com


Organizata mbrojtja e Islamit në Kosovë

Data: E martë, 16 shtator 2008

Para  pak kohësh kemi dëgjuar për konvertime të muslimaneve në  katolik, kjo na ka bërë që të mendojm rrethë kësaj qështje , Kosova dhe trojet shqiptare sic dihet dominohet nga konfesioni shumicë musliman mbi 90% , prandaj ne si besimtar musliman kemi  arritur te bëjëm disa projekte që ti dalim ne mbrojtje fesë  islame duke  parë gjerësisht se si mund të arrijme deri te pika që një ditë t'i themi stop këtij fenomeni . Konvertimi i disa familjeve si ajo e Mehaj dhe të tjerët. Ky projekt i yne do relizohet në një afat shumë të shkurtë duke aktivizuar forcat tona në të gjithë territorinë e Kosovës. Kështu që xhihadi do te jet prezent nese ndokush do ta sulmoj Islamin. Nëse vërtet ashtu mendon kisha katolike se do ti konvertoj shqiptarët musliman ne kristianizem. Atehere te pritet edhe nje luftë fetare mes katolikëve dhe muslimanëve, luftë me të cilën masakra e Sebrenicës do te harrohet! Rasti i Gjon Kekas apo Aliademit sic ishte më parë si duket kabërë që shumë musliman të kthehen katolik të pafe. Ku organizata Islamike xhihadi therret ka reguar në mënyrë të qartë. Ne jemi tepër të indinjuar me rastin e këtyre konvertimeve dhe vërtet lufta për ta mbrojtur deri në fund  fenë Islame do jetë e pashmangshme. Gjithashtu nxitja e Gjon Kekes apo Aliadem Kekes  se të gjithë shqiptarët duhet t'i kthehen rrënjëve të tyre do të paguhet me gjakun e tij, sepse edhe ne e mbështetim organizaten Islamike Xhihadi Therret dhe jemi me të. Askush nuk mund ta ndal këtë projekt dhe qëllim sepse ky do realizohet deri ne fund dhe Kosova nuk dojetë e qetë deri sa e tëra të pastrohet nga të pafetë sic janë kristianet.

 
Prishtinë .15.09.2008

Kërcënimet tjera janë
 

Satellitt-Emast 00 88213300300 data 13.10.2008 kl. ca kl 14  (femiun tim 7 vj. Ardita) mobil 47 40602669

Satellitt-Emast 00 88213300300 data 15.10.2008 kl. 11.43 (gruan time) mobil 47 40602670

Satellitt-Emast 00 88213300300 data 13.10.2008 kl 15.29 (mua personalisht disa here)  mobil  mos e publiko nr me te kuq 47 40602509
 
 
Rast i tjeter i dyshimt: Te premten, me 10.09.2008 nje grup personash shkojne  ne Banje te Pejes dhe pyesin se ku mund te gjejme Enver (Gjon) Mehaj nga Prigoda e Istogut.
 
 
Letra tjeter e Behar Beqirit me banim në Kosovë, në vijim
 
DEKLARATË PËR SHTYP

Shpifjet e Kishës Katolike per konvertimet e "dhunshme" në Islam, cënojnë tolerancën fetare dhe kërkojnë të shkatërrojnë kombin

       Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë i cili është një organizatë që përcjell gjendjen e kulturës dhe traditës së popullit kosovar dhe të zhvillimeve të tija historike, kohëve të fundit ndjehet shumë i shqetësuar kur sheh disa grupe fondamentalistësh të krishterë të cilët kanë nisur të propagandojnë idera të rrezikshme për bashkëjetesën fetare në Kosovë.

       Më saktë, thirrjet që po qarkullojnë nga disa fondamentalistë të krishterë të cilët kërkojnë kinse në kthimin e fesë së të parëve të "Krishterë" janë thirrje që cënojnë tolerancën fetare në atdheun tonë.

Hera e fundit kur një deklaratë e këtillë u lëshua, erdhi me rastin e renegadizmit fetar të një personi me emrin Bajram i cili pasi ka pranuar të braktisë fenë e gjyshërve të tij muslimanë, si pasojë e indoktrinimin katolik. Personi në fjalë Islamin e quajti si një fe që është dhënë në mënyrë të "dhunshme".

       FRM sheh me shqetësim që deklarata të këtilla që sulmojnë dhe shpifin kundër fesë islame në Kosovë dhe identitetit të muslimanëve kosovarë, kohët e fundit po përkrahen edhe nga Kisha Katolike. Në gazetën Koha Ditore të datës 28.07.2008 mësojmë që sharje dhe ofendime kundër Islamit janë lëshuar në prezencë të priftit Don Pren Kola i cili ka pagëzuar një kosovar musliman në katolik.

       FRM shpreh keqardhje që Kisha Katolike e cila në të kaluarën e afërt të Ballkanit, shpesh është përzierë në persekutimin e të krishterëve ortodoksë, hebrejve dhe muslimanëve, në ditët e sotme po luan të njëjtën lojë të ndyrë kundër Islamit, duke ndërsyer viktimat e propagandës së saj kundër islamizmit dhe popullit kosovar.

Për sa më lartë, ne i apelojmë qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë që të shoh me shumë vëmendje ofendimet dhe shantazhet që disa elementë të Kishës Katolike janë duke i bërë fesë Islame dhe bashkëjetesës ndërfetare në Kosovë dhe të jenë vigjëlentë për të ruajtur tolerancën fetare në Kosovë, të cilën Kisha Katolike është duke e minuar më keq sesa regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

 
Kryetari i  Forumit të të Rinjve Muslimanë në Kosovë

Behar Beqiri

Kryesia e FRM-së

Prishtinë

31.07.2008
----------------------------------------------
 
Në gazetën Express vitin e kaluar, Qemajl Morina prodekan në Prishtinë aktin tonë e quajti ”lojë e rrezikshme.”! Tani po besoj se Qemaj Morina po ditka se cfarë paska hyrë në Kosovën e pasluftës dhe se strukturat islamike përdorin metoda frikësimi, si djegje të shtëpive sikurse që mbahen mend në Lug të Baranit deri sa janë islamizuar familjet katolike.
 
Shtëpinë na e dogjen edhe forcat serbe sepse ishte strehimore e ushtarve të UCK dhe e ndërtuam. Edhe tani pas kërcënimeve e dogji "Xhihadi thërret" por do të ndërtojmë dhe assesi nuk do të thyhemi në besim as atdhedashuri.
 
Këtë shkresë e dërgon për publikun dhe institucionet kosovare/shqiptare
 
Enver Gjon Mehaj
Fshati Prigodë
Oslo
Norvegji
Mobili: +47 40602509