E shtune, 05.12.2020, 03:06 AM (GMT)

Aktualitet

Ferr-parajsa e “mishit të bardhë”

E enjte, 26.07.2007, 08:21 PM


Nga Dukagjin Hata

“Ushtria” gjigande e prostitutave

Sot, nga rreth 20 milion femra që ushtrojnë në botë prostitutën, rreth 60 për qind janë viktima të dhunës e mashtrimit, pre e tutorëve dhe kontigjentëve të tjerë të botës së krimit.

Që nga hotelet e sërës së lartë ku zhgërrihet në pasionin e vesit të ulët elita financiare dhe politike, deri tek bodrumet e nëndheshme të “vulgut”, “dashuria” dhe mizantropia këmbëjnë vendet, gjakimet e errëta here-herë shoqërohen me veprime kriminale që shprehin thelbin e prostitucionit në të gjitha kohërat.

Në epokën e globalitetit dhe integrimeve, bota ndihet më e ekspozuar se kurrë ndaj fenomeneve plagë, siç është prostitucioni, që po shtrihet në gjërësi dhe thellësi si një oktapod këcënues për lirinë dhe barazinë e femrës në shoqërinë botërore.

Por tabloja në shoqërinë shqiptare është unike, ku janë pikturuar të gjitha vijat dhe ngjyrat e trishta të një realiteti kërcitës.

Shoqëria shqiptare, në këto 16 vjet tranzicion, është përballur më shumë elementë të rrezikshëm, të cilat i kanë sjellë dëme jo vetëm asaj vetë, por edhe politikës dhe ekonomisë së saj në tërësi. Por trafikimi i “mishit të bardhë” dhe i “miellit të bardhë” kanë qenë dhe mbeten dy “oktopodë” gjigandë të botës së krimit, me një kosto tepër të rëndë morale e fianciare për vendin e shqipeve.

Organizatat e mëdha kriminale ose të ashtuquajturat ndryshe krimi i organizuar të cilat merren me kontrollin e prostitucionit dhe me trafikun e drogës, gjithmonë e më shumë konkurojnë çdo lloj biznesi shqiptar e ndërkombëtar. Jo vetëm kaq, por trafiku i prostitutave u ka krijuar trafikantëve shqiptarë mundësinë e dominimit edhe në tregun e drogës, duke bërë që mafia shqiptare të kontrollojë në shumë vende të Evropës tregun e zi të krimit të organizuar.

Në mjaft raste prostitucioni bashkëjeton me drogën, pra e shoqërojnë njëra-tjetrën tek i njëjti person ose grup personash, sidomos në bandat dhe grupet e tjera me rrezikshmëri sociale. Është një fakt historik i cili tregon lidhjen e ngushte të këtyre dy elementeve, në mjaft vende të Evropës Perëndimore, në fillimet e shekullit XX droga në përgjithsi, në veçanti kokaina, ishte e lidhur në mënyrë ekstreme me prostitucionin. Një shembull i thjeshte që mund të nxjerrë dukshëm lidhjen e ngushtë drogë-prostitucion është edhe stimulimi i njërit element me tjetrin. Konkretisht, një perdorues i drogës, për të siguruar paratë e nevojshme për drogën e përditshme ose do të hyjë në rrugën e krimit (vjedhje, grabitje, vrasje etj) ose do të bëhet edhe trafikant droge, apo do të bëjë tutorin ose prostitutën.

Ne kushtet e nje sistemi te shperqendruar apo kaotik ne te cilin gjendet shoqeria dhe shteti shqiptar, keto dy elemente gjithmone e me teper fuqizohen reciprokisht me ritme te shpejta.

Një atak i rëndë social

Harta e organizatave kriminale shqiptare që lidhen me rrjetet e prostituimit është shtrirë jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij. Stimuluesit kryesorë të kësaj përhapje të gjërë të ushtrueseve dhe menaxhuesve të prostitucionit, në një kohë kaq të shkurtër, kanë qenë dhe janë niveli i ulët kulturor, papunësia, pozita gjeografike tepër favorizuese, por dhe politika e shtetit dhe institucioneve të tij, që nuk ka arritur të ngrihet në nivelin e një vektori bllokues e parandalues të këtij fenomeni kaq negative e stresant për shqoërinë shqiptare.

Viktimizimi i brezit të ri është një atak i rëndë social, një premisë e tipit krim e ndëshkim, që mban pezull një psikolgji të tërë sjellje dhe veprimi. Ky viktimizim është i lidhur me situatat shoqërore që përjetojnë të rinjtë, me kontradiktën midis interesave shoqërore dhe kulturore të tyre, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, me mungesën e mundësive e mjeteve të institucioneve dhe strukturave të shoqërisë shqiptare për plotësimin e tyre.

Qindra e ndoshta me mijëra vajza të reja po kalojnë në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare të Shqiërisë Lindore nën Maqedoni kalvarin e prostitucionit të detyruar, pengje të “bosëve” killerë që vrasin pa ngurrim, kur iu kërcënohen fitimet e tyre. Mosha mesatare e tyre, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), është 23 vjeç, ndërsa rrugëtimi i pjesës dërmuese të tyre është i ngjashëm me të gjitha rrugëtimet e shoqeve të tyre nëpër botë, vetëm se në Ballkan duket se shkalla e “egërsisë” së tutorëve është më e madhe. Policia shqiptare ka zbuluar disa baza prostitucioni, ku lokale, hotele e motele në disa treva të vendit shërbenin si mbulojë për ushtrimin e zanatit më të vjetër në botë. Policia e Kosovës, që drejtohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ka zbuluar disa shtëpi publike nëpër qendra të ndryshme të Kosovës. Janë arrestuar, vetëm gjatë dy-tre muajve të fundit, disa dhjetëra persona, ndërsa mbi 100 femra janë riatdhesuar me ndihmën e IOM-it. Pjesa më e madhe e të trafikuarave në Shqipëri e Kosovë vjen nga vendet e varfëra të ish bllokut socialist, ndërsa rrëfimet janë të ngjashme. Shumë prej vajzave të gënjyera iu është premtuar punë, biznese e fitime përrallore, por ata janë ballafqauar me një shfrytëzim shtazarak nga ana e mashtruesve të rafinuar në botën e krimit. Akoma më i trishtë është trafikimi i femrave shqiptare nga bashkëkombasit e tyre drejt Perëndimit. Shpesh historitë përfundojnë me akte vrasjesh makabre dhe të trafikuarat përfundojnë në “dosjet e të zhdukurave”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora