Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Helena Bonham Karter

| E enjte, 20.08.2009, 06:30 PM |


HELENA BONHAM KARTER

/Mbretëresha e dramës në filmin ”Krahët e pëllumbit”/

Nga Halit Bogaj

Para afro njëzet vitesh kur e kishte luajtur rolin në filmin e saj të parë, Helena Bonham Karter kishte fituar lavdata të shumta  nga shtypi britanik ,duke u bërë së shpejti edhe sinonim i femrës së kohës viktoriane .Mbase edhe ishte e lindur në një kohë të gabuar – me fytyrë të zbehur, me flokë të gjata dhe kuçarele dhe me sytë ngjyrë gështenje, duke përbushur edhe çdo kriter paraprak, por kur e takonin në rrugë, ishte e veshur me farmerka, në një xhemper të madh, thuajse ishte i  gjyshit të saj  dhe me flokët e çrregulluara, por përherë e buzëqeshur  dhe në dukje shumë e lumtur.”Njerëzit mendojnë se jam snobe dhe pritojnë të më flasin në rrugë ,mendojnë se jam e paprekur por mbesin të shokuar kur e kuptojnë se edhe unë jam shumë modeste, madje edhe një person i këndshëm”.Helena edhe vetë e pranon se akoma nuk ka arritur  që ta heqë titullin e mbretëreshës  së veshur me kostume nga ajo periudha e përmendur viktoriane dhe nga drama në të cilën e kishte shikuar njerëzimi.Rolet e saj në filmat”Dritarja me shikim nga prapa”dhe”Fundi i Hauardit”, bashkë edhe me disa filma të tjerë, e kishin dëshmuar mendimin e njerëzve për aktoren e famshme për të cilën e kemi fjalën dhe edhepse tmerrohej nga ideja, ajo e kishte pranuar edhe një rol të tillë të ngjashëm.Në filmin”Krahët e pëllumbit” ajo zbulon një fytyrë tjetër të heroinës  viktoriane, e cila është dinake, e vendosur dhe jashtëzakonisht e pasionuar.Filmi është i krijuar sipas rrëfimit  origjinal të Henri Xhejmsit, i vendosur në fillim të shekullit XX.Trashëgimtarja e pasur  Ket Kroi/Helen Bonham Karter/, dashurohet në  gazetarin e ri/të cilin e interpreton Linus Roaç/, duke i lënë prapa vetes të gjitha paragjykime e kaluara të shekullit 19, duke u kthyer në vitin 191o dhe duke qenë e gatshme të ballafaqohej me gjithçka, vetëm për të qenë me të dashurin e saj të zgjedhur.Diferencat klasore dhe varfëria e Mortonit – për Kejtin nuk paraqesin kurrfarë problemi, por familja e saj aristokrate kundërshton me forcë të madhe këtë lidhje.Në ndërkohë Kejt njohtohet me një shoqe amerikane /Elison Eliot/ dhe e kupton se ajo nuk do të jetojë edhe shumë kohë, prandaj në atë drejtim e gjen  edhe zgjidhjen e vetë, sëbashku me gazetarin  e saj të preferuar për jetën e mëtejme.Të gjithë së bashku shkojnë në Venedik, me ç` rast Morton i vardiset  Milit/amerikanja e sëmurë/, e cila  atij ia lë trashëgim tërë pasurinë pas vdekjes së saj.Ajo që është shumë interesante në këtë film, është fakti se Helena e tërheq të dashurin e vetë nëpër rrugët e errësuara, duke u hudhur  si e shfrenuar në përqafimin e tij të flaktë dhe shumkush mendonte se pas këtij filmi Helen Bonham Karter do të mbetej vetëm një bukuroshe gjakftohtë dhe e pa sherr.”Kur e kam lexuar skenarin – i thoja vetes – O  Zot do ta kemë shumë vështirë që të luaj edhe në një dramë të tillë si më parë, por kur regjisori më kishte thënë se vetëm duhesha ta provoja ngase ai nuk ishte një rol për mua, unë vendosa që ta pranoja dhe roli  bëhej gjithnjë e më terheqës, prandaj gjithsesi, duhesha ta pranoja”.Aktorja e popullarizuar përherë punonte jashtë shablloneve dhe regullave të ngurta të artit filmor.Njëra ndër përpjekjet që ta luhaste imixhin e saj nga drama e kostumuar ,ishte filmi i Vudi Alenit”Afrodita e fuqishme ”, në të cilin Helena interpreton gruanë e Vudi Alenit, e cila nuk ishte sa duhej besnike në martesë.Edhe kritika, shetitjen e saj të vogël në këtë film e kishte vlerësuar shumë lart dhe me shumë sukses.”Pas provës isha shumë e hidhëruar, duke menduar se e kisha prishur rastin e vetëm që të punoja me Vudi Alenin, por prapëseprapë pata fat dhe u thirra të luaja në atë film i cili për mua ishte një përvojë tjetër e madhe dhe sidomos, duke punuar me regjisorin e filmit”.Pluhuri i madh rreth kësaj aktoreje ishte ngritur kur ishte parë dorë për dore me Kenet Branahun dhe derisa Ema Tompson brenda natës bëhet viktimë e saj e cila ia kishte marrë   bashkëshoritin, me ç` rast Helena është konsideruar si fajtorja kryesore për ta prishur një jetë të lumtur martesore.Ajo  edhe sot jeton me Branahun dhe gojët janë mbyllur, për çka aktorja e shquar edhe nuk flet aq shumë, përveç kur thotë”se ajo dhe Kenet janë shumë të zënë me punë, por edhe”kujt dreqin i duhet jeta jonë private” shprehet ajo duke buzëqeshur.