Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


I mohohet shkolla, kerkon ndihme nga Berisha

| E hene, 17.08.2009, 05:59 PM |


Nga Koha Jone

SHKUP - Arjeta Alili nga Shkupi, nje nxenese e talentuar dhe e shkelqyer, me nje mori certifikatash e diplomash, ka mbi tete muaj qe lufton per te kerkuar te drejten e saj per burse shkollore te refuzuar nga Ministria e Arsimit e Maqedonise.

Sipas te perditshmes maqedonase "24 Ore", 15-vjecarja kete vit perfundoi shkollen e mesme, por ajo vazhdon kontestin me Ministrine e Arsimit, per te kerkuar te drejten e burses se shkollimit, qe i ishte refuzuar. Ajo dhe prinderit e saj theksojne se kane hequr dore nga institucionet arsimore maqedonase, duke kerkuar ndihme nga Tirana zyrtare. “Kerkojme ndihme nga Tirana zyrtare dhe kryeministri Sali Berisha. Nuk na ka mbetur rruge tjeter. Nuk e ndjejme veten si shtetas te ketij vendi ku jetojme si kafshe, pa asnje te drejte te vetme”, shprehet Arjeta dhe babai i saj Fatmir Alili, per te perditshmen "24 ore" ne Shkup.

“Ne konkursin per bursa te shpallur nga Ministria e Arsimit, - vijon ajo, - kam aplikuar para disa muajve, permes internetit. I plotesova te gjitha dokumentet, prandaj edhe mu pranuar aplikacioni. Mirepo kur doli rezultati u befasova, emri im nuk figuronte ne liste.

Vete zyrtare te ministrise me thane se eshte absurde dhe se mua me takon bursa. Por ndodhi e kunderta, edhe pas disa kerkesave dhe lutjeve me shkrim nuk mora pergjigjen e premtuar”, rrefen e Arjeta, e cila e jeton ne familjen e saj tete anetareshe ne kushte tejet te veshtira.

Perjetimi me i keq per 15-vjecaren, ka qene dita kur babai i saj arrestohet ne ambientet e Ministrise se Arsimit, me urdher te disa zyrtareve, vetem per shkak se, sic thote ajo, babai i saj kishte kercenuar se do te hyje ne greve urie ne hapesirat e kesaj ministrie per te kerkuar drejtesine.