E premte, 19.04.2024, 09:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"

E hene, 17.08.2009, 06:50 PM


Ka qene zhgenjyese dhe njekohesisht e turpshme, shfaqja qe mbremjen e se shtunes dhe oret e para te se dieles, eshte ofruar ne ambientet e nje kompleksi veror ne Durres dhe organizuar nga “Venue”. Ne nje kohe kur te gjithe kishin paguar dhe prisnin qe ne skene te ngjitej diva amerikane e muzikes, Pink, kane pare mbi banakun e improvizuar ne skene, nje bionde qesharake e prezantuar gjithashtu nga nje pseudokitarist. Si te mos mjaftonte erresira e pasmesnates per te fshehur identitetin e saj, vajza ka mbajtur gjate gjithe kohes nje kapele te zeze dhe syze te erreta. Por ne fakt te gjithe keta elemente nuk e kane ndihmuar te maskohej. E po keshtu nuk ka mundur ta ndihmoje edhe limuzina e baradhe, qe u perpoq te shiste se jashtmi imazhin e saj. Publikut i ka mjaftuar vetem nje levizje buzesh e madje disa te tjereve ca me pak, per te kuptuar, qe vajza bionde pavaresisht perpjekjeve ishte shume larg origjinalit Pink, nje kengetare ne fakt e spikatur pervec zerit edhe per stilin e saj te vecante. “Shikoni floket,” - therriste dikush, ndersa nje tjeter injoronte stilin e rendomte te vajzes, qe kerkoi paturpesisht te shitej si Pink. Te tjere, ndoshta fansa te rregullt te kengetares, dalluan qarte ndryshimin edhe ne linjat e trupit. Nderkohe nje djale adoleshent, jo me shume se 18 vjec therriste i habitur: “Ajo eshte nga Shkembi i Kavajes, e kam komshije. Edhe nga syzet e njoh...” dhe perpiqej qe kete lajm ta shperndante tek te gjithe te panjohurit, qe kishte perreth. Po c’rendesi kishte se cila ishte ajo vajze, qe ne fund te fundit per ca para kishte pranuar nje rol, qe nuk ishte i saji. Rendesi kishte, qe aty nuk ishte Pink e ca me pak live. Atehere fershellimat dhe britmat injoruese do te pasonin njera-tjetren, ndersa njerezit nisen te largohen nga lokali, ende pa perfunduar kenga e pare. Por duket se “imazhi shqiptar i Pink” nuk ka dashur ta kuptoje kete situate. Ajo ka vazhduar te kendoje (kenget e Pink ne playback) e me keq akoma, ka guxuar te “dhuroje” nje pershendetje ne gjuhen angleze, qe duket se ka lene shume te kuptoje edhe per ata me pak “te zgjuarit”. Te pakten kush e kishte degjuar nje here Pink te kendonte e kishte te qarte. Por duket, se tashme kishte mbetur pak ose aspak per te bere. Vajza e cila ishte paguar (sigurisht jo aq sa Pink) per t’u shtirur si kengetare vijonte muziken e saj, ndersa publikut i mbetej vetem te bertiste i pakenaqur. Pati edhe nga ata qe ndersa dilnin kerkonin t’u ktheheshin parate, ndersa punonjesit qe u kishin prere biletat ne hyrje, tashme ngrinin supet te hutuar nga reagimet e shumellojshme. “Nuk dime gje, jemi te punesuar”, - shpreheshin. Dhe kishin te drejte, ata ishin te punesuar dhe do te paguheshin per punen “e palodhshme”, me te ardhurat disa milioneshe te nje mashtrimi qe nuk zgjati me shume se pese minuta.

Ne nuk jemi populli i minjve

Ndersa rastesisht ne nje nga rruget e Bllokut, te premten ne mbremje pashe posterin, qe njoftonte ardhjen e Pink ne Shqiperi fillimisht nuk u cudita. Jemi mesuar tashme, qe te shohim se si vijne ne vendin tone kengetare dhe grupe te njohur me fame boterore. “Gjithcka eshte ceshtje biznesi. Per me teper stine vere”, mendova, ndonese deri diku fakti qe askund nuk ishte folur per kete koncert me la nje hije dyshimi. Edhe pse nuk e cilesoj veten si fanse e kesaj kengetareje, kersheria nuk me la te hapja eeb site-n e saj dhe te shihja datat e koncerteve. Nuk kishte asgje te programuar per Shqiperine. Datat e saj te gushtit ishin ne Australi dhe me pas vijonin koncertet e shtatorit ne vende te tjera. Per kete arsye vendosa te shoh c’do te ndodhte ne Durres. Ne postera njoftohej per koncert live ne oren 22:00 ne “Tropikal”, Durres. Duke llogaritur, qe aktivitete te tilla kane gjithmone nje hapesire tolerance mberrita aty rreth ores 23:00. Ende shiteshin bileta. Vlen te thuhet se bileta kushtonte 1500 leke te reja, nje shume qesharake per te degjuar Pink, qe kendon live. Sidoqofte zura nje vend (ne kembe) dhe prita me durim, ndonese muzika qe ofronte Dj nuk te jepte shume optimizem per te duruar. Gjithsesi rreth ores 00:30 mbi banakun e drurit, shnderruar ne nje skene te vaket u ngjiten tre balerine. Nuk di ne fakt nese mund t’i quaj keshtu, dy vajzat gjysme te zhveshura dhe djalin qe performonte me to. As striptiste nuk mund te quheshin.... A mund t’i paraprinin balerine te tille, koncertit te nje kengetareje si Pink? Nejse. Ata u perpoqen me sa munden te mbanin atmosferen te gjalle deri ne oren 01:30. Por vura re qe ishte e kote. Kercimet e tyre “te mundimshme” per te qene provokuese nuk po zgjonin interesin e duhur, megjithate njerezit pinin. Dhe kjo e fundit duhej te ishte e rendesishme per organizatoret. Sidoqofte rreth ores 02:00 pas mesnate, limuzina e bardhe mberriti ne kompleksin veror dhe cuditerisht “Pink” zbret nga makina e pashoqeruar nga rojat e saj, por vetem nga sherbimi security i lokalit dhe sigurisht nen masken e syzeve te erreta. “Sa popullore”! “Dhe sa te guximshem”, mendova.

***

Me tej, ndersa duartrokitjet entuziaste u shnderruan ne britma fyese, nuk di perse m’u kujtua nje tregim i Kafkes. “Sa mire- thashe me vete- ne nuk jemi populli i minjve, qe brohorasim kedo, qe del ne skene”. Ndoshta organizatoret e asaj mbremjeje nuk e njihnin kete fakt, ose tek e fundit c’rendesi kishte per ta? Ne keto dite te nxehta vere, misioni i tyre u permbush: “te fitojme sa me shume” . Ku i dihet, “ndoshta Pink nuk e merr vesh”?!

B.M

Zhgenjim ne faqen zyrtare te Pink

I menjehershem ka qene reagimi i fansave te Pink ne Shqiperi. Djem dhe vajza kane hyren ne faqen zyrtare te Pink, ku sigurisht nuk ekzistonte nje koncert i saj ne Shqiperi dhe kane shprehur irritimin per faktin se u shiten bileta per mashtrim. Fansat, duke mos fshehur identitetin e tyre, kane pohuar se paguan bileta te shtrenjta per te pare nje mashtrim qe u servir duke “hedhur” ne skene nje vajze qe nuk kishte asnje lidhje me Pink dhe qe kendonte duke perplasur buzet ne sintoni me CD-ne e kengetares.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora