E shtune, 20.04.2024, 12:58 PM (GMT+1)

Faleminderit

Arif Molliqi: Meditim i vazhdueshëm për heroin - Kthimi i Adem Jasharit në Kullë

E hene, 17.08.2009, 07:58 PM


Arif Molliqi/Hamburg/

 

 Meditim i vazhdueshëm për heroin

 

 Kthimi i Adem Jasharit në Kullë

 

                        „ Nëse vritem më i madh jam se vrasësi“

                                                                                                ( Ali Podrimja)

 

 

            Ai që i rri afër kullës,

            Ai i rri afër Zotit,

            I rri afër Atdheut, sepse,...

            Në këtë kohë nuk i zihet besë njeriut, „njeriut“ çfarë ne i kemi fqinjin... Atij qe i lakmon kullat e huaja, i lakmon tokat e huaj, që e lakmon Atdheun e huaj...Tokë me i fal shkaut nuk kam dhe, qebesa, as qençe nuk jetohet më, prandaj po kthehem në Drenicë, në Kosovë...! Kështu diçka ka thënë Adem Jashari kur në Shqipëri me 1992 i kishin thënë, të largohet diku në shtetet e Perëndimit, se kthimi në Kosovë do të ishte rrezik për te.

            Por jo.

            Ai, Adem Jashari, me dy kobure në brez, ashtu si gjeneral Isa Boletini dikur, e mori rrugën për në kullat e Drenicës. Rrugë në rrugë, shteg më shteg ,e, besa pritë në pritë, udhëtoi gjatë nga Shqipëria deri në Prekaz. Kaloi shtigje të vështira atyre bjeshkëve shqiptare. Gjatë rrugës  diçka e kishte ndalur...Një kufi që kurrë Ademi nuk e kishte pranuar. Një kufi artificial. Sa ishte lodhur e ndoshta kjo lodhje ju shtua edhe më shumë kur pa atë guri aq të madh, aq të shëmtuar që i ndante dy vëllezërit mespërmes...

            U ndal. Gjatë e shikoj, herë vijën kufitare, e, herë  gurin e kufirit. Ju duk se ajo vijë e tërhequr me tehun e shpatës, që aq gjatë kishte kulluar gjak, po i kalonte mbi trupi, kurse guri me dy- tri shkronja cirilike po i rëndonte aty ku frymon, mbi mushkëri.

            U mundua të marr frymë thellë, por, jo. Guri e rëndonte.

            Ia kishte ndarë kraharori në dy pjesë, të dy mushkëritë merrnin frymë ndaras...

            Ah, ky guri i kufirit?!...

            E drejtoi shikimin nga Shqipëria dhe iu bë sikur e dëgjonte Aliun e Podrimës më atë „ Etyde për Shqipërinë“ „ Xhuxhe je moj/ xhuxhe je ti/ pa mua“.  Pastaj, shikoj nga Kosova , por nuk foli. I  kishte të pakta fjalët...

            Pak fliste e, më shumë vepronte...

            „ Tokë me nda nuk kam/...Me vdekë duhet mësue/ Qençe nuk jetohet ma“ ( Ali Podrimja, „Ishulli Albania“)

            E tundi xhurdinë,  koburen e shtrëngoj fortë.

            I mati malet më sy..

            Po të ishte Bajroni gjallë në shënimet e tij në „Çajld- Harold“ përveç shënimit; „ Shqiptarët përgjithësisht kanë një dukje të mirë...janë më madhështorët në botë...“ do të shënonte edhe ketë; Kur Zoti i ka krijuar këta njerëz kaq madhështorë  s´ka sesi të mos shpëtoj kjo tokë  nga të këqijat, nga grabitqarët (?!)

            He, tokë me nda nuk kam!- pëshpëriti edhe një herë Adem Jashari dhe e nxori më rrënjë gurin e kufirit, e rrokullisi në një përrua, atje të djajtë, zbriti malit e drejt rrafshit të Dukagjinit.

            Netët e rrugëtimit deri në Kullën e Jasharajve i kaloj kullë në kullë, anekënd Kosovës.

            Bisedat nuk kishin të sosura atyre netëve në odat e Kosovës. I kishin thënë: Do vritemi Adem!...

            „ Nëse vritem/ më i madhi jam/ se vrasësi

            Ku ke parë or i uruar/ litarin nga qafa/ ta heqë i ligu“ (Ali Podrimja, “Pika e bardhë”) 

            Mendoja e çka s´mendoja kur dëgjova se Adem Jashari kishte arritur në Drenicë. Do ta kaloja bashkë me të një pjesë të pasdites, mbrëmjen dhe natën...Isha përgatitur unë në Hamburg e Adem Jashari në Drenicë...

            Asnjë kobure nuk ma kishte dhënë Ademi, se ua kishte dhënë (?!) të tjerëve.

            Sa shumë ju kishte dhënë...?! 

            Jo kobure, por zemër u kishte dhënë trimave Ademi, e ata më koburet, me zemrën e Adem Jasharit luftonin në Drenicë, në Dukagjin, në Shalë... E, kur hordhitë e egra barbare të zbritura nga Karpatet ia kishin mësy Kullës së Jasharajve, aty ku plaku Shaban Jashari( babai i Ademit dhe Hamzës) nuk e lëshonte kullën për krejt mallin e dynjasë, aty Kosova nisi të frymoj ndryshe...

            Thonë se gjëmimi i topave të hasmit që ia rrihnin Kullën axhës Shaban, ishin dëgjuar larg. Shumë larg deri...

            Edhe muret e Kullës kishin qëndruar deri sa dikush i kishte thënë Ademit...

            Me siguri Alia i Podrimës;

            „ Hap syrin/...Hija e vdekjes/

            (ta) ma paska mbuluar Kullën „ ( Beteja e Kosovës)

 

            E, Adem Jashari ju kishte përgjigjur me vargjet e poetit: 

            „ Kur të vdes

            Varrosmëni ku të doni

            Stom një burimi

            apo nën sjetull të një Mali

            Vetëm ku flitet Shqipja...“

 

 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora