E shtune, 20.04.2024, 07:53 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi; Më 16 Shtator votojnë grekët por jo emigrantët

E hene, 10.09.2007, 05:04 PM


Nga Albert Zholi

Albert Zholi
Në këtë verë të nxehtë dhe tejet të vështirë që sapo kaloi populli grek u përball edhe me një befasi tjetër. Deklarimin e Kryeministrit Karamanlis për zgjedhje të parakohshme. Parë në optikën e zhvillimeve të fundit politike dhe ekonomike, duke pasur parasysh se sërishmi partia Demokracia e Re sipas sondazheve kryesonte vetëm me 2% (në korrik 2007), analistëve ju duk si një sfidë e re e Karamalisit ndaj partisë më të madhe opozitare, historikisht kundërshtare serioze me diferenca në pushtet Pasok, e cila kishte kohë që kërkonte zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Karamanlis ka shpallur datën e zgjedhjeve parlamentare duke theksuar nevojën e përfundimit të reformave ekonomike të cilat ka shpallur qeveria Dhe deklarata e Karamanlis ndodhi kur nuk e priste as Pasok as vetë populli grek. Ishte një rrufe në qiell të pastër për të gjithë kur zgjedhjet do të zhvillohen rreth 6 muaj para afatit.
Ndërsa cudia më e madhe ndodhi në kampin kundërshtar, që menduan ti kalonin ditët e verës nën peshën e zjarreve të panumërta dhe duke mos parë asnjë ditë pushim, për të shfytëzuar dhe rastin për të nxjerrë në pah indirect dobësitë e qeverisë së Karamanlisit . Edhe pse ky moment i vështirë në jetën e grekëvë ku u prek shumë ekonomia e tyre, qetësia, ku humbën jetë njerëzish, ekologjia, (si asnjëherë tjetër nga zjarret) nuk u komentua dhe nuk u përdor për përfitim, kapital apo koment politik, por indirect, në takimet dhe mitingjet në këto zona, partitë opozitare nuk e anashkaluan këtë fakt ku në një farë mase kanë bërë qeverinë përgjejgëse, për inaktivitet, për mos marrje masash paraprake, për mos përgjigje në kohë dhe mos angazhim serioz. Përpos asaj që vetë Papandreu pat deklaruar ditën e tragjedisë së zjarrit se, “sot është dita për bashkim dhe bashkpunim për të mposhtur
dhimbjen dhe plagët e shkaktuara”.…Dhe me të vërtetë ngjarja qe katasrofike, jashtë parashikimeve, e dalë nga kontrolli dhe pse zjarrfikësit dhe populli luftoi me vetmohim. Shtrirja gjeografike dhe përmasat e zjarreve ishin një katasrofë e vertëtë ekologjike dhe ekonomike. Kjo tragjedi ndodhi në momentin kur klasa politike greke po mobilizohej totalisht për të përcaktuar strategjitë e zgjedhjeve parlamentare dhe përzgjedhjen e kanditatëve. Kjo ndoshta do të jetë fushata ekejtorale më e ashpër në historinë e zgjedhjeve parlamentare greke. Kjo për dy arsye:
-Së pari se tashmë opozitën po e drejton në zgjedhje një lider i ri (Pasi zgjedhjet e para katër viteve kur Papandreu sapo kishte ardhur në krye ishin të pamjaftueshme për të treguar aftësitë e veta organizative dhe drejtuese) që e propogandojnë si ambicioz dhe populist.
-Së dyti, kurrë ndonjëherë në prag zgjedhjesh sipas sondazheve diferenca ndërmjet dy partive kryesore Nea Demokracia dhe Pasok, nuk ka qënë kaq e ngushtë. Kjo diferencë tregon qartë se do të fitoj ajo parti që do të ketë aftësinë të organizojë një fushatë serioze, efikase, konkrete. Platformat dhe programet bindëse, sidomos ekonomike (sepse tashme Greqia është ndër vebdet më të varfëra të BE-së),të përcuara tek maset popullore do të jenë barometri dhe treguesi më i mirë i fitores. Pra, në datën 16 shtator shtetasit grekë do të drejtohen në kutinë e votimit. Kryeministri Kostas Karamanlis është konsideruar me të drejtë mjaft befasues, me shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme në një datë shumë të afërt nga cpritej , për të vetmen arsye që të shpëtojë nga muajt e fundit të qeverisjes, ku zakonisht ka plogështi, zbehje, mosrealizime, indiferencë në punë. Këto ishin ndoshta disa nga arsyet që Kryeministri Kostas Karamanlis kërkoi shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin zyrtar të ditës së zgjedhjeve nga presidenti i Greqisë, z,Karalos Papulias. Ndërkohë që fushata elektorale të zhvillohehej normalisht, nga të gjithë kryetarët e partive u nxitua të kryejnë sa më shumë mitingje dhe intervista, si edhe kanditatëve për deputetë iu dha urdhër të ndërpresin pushimet e gushtit. Në këto zgjedhje një nga pikat kryesore të fushatës elektorale do të ngelet dhe faktori emigrant. Deri tashmë Pasok ka treguar një politikë më afruese, dhe sensibilizuese ndaj këtij faktori kaq të rëndësishëm të ekonomisë greke. Bile tashmë shumë emigrantët sidomos shqiptarë kanë dhe teserën e Pasok. Jo pak rol luajtën politikat migratore në programet e dy partive të mëdha në zgjedhjet e mëparshme. Ndoshta nënvleftësimi i faktorit emigrant apo mos dhënia e hapësirave të duhura në programin e Nea Demokracisë bëri që fitorja e tyre të ishte e ngushtë (zgjedhjet e 2004), pas 8 vjet qeverisjeje të Pasok. Nga ana e tij, kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu shprehet se votimet e sivjetëshme do të jenë një betejë e ashpër dhe shprehen optimistë se do të fitojnë. Duke oasur parasysh këtë fakt në këto zgjedhje në drejtim të emigrantëve po punohet me kujdes. Në programe, për politikat migratore (sipas specialistëve të kësaj fushe në Greqi, nga të dy kampet) duhet të vendosen elementë që të jenë në inetres të popullit grek. Jo më kot po vonohen deklarimet e partive në programet e tyre për këto politika ku Greqia pretendon se nuk ka eksperiencën e nevojshme. Kjo ndoshta është arsyeja që partitë rivale, programin për emigracionin do ta shpallin në ditët e ardhëshme, ndoshta në fund të fushatës. Dhe kjo ka arsyet e veta. Sot emigrantë përbëjnë 11 % të popullsisë, janë pjesa më rinore e popullsisë, po rinojnë popullsisë e vendit dhe punojnë në sektorët më të vështirë të ekonomisë. Dhe prap se prap ndaj tyre ka rryma të ndryshme të favorshme dhe të disfavorshme që i bën të jenë të kujdeshme partitë politike në fushatë. Ato duan që të thithin pjesën më të madhe të elektoratit nëpërmjet atyre politikave emigratore që përbëjnë interes për pjesën më të madhe të popullsisë greke. Por dhe pse diskutohen kaq shumë dhe pse bëjnë pjesë në partitë politike greke, emigrantët me një numër të konsiderueshëm në këtë vend kanë një disfavor të madh, Ata edhe këtë herë nuk do të marrin pjesë në votime pavarësisht llojit të Kartave që kanë. Nqs do të votonin, puna do të ndryshonte krejtësisht. Ata zënë një pjesë të konsiderueshme në popullsinë e vendit që do ta kishte zili si numër edhe një parti politike. Pra në këtë shtator sërishmi ajo që është më e sigurt për emigrantët është fakti se nuk do të votojnë por do të jen me sy e vesh pranë ekraneve të shikojnë se cila parti në programet e veta do të jetë pranë halleve, problemeve dhe shqetësimeve të tyre. Ata do të jenë spektatorë të halleve të tyre ku lojtarët nuk do të marrin parasysh kërkesat e tyre por të votuesve të tyre. Kjo është ana më e keqe e të qënit emigrant. Vota që luan një rol përcaktues në jetën e tyre social-ekonomike dhe bën presion ndaj politikës e kanë të privuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora