E shtune, 20.04.2024, 04:48 AM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VI)

E shtune, 15.08.2009, 04:42 PM


Poezi për dëshmorët e kombit (VI)

Milazim  F. KADRIU

FYTA – FYT ME SHKA LUFTUAN

(Sami Plakollit dhe Hajdin Halitit)

Njëri ushtar i Brigadës “Zahir Pajaziti”
Tjetri i asaj “Shaban Shala”
së bashku Luftuan shkaun
Në Galab, në ato maja.

Hajdin Haliti nga Galabi
Sami Plakolli nga Letani
Së bashku luftuan barbarët
Në atë ditë prilli.

Luftuan pa nda në çdo betejë
Armikut asnjëherë s’ju frikësuan
Zahir Pajaziti me shokë
Shkathtësinë e luftës ua mësuan.

Fyta-fyt me shka luftuan
Tre a katër i vranë
Shumë të tjerë
Malit tatëpjetë u tërbuan.

Brez pas brezi Lavdi u këndojmë
Në Kodrën e Dëshmorëve
Aty ku u derdh  gjaku i tyre
Lule lirie do të lulëzojnë.

RA BASHK ME MËSUESIN  E TIJ

(Jetullah Kastratit)

Edhe pse shumë i ri
Rroku pushkën për liri
Në front në vij të parë
Në Kastrat në fshatin e ti.

Ishte i urtë dhe trim
Ushqim shpirtëror kishte poezinë
Artin luftarak e mësoi shpejt
Ngase shumë e donte lirinë.

Ra për lirinë e vendit
Në Kastrat në vij të frontit
Ra bashkë me mësuesin e tij
Komandantin Remzi.

ASNJËHERË NUK U NDAN

(Ismet Beçirit e Nazmi Ismailit)

Edhe gjatë jetës
Ishin të pa ndarë
Për pos që ishin fqinjë
Kishin të njëjtin  ideal.

Çdo herë temë bisede
E kishin lirinë
Që Kosovës i mungonte
Okupator kishte Serbinë.

Me daljen e UÇK – së në skenë
Ata u angazhuan
Edhe pse serbët i kishin afër
Asnjëherë s’u frikësuan.

Në janar vëzhgues ishin caktuar
Fqinji i tyre serb kidnapimin
E tyre e kishte organizuar
Në bodrumin e tij janë masakruar.

Rrugën e të parëve ata e ndoqën
Familja e tyre u dalluan për trimëri
Me trimat e kohës
Edhe të parët e tyre luftuan për liri.

RANË KUR BËNË HAPAT E PARË NË LIRI

(Fahri Bicit dhe Avni Dudit)

Aq shumë e deshën
Dhe për të luftuan
Por shumë pak
Në liri jetuan.

Kur rrezet e lirisë
Ngrohën çdo anë
Në rrugët e Prishtinës
Dolën që të festojnë.

Ishte 2 korriku
Ditë e shënuar në histori
Aksidentalisht ranë
Këta dy djem të ri.

Shokët e Gardës
Edhe sot i kujtojnë
Për trimëritë e tyre
Gjatë ata tregojnë.

Do të kujtohen
Çdo herë ndër brezni
Këta trima të UÇK – së
Që luftuan për liri.

LIRIN E KISHTE IDEAL

(Bedri Bislimit)

Në rrugën e lirisë
Kaherë ishte përcaktuar
Në protestat studentore
Nga policia ishte keqtrajtuar.

Ishte ushtarë i guximshëm
Dhe asnjëherë s’u ndal
Mori pjesë në shumë beteja
Dhe vetëm lirinë e kishte ideal.

Nga pika e Revuçit
Kaloi në anën lindore
Dhe në fshatin e tij
Ra në pritën barbare.

Deshi të dinte për nënën
Barbarët që ia kishin zënë
E sot nënë Rabija është krenare
Për djalin dëshmor që ka rënë.


(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora