Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Naser Aliu: Stacioni i fundit

| E premte, 14.08.2009, 05:46 PM |


Naser Aliu

Stacioni i fundit

Jeto dhe mundëso jetën!
Me jetue dhe me lanë me jetue!

Të tjerët mund të zbresin
Disa shekuj më herët
Te stacioni i vjetër
Përballë muranës
Pesëqind hapa larg muzeut arkeologjik

Kujdes gjatë zbritjes!
Dera
Hapet automatikisht
Edhe te ky stacion!