Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jetimët e luftës pjesëmarrës në Eko-shkollën verore në Prevallë

| E premte, 14.08.2009, 06:14 PM |


Jetimët e luftës pjesëmarrës në Eko-shkollën verore në Prevallë VushtrriaPressFoto: Pamje nga kampi i mbajtur  në Prevallë
Jetimët e luftës pjesëmarrës në Eko-shkollën verore në Prevallë VushtrriaPressFoto: Pamje nga kampi i mbajtur në Prevallë
Nga Hajdin ISLAMI


PREVALLË,14 GUSHT 2009-Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, përkatësisht Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit dhe në bashkëpunim me Organizatën e Fëmijëve Jetim të Luftës nga Klina ka përfunduar sot Eko-Shkolla verore “Natyra në shërbim të njeriut”, që është mbajtur në Prevallë.  Qëllimi i këtij projekti ishte të ndihmojë rehabilitimin e fëmijëve jetim të luftës përmes edukimit mjedisor, rekreacionit dhe aktiviteteve të lira në natyrë. Pjesëmarrës në këtë shkollë verore kanë qenë 36 fëmijë jetim të luftës nga komunat e Klinës, Skenderajt dhe Drenasit. Në implementimin e programit edukativ të Eko shkollës verore krahas Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Organizatës së Fëmijëve Jetim të Luftës-Klinë kanë ndihmuar edhe Drejtoria e Parkut Nacional “Mali Sharr” dhe Shoqata për ruajtjen e zogjve të lirë të natyrës “Finch”. Akomodimi i fëmijëve është bërë në objektin e shoqatës “Kulla e Jetimit”.