Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luigj Gurakuqi, 79 vjet nga pabesia ndaj tij (1879 - 1925)

| E shtune, 03.02.2007, 06:24 PM |


Nga Ben Andoni

Prishtinë, 07 mars 2004 (KeL) - Per pak dite, mbushen 79 vjet nga vrasja e Luigj Gurakuqit, nga kushuriri i vet i pare Baltjon Stambolla. Vrasja i quhet dores te Ceno Beg Kryeziut, kunatit te Zogut, qe vete do te vdiste pak me vone ne nje atentat ne Prage. Mbi Gurakuqin, ne ditet tona eshte hedhur balte, teksa i prishen bustin ne Shkoder ne vitin 1993, teksa shtepine ia lane ne meshire te fatit dhe ajo u shkermoq, nen peshen e madhe te historise se saj. Te tjere e akuzojne Gurakuqin si hajdut, si feminist etj., por ajo qe mbetet nga figura e njohur shqiptare, e shtrire ne mes te dy shekujve, eshte veprimtaria e tij. Do te mjaftonte Kongresi i Manastirit dhe Pavaresia e Shqiperise qe atij t'i rehatoheshin lirisht eshtrat ne Panteonin shqiptar

Ate dite, shkodranet duhet te ishin zgjuar heret. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, teksa pritej qe ate dite do te vinte Luigj Gurakuqi. Ne vitin 1908, 29 vjecari, e kishte namin shume me te madh se motet, qe mbante mbi shpine. Kjo ishte arsyeja, qe ndersa i afrohej qytetit, kishin dale per ta pritur shume bashkeqytetare te tij, kryesisht te rinj, per te cilet ishte nje shembull i kohes. Ishte idhulli i tyre i ri dhe ne vend vleresohej masivisht sepse kishte qene i denuar me burgim te perjetshem per veprimtarine e tij kombetare. Dhe, askujt, nuk iu duk e tepruar, kur ne momentin, qe ai erdhi ne Shkoder, ne shenje nderimi te thelle, ne Parruce, shkodranet shmprehen kuajt dhe e terhoqen te gjithe bashke... deri ne qender te qytetit. Per te, kjo duhej te ishte teper e papritur. Madje, kete, nuk e kishte hasur dhe ne librat dhe ne kujtimet, qe i kishte dhene mesuesi i tij i shquar de Rada ne Shen Miter Korone. Nje gje te tille, i dukej pak e tepruar, studentit te Napolit...

Per burrin simpatik, duket se historia eshte treguar pergjithesisht e dashur. Kjo na duket ne fotot, qe na kane mbetur nga ajo kohe, ku imazhi i tij tregon qarte nje burre te vendosur ne qellimin e tij. Dhe, ai, nuk diti qe te zhgenjente pergjithesisht masen e gjere te popullit. Me perkushtimin dhe me fjalen e tij, ai duket se beri dhe vleresimin me te madh, pritjes se ketyre njerezve. Po ate vit, kur pritej ne kete menyre, ai do te shkonte ne Kongresin e Manastirit. Ndersa, nje vit me vone, ate e shohim ne Elbasan, si drejtorin e Shkolles se pare Normale. E pare me kujdes, nje CV te atille, dukej se Gurakuqi, po ta drejtonte me "kujdes", do t'i qetesonte shpirtin e lodhur dhe rrugetimet e gjata andej-kendej. Por, nuk ndodhi keshtu. Duket se personalitete si ai nuk mund t'i shmangen fatit te tyre historik. Dhe, drejtorit te shkolles se pare te mesme ne Shqiperi, qe i mbahej pak goja, kur i duhej te fliste per problemet e dites, kthehej ne oratorin e lindur per urine e tribunave popullore. Dukej se fati ishte percaktuar qarte per te: Ai duhej t'i sherbente nje rilindje te re te kombit. Dhe, kete e beri pavaresisht mosmirenjohjes qe do i falnin vitet e mevonshme...

SHTEPIA E TIJ

Duhet thene se Luigji nuk e ka gezuar shume shtepine e tij. Ashtu si sot shqiptaret nuk mund ta gezojne me. E kaluar ne disa duar, ajo u rrenua, duke e lene Shkodren, pa njeren nga trashegimite e saj me te mrekullueshme ndertimore. Kush e njeh Shkodren, e njeh mire shtepine e tij, tek rrugica e njohur e Gurakuqeve. Eshte kaq klasike shkodrane, sa lehtesisht, cdokush, mund te ngreje ne imazhin e tij, rrugetimin e perditshem te Luigjit per ne shtepi. Vite me vone, te gjithe shqiptaret, do ta njohin shtepine e tij, nga nje film i hershem melodramatik, "Çifti i lumtur". Gjithsesi, me nje vendim te posacem te shtetit komunist, shtepia e tij ishte kthyer ne shtepi muze ne vitin 1964. Nje hap pozitiv ky, po te mendosh se me 1957, eshtrat e tij do te kthehen ne Shqiperi nga Bari. Nga kjo shtepi, shqiptaret, do te rikujtonin historine e tij, ndersa shkodranet ne Lagjen Gjuhadol, jo shume larg Katedrales se madhe te qytetit, nje nga krenarite e tyre kombetare. Shtepine, qe mendohej se i perkiste fund shekullit te XVIII dhe fillimit te shekullit te XIX, Gurakuqet, e kishin trasheguar nga paraardhesit e tyre. Ajo kishte karakteristikat me te mira te nje shtepie qytetare shkodrane dhe shtrihej ne rrugicen, qe mbante emrin e Gurakuqeve. Kishte oborr dhe avlli, ndersa dera e madhe e shtepise mund te admirohet ende. Teksa ngjiteshe tek shkallet, ishte nje çardak i hapur dhe parmake prej druri. Ne kete shtepi u ruajten per shume kohe, te gjithe ato, qe na mbeten prej tij: Leterkembime, objekte, madje dhe kostumi i te ndjerit, kur u vra ne Bari. Sot, ajo i perket kujtimit te se shkuares, sepse nje mosmarreveshje e madhe ndermjet pronareve te saj te rinj dhe Institutit te Monumenteve e ktheu ne germadhe. Ca me shume ende, me vitin 1993 ne Shkoder atij ia thyen dhe monumentin, duke kujtuar dhe njehere ekzistencen e fuqive te erreta, ne kete qytet, qe po i vuan si askush vend tjeter, vitet e "tranzicionit". Ky ishte nderimi i ri i bashkeqytetareve ndaj tij....

LUIGJI-POLITIKAN

"Duke bamun ligje moderne -thote Gurakuqi, - do te bajme te mundun zhvillimin arsimuer e permiresimin ekonomik, dy gjana per te cilat ka ma teper nevoje populli i yne". Kur i thoshte keto fjale, figura e njohur e historise sone, Shqiperia kishte shume pak njerez te njohur dhe anarkia ishte pjese perberese e jetes shqiptare. Por, per Gurakuqin, kjo nuk kishte rendesi te madhe. Ne vizionin e tij, kishte kohe qe trasohej nje Shqiperi moderne dhe e barabarte ne familjen e madhe te vendeve evropiane. Jo me kot, ishte nje nga kryesoret e Kongresit te madh te Manastirit, ku do te vendosej per fatin e shqipes; ishte drejtori i pare i Shkolles Normale te Elbasanit dhe nje nga udheheqesit e kryengritjeve te Veriut (1911-1912). E perkrah Ismail Qemalit realizoi shpalljen e Pavaresise, ngjarjen me te madhe te historise se shtetit shqiptar. Madje, do te mjaftonte, vetem kjo, qe ai te ishte i patrazuar ne panteonin shqiptar. Me 1916, ishte nga themeluesit e Komisise Letrare ne Shkoder. Ishte nje figure, qe ngjallte respekt dhe qe nderohej masivisht ne Shqiperi. Ndersa, ne vitet 1921-1923, Luigj Gurakuqi, si deputet i Shkodres, u gjend vazhdimisht ne opozite me Zogun dhe gjithe perkrahesit e tjere te tij. Ishte bashkepunetor i Fan Nolit dhe patjeter nje nder udheheqesit me veprues te levizjes te Qershorit te vitit 1924. Duket se percaktimin me te madh ndaj tij, e ka dhene vete Noli: Ai "qendronte aq larg fanatizmes fetare te ngushte, sa muhamedanet e Veriut kishin nje besim te pakufishem", aq sa ne Gegeni, "s'ka patur nje tjeter udheheqes, i cili...bashkonte rreth vehtes se tij, katoliket e muhamedanet gege"..." Ai ka qene aq pak regjionalist sa qe kur lindi çeshtja kombetare s'ka patur nje gege patriot, aq te dashur midis toskeve sa Gurakuqi".

Kaq e rendesishme eshte figura e tij, sa ai eshte perdorur njesoj edhe nga komunistet per te treguar permasat e nje patrioti te kohes. Po aq sa pas viteve '90, forcat demokratike e treguan per forcen e tij dhe endrren e tij per Shqiperine.. .

ATA QE MUNDOHEN T'JA ULIN VLEREN

Elementi i vrasjes se tij eshte elementi i vetem, ku kapen per te ulur figuren e Gurakuqit. Keto te vine ndermend, kur per Luigj Gurakuqin tashme fliten dhe shkruhen shume gjera: Ka marre parate e shqiptareve; u vra per nje femer, apo thjesht u vra per probleme familjare. Keto jane disa prej akuzave qe i behen sot dhe nje justifikim eshte se u vra nga djali i tezes se tij. Ndoshta studiuesit skrupuloze, mund t'i shkojne deri ne fund, ketyre sensacioneve. Por, diten e 2 marsit 1925, kur ai do te jepte shpirt, i qelluar nga kushuriri i tij i pare Baltjon Stambolla, nuk mund t'i parashikonte keto. Ashtu, si edhe ate dite, nuk e kishte parashikuar, qe te vishej me rrobat e vjetra. Per te ishte nje dite, si te gjithe ditet e tjera, ku ai vuante karizmen e tij jo te zakonshme, te viteve '20. Gjithsesi, duke i mbetur argumentit, ne kohen tone, ne shtypin e perditshem, eshte permendur nje leter qe Kryeziu i ka bere nje mikut (?) te tij ne Beograd me 1925, ku thuhet se: "Tash, qe i vrava Currin e Gurakuqin, nuk di çfar te bej, ta vras Zogun dhe pastaj t'ja ndaj motren, apo t'ja ndaj motren dhe pastaj ta vras Zogun", sipas nje materiali qe i referohet Arkivit te Shtetit ne Beograd dhe botuar ne gazetat e sotme. Mbase, kjo ishte arsyeja, po sipas medias tone, "qe kunder Stambolles ne Itali, nena dhe vellai i Gurakuqit (Angjelini) deklaruan se: Zogu nuk kishte fare gisht ne ate vrasje". Paradoksalisht, e jema e Luigjit, ne shtratin e vdekjes, kishte foton e te birit tek koka.

Te gjitha keto, Luigji, nuk mund t'i kujtonte ate dite te vitit 1908, kur zbriti i nderuar nga bashkeqytetaret e tij dhe i terhequr me "kuroren e nderit". Ca me shume, edhe ate dite, kur teksa kthehej nga "Cavour", do te ndjente gjakun qe t'i rridhte nga kemisha e arrnuar, i qelluar pabesisht nga djali i tezes se tij. Tashme, nuk i duheshin me edhe 360 liretat e fundit qe kishte ne xhep, per te ngrene sillen e zakonshme buke me caj, sepse qe ketej e tutje do te ushqehej ne Perjetesi.

BOTIMET E TIJ

Botoi ne Bukuresht me 1905 librin "Abetar i vogel shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me shenime n'dy dialektet".

Botoi ne Napoli "Fjalorth shqip-frengjisht e frengjisht-shqip" i fjaleve te reja.

Botoi ne Napoli me 1906 "Vargezimi n'Gjuhen Shqipe".

Ai ka botuar dhe shume artikuj ne gazetat "Albania", "Kalendari-kombetar", "Drita", "Liria e Shqiperise", "La nazione Albanese" etj.

Q E N D R E S A

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj
plot qenka n'ket bote t'lashte!
U shueka teper shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bame me kashte.
Veç nji qellim i nalte t'ban me durue
e zemren te forcon;
nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjere ai qi nuk duron!