Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Novelë nga Arsim Halili: Dashuria e humbur

| E merkure, 12.08.2009, 08:18 PM |


Novelë: Arsim Halili                        
DASHURIA   E HUMBUR

Shtëpia e  Fehmiut, shtrihej rreze fshatit,  një shtëpi e vogël, por madhështinë e saj, ia shtonte harmonia familjare. Aty kurrë nuk dëgjohej të bëhej zhurmë ndërmjet veti, gjithë një ishin krenar me atë që kishin, për të madje flisnin dhe  lakmonin të afërmit e tyre. Kryefamiljari,  punonte në qytet,  ishte me profesion metal- punuesi. Çdo ditë udhëtonte nga fshati në qytet me veturën e  i tij. Ndërsa e shoqja e tij Resmija,  ishte amvise, por edhe punonte edhe rrobaqepëse, prandaj ja dilnin të mbijetonin deri diku.
Fehmiu dhe Resmija kishin  disa vjet që ishin martuar dhe tani më ata kishin edhe fëmijë.
Ata kishin dy djem dhe një vajzë. Djali i tij i madh quhej Alban, vajza quhej  Norë, ndërsa djali i vogël Vegim.  Të tre  shkonin në shkollë, Albani ishte në klasën e tetë, ndërsa Nora ishte në klasë të gjashtë , kurse Vegimi në klasë të parë. Thuaj se të tre kishin mjaft interesim për mësim, por që dallohej për shumë çka ishte Albani, ndoshta edhe pse ishte edhe djali më madh  i tyre, i gëzonte edhe privilegjet, por edhe përgjegjësinë, si fëmija  i tyre i parë.
Ndonëse për të vazhdimisht flitej mirë, jo vetëm nga prindërit e tyre, por edhe nga fqinjët, shokët dhe në përgjithësi ata që e njihnin kishte vetëm fjalë miradije! Pse jo, prindërit ishin krenar, kur dëgjonin fjalët të mira për fëmijët e tyre! Fehmiu shpesh i thoshte të shoqes, ndoshta nuk kam arritur  t’u siguroj pasuri,  por mjafton janë në rrugë të mbarë edhe kjo për ne është pasuria më madhe.
Albani në shkollë çmohej dhe dallohej për shumë çka, por që kishte premisa për njohuri në lëndëve shoqërore. Ishte shembull në organizimin e festave kombëtare,pastaj atyre festave për ditën e  shkollës, aty edhe ku i vijonte mësimet.  Një djalë, shtatë të hedhur,  pak zeshkan, flokë ngjyrë të zeza. Dallohej për recitime mahniste, po me aq vokal dhe me emocion recitonte poezitë e Naimit, Çajupit, Nolit, e sa, sa poetëve tanë nëpër kohë! Prandaj, sa herë që organizohej festë në shkollë, ai patjetër ishte edhe në cilësinë e moderatorit dhe të recituesit. Ai madje lexonte shumë, çdo ditë udhëtonte për në fshatin tjetër, për disa kilometra, ku ishte biblioteka. Shkonte, merrte libra dhe lexonte me ëndje!
Nga leximi dhe nga shumë çka në interes të tij, i lindi edhe frymëzim krijues,  te ky djalosh. Por, hezitonte t’i botonte diku në ndonjë revistë letrare për fëmijë. Shpesh ua lexonte shokëve dhe shoqeve në klasën e tij. Në një orë mësimi, kur profesori gjuhës shqipe, kishte një temë rreth krijimtarisë letrare, ai ishte në dy mendje t’i tregoj apo jo, se ka shkruar diçka në poezi, sikur frikësohej, se ndoshta nuk janë  nivelit të botueshëm! Shokët dhe shoqet e klasës i jepnin zemër,madje  Agroni e ngriti gishtin dhe i foli profesorit.  
-Profesor, Albani shkruan herë pas here poezi, por ka frikë të  tregoj, se mos ndoshta janë të dobëta!
- Si ashtu Alban?... Ndërhyri profesori pa t’i shohim, se çfarë keni shkruar, mbase mund të ju ndihmoj në korrigjimin e tyre!
Albani me ndrojtje dhe me emocion nxori fletoren e dorëshkrimit poetik,  ja ofroj profesorit Skënderit. Ai i lexoj për një moment në heshtje dhe i ra në sy një poezitë e tij  “Rreze lirie”

Rreze Lirie

Liri eja, eja
Rrezo në tokën arbërore
Prej shekujsh, jeton prore

Për ty çdokush këndon
Për ty çdokush jeton
Për ty  çdokush jetën e flijon

Të lumtë Alban, po ti or djalë, paske sens krijues, mbase këtë gjë, nuk e kam ditur deri më tani. Pos që kemi vërejtur, se keni teknikë te mirë në recitim, ndërhyri profesor Skënderi.
Me gjithat, foli profesori, unë do ta marrë këtë fletore me poezi në shtëpi dhe do t’i zgjedh, nja tri poezi më të mira tuaj që i ke, natyrisht se do të ndërhyj pak për t’i bërë edhe më të mira dhe do t’i dërgoj në revistën letrare për fëmijë “Zog Mëngjesi”, përfundoi profesor Skënderi.
Profesori, u foli edhe nxënësve tjerë, dëgjoni edhe ju, duhet të jeni shembull si Albani dhe ta thoni fjalën tuaj. Albani ishte skuqur  paksa sa nga gëzimi që i kishin pëlqyer poezitë profesorit, por edhe nga emocionet që i kishte, se do te botohen poezitë e tij, në revistën për fëmijë.  Albani i dukej ajo ditë e gjatë, për të shkuar në shtëpi dhe për tua kumtuar lajmin e gëzuar, prindërve dhe anëtarëve tjerë të familjes!
Natyrisht se edhe prindërit ishin të kënaqur për këtë gjë!
Dita e ditës, po afrohej fundi i vitit shkollor, tani më Albani do ta përfundonte klasën e tetë. Duhet mendohej, se ku do të regjistrohej  në shkollën e mesme, me gjithë se për këto tetë vite, kishte sukses të shkëlqyeshëm dhe si do që të jetë edhe kushte i ofroheshin për një zgjedhje më të mirë të shkollimit, mes mjekësisë dhe gjimnazit.  Si duket Albanit, nuk i lente shumë përshtypje mjekësia, prandaj në qershor të vitit  një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një, ai i dorëzoi dokumentet shkollore, në gjimnaz matematiko- natyror.   Ai, dalëngadalë edhe po merrte hapat e parë,  për tu larguar paksa nga familja e tij.  
Nga shtatori, ai do të duhet të shkoj në qytet dhe atje të jetonte.  Nuk kishte kushte për udhëtim për çdo ditë.
Tani më ai, po i bënte përgatitje për të shkuar në qytet. Kishte blerë librat shkollor, madje edhe rrobat e reja, ndonëse edhe për nënë Resmien, ishte risi,  për herë të parë, një nga fëmijët e saj do t’i shkonte nga gjiri familjar dhe si nënat tjera, ndjente paksa dhimbje!
Një  shtatori i atij viti, gumëzhinte  nga zhurma  e nxënësve, nëpër rrugë të qytetit, që ja kishin mërsyer shkollave, sa në ato fillore e sa në ato të mesme. Në mesin e  mijëra fëmijëve edhe Albani  kishte arritur pranë vatrës së diturisë!  Ç’ të shohësh në hyrje të shkollës ishin krijuar barrikada  policësh, për të mos lejuar asnjë nxënës dhe asnjë tjetër njeri të hyj në objekte shkollore.  Të kota ishin përpjekjet e drejtoreve dhe te profesorëve për të hyrë brenda objekteve shkollore, madje –madje, nëse insistohej shumë pësonin edhe fizikisht, prandaj atë ditë u larguan ashtu të qetë por që shumë të dëshpëruar nga kjo ngjarje!  Policët i kishin bërtit të gjithë duhet të largoheni, për derisa nuk i pranoni plan-programet e shtetit tonë. Çdo vajtje- ardhje, asgjë të re, vetëm demoralizimi fizik dhe psikik! Do të duhej të bënin diçka të kësaj natyre, nëse jo në shkolla së paku diku. U kthyen  shtëpitë tona në shkolla,  që sa do pak të mos humbet viti shkollor.
Kushtet as për së afërmi nuk plotësoheshin,  megjithatë etja për dituri i sfidonte të gjitha këto vështirësi. Albani, tani më edhe më mirë po e kuptonte se çdo të thotë të jesh i robëruar. Albani krahas shkollimit, ai ende vazhdonte edhe me aktivitet të lira, leximi ishte bërë shprehi te ai, prandaj edhe nuk mund të qëndronte qoftë  edhe një ditë pa lexuar diçka. Një ditë pasi e kishte përfunduar mësimin,  kishte shkuar në bibliotekë për të dërguar  librin paraprak, që kishte marrë kohë më parë dhe do ta merrte  një tjetër.  Në kthim e sipër në rrugë, ishin ndalur policia dhe legjitimonin kalimtarë e  rastit kësaj gjëje nuk i shpëtoi as Albani! Policët e ndalën, ja kërkuan dokumentet dhe më pas filluan ta kontrollojnë në trup, atij i gjetën një libër që kishte foto e Skënderbeut dhe disa heronjve kombëtar...Bukur shumë, thanë policët:
- Gjetëm te ky djalë, diçka të rëndësishme.
- Ku ishe kështu?
- Isha te të afërmit e mijë këtu në qytet.
- Po librin te të afërmit e more?
- Jo, librin e mora në bibliotekë.
-  Çantën te të afërmit e more?
 - Çka dreqin po rren, or i mallkuar... Hajde shpejt na trego, çka është kjo libër?  
E dyta, ku jeni duke mësuar, në cilën shtëpi?
- Ky është libër shkollor.  
Ashtu, po thua ti, por kjo nuk është e vërtet, ku e more këtë libër? -- Në bibliotekë, ju thashë këtë.
- Çfarë shkruan aty, or i mallkuar!
 - Unë nuk e di se çka shkruan!
Ai nuk e di se çka shkruan në libër,  bisedonin mes veti policët...
Mirë njëri prej tyre tha:
- Me që nuk e di se çka  shkruan në të, si e kërkove ti atë në bibliotekë, apo të ka udhëzuar ndonjë nga profesorët me marrë këtë libër?
-Tjetri ndërhyri,  nuk na tregove se ne shtëpinë  e kujt jeni duke mësuar?
- Çka te ju them unë,  jam nga fshati dhe nuk e njoh mirë qytetin, e lëre më shtëpitë e kujt janë!
- Ndërsa për librin e mora vet, askush nuk më ka thënë:  ta marrë këtë, apo atë libër, pohoi me ndrojtje Albani!
Albani, shikonte edhe mundësin se si të ja mbathte nga aty, po që për fat të keq, njëri nga policët ishte prapa tij dhe tani më ja kishte ngjitur për supe të krahëve dhe nuk e lëshonte dot.
Së pari policët e morën dhe ja bënë copë e grim librin,  duke e sharë, se ju këtu mësoni kundër historisë sonë të lavdishme, apo jo mos është edhe kjo gënjeshtër ndërhyri njëri nga policët me nervozizëm?!  
     Tani më ata humbën durimin dhe pa një pa dy urdhëruan, që Albani të futet në veturën e tyre.  U nisën drejtë stacionit policor.
Të kota ishin përpjekjet e disa kalimtarëve,  për të mos e marrë djalin, por ata të çoroditur hyn në veturë dhe me një shpejtësi të madhe u nisën. Hyn brenda në stacion e dërguan në dhomën e hetuesisë dhe i thanë të pres aty. Albani, tani më kishte ndërruar pamjen e fytyrës, herë skuqej, e herë zverdhje nga frika, se çka do ti ndodhte aty! Qëndroi për disa kohë,  vërtet krijonte montoni.
Pas pak shfaqet një nga inspektorët, shtatgjatë, i veshur me kostum.  Së pari inspektori u mundua me intrigat e tij, të sillej dinakërisht si njeri i butë, njeri komunikativ, të linte përshtypje e njeriu që të emocionet nga fjalët e tij. Mirëpo jo gjitha shkoi me të njëjtin ritëm, biseda mes tyre!  
Inspektori tani fillonte ta ngacmonte nga pak:  
- Dëgjo Alban, e di që je i ri, por të lutem, më trego ç’ të duhet e gjithë  kjo urrejtje kundër nesh dhe kundër shtetit tonë të përbashkët?!
-Albani, e shikoi i habitur  u përgjigj:
- Unë nuk di pse më pyesni kështu z, inspektor?
- Jam fare i ri dhe nuk di ende, çka është politika?!
Po, në fakt ti ende nuk e di, por ty është duke të mësuar rreth saj dikush!  
-Ti na trego kush është ai njeri, që ti mëson këto gjëra të mbrapshta?- u nxeh pak inspektori:
`- Trego, cili nga ata profesor të ka udhëzuar ta lexosh atë libër që ta gjetëm në  trupin tuaj?
- Kjo nuk është e vërtet,  ndërhyri Albani. Mua askush, nuk më ka thënë që ta lexoj këtë, apo atë libër.
- Trego, cili dhe mos më fol pallavra?  -  e ndërpreu inspektori.
- Më vjen keq, por nuk di çka të them!
Unë nuk kam asgjë të shtojë nga ajo që thash z, inspektor. Ju mund të më mundoni, mbase edhe mund të më maltretoni, por nuk kam gjë për të ju thënë, këtë po e përsërisë:  
- Ju, z. Inspektor, mund  të më bëni çfarë të doni me mua, por drejtësia është ndryshe?!
Inspektori u tmerrua  nga fjalët trimëruese të Albanit, e si na qenka ajo drejtësia?
- Ja po ta them:
`    - A është rrugës që të më merrni si bisha dhe të më sillni këtu pa asnjë arsye, vetëm pse isha në punën time?
- A është rrugës të kërkoni për diçka, që ju vetëm trilloni?
- Inspektor, këto gjëra i dini edhe ju , por nuk kam çka të bëjë, jam në dorën tuaj dhe mund të luani me mua si macja me miun.
- Padrejtësisë suaj do ti vijë një ditë fundi, por do të jenë vonë.
     Nga këto fjalë bombastike, inspektori tani më ishte skuqur dhe mërdhezur, sillej vërdallë dhe nga nervozizmi i tepruar, nuk i zihej vendi- vend, por megjithatë urdhëroi  policinë, ta rrahin pa mëshirë. Policia e shfrenuar mëshonte në një trup të njomë, por ja që këta nuk njihnin kufij të sjelljes.  E rrahën, sa deshën dhe e hodhën si një leckë të përgjakur, në një qoshe. Albani, vazhdimisht kthehej në ora tetëmbëdhjetë pas dite gjatë vikendeve, por atë ditë kishte kaluar ora tetëmbëdhjetë, e mandej nëntëmbëdhjetë e njëzetë...  Albani nuk dukej gjëkundi, nëna ishte tmerruar për vonesën e tij,  nuk i pritej që Fehmiu të kthehej nga puna dhe të kërkojnë:  
- Vallë, ku kishte mbetur djali?!
Posa erdhi Fehmiu, u ul të pushoi paksa, fillimisht pyeti:
- Ku janë fëmijët?
- Ajo me lot në sy, i tregoj  se Nora dhe Vegimi, janë këtu te fqinjët, por jam bërë merak për Albanin, ende nuk është kthyer në shtëpi!
- Si nuk është kthyer në shtëpi?- foli Fehmiu i habitur dhe fare nuk ka lajmëruar se ku gjendet?!
Jo Fehmi, tha Resmija disi e mërzitur. Fehmiu pasi hëngri pak bukë, gjë që fare nuk dinte se çfarë po ndodhë rreth tij, brofi në këmbë doli në oborr dhe i tha të shoqes, do të shkoj deri në qytet. Ndoshta është ndalur me ndonjë shok dhe i ka ikur autobusi. Arrin në qytet së pari shkoi deri te shkolla – shtëpi,  të shoh se mos janë ndalur aty, por ajo tani ishte e mbyllur, sepse ishte kryer ndërrimi i fundit, kërkonte nëpër qytet, mos po e sheh ndonjë shok, apo profesor të tij, por ja që në fillim nuk haste në ndonjë të njohur. U ndal në një vend dhe disi po dëgjonte të tmerrshme në veshtë e tij, por nuk donte t’i besonte vetës dhe atyre që flisnin!  Disa shokë tregonin, se si Albanin e kishin marrë policia sot,  ja kishin gjetur një libër në trup dhe e kishin dërguar në stacion të policisë. Tek po dëgjonte këto fjalë, u afrua Fehmiu dhe sikur njëri nga ta e njihte  dhe i pyeti:
-A mos vallë e njihni një djalë me emrin Alban Krasniqi?  
- Foli me ndrojtje Fehmiu...  Po si nuk e njohim xhaxha, ai është në klasë me mua, foli Agroni shoku i  klasës së Albanit. Vërtet!...
-  Ju kush jeni xhaxha?
-  Unë jam prindi i Albanit, Fehmi Krasniqi. Jemi mësuar që Albani, vazhdimisht të vij në ora tetëmbëdhjetë, por ja që sot ende nuk ka ardhur në shtëpi atje në fshat dhe fare nuk na ka lajmëruar se ku ka mund të shkoj. Ata u stepën që të gjithë, sepse kishin frikë se mos ndoshta i kishte dëgjuar të tërën bisedë mes shokëve. Sa do që pak, a shumë Fehmiu kishte dëgjuar, megjithatë nuk u besonte veshëve të tij, çfarë thoni shokët mes veti! Të tregonte Agroni  e kishte vështirë, por edhe të heshte për atë ngjarje të tmerrshme, disi nuk e lente ndërgjegjja, vendosi t’i tregoi Fehmiut, tërë atë që kishte ndodhur gjatë asaj dite.  Kur Fehmiu e dëgjoi edhe njëherë tërë atë që kishte ndodhur djalit të tij, iku nga ajo turmë si pak kokë.  U nis drejt stacionit policor, kur arriti aty pranë pa se dy policë, e kishin kapur për krahësh, ashtu të mavijosur dhe të ënjtur nga të rrahurat e pamëshirshme! Fehmiu u step përnjëherë... Kur e pa djalin, me një zë të ashpër tha:
- Çka i keni bërë kështu këtij fëmije, a kaq shumë ja paska zënë rrugë një adoleshent?
- Dëgjo, çka po të themi ne e pyetëm mjaft dhe ti merre në shtëpi dhe foli se si të sillet më mirë për shtetin tonë, se e paguan edhe më shtrenjtë, se sot!
Fehmiu nuk kishte arsye të fliste më, sepse nuk kishte edhe me kë të fliste... Vetëm e mori djalin dhe futi në veturë. U nis drejt në një ordinancë private, për ta kuruar djalin nga plagët e pamëshirshme që i kishin shkaktuar, ato egërsira.  Me të hyrë në ordinancë, dolën motrat e morën për krahu dhe e shtrinë në shtrat. Pas pak erdhi mjeku dhe disi me fjalë të bukura e priti pacientin, jo nuk bënë të dorëzohesh, ti je burrë dhe burrat qëndrojnë edhe në raste të fatkeqësive që ndodhin! Albani vetëm e shikonte mjekun dhe nuk fliste, thuaj se nuk i kishte mbetur fuqi të fliste me askënd, por vetëm i shikonte. Mjeku e tërhoqi nga dhoma Fehmiun, dhe i tha:
-  Eja pas meje.
Shkuan te zyra e mjekut, atje ja sqaroj gjendjen momentale të Albanit, dëgjo Fehmi:
- Plagët, djali i ka serioze, prandaj edhe nuk mund ta lirojmë sot në shtëpi, duhet të presim deri sa pak ta marrë vetën,  besoj se pajtohesh me këtë po them unë, i foli mjeku!
- Po si të them z, mjek, patjetër duhet t’i përmbahem rekomandimeve tua. Ashtu  ju, si  e parashihni se është më mirë do të veproj. Pas përshëndetjes me mjekun. Fehmiu u nis për në shtëpi.  Rrugës duke ardhur kalkulonte në mendjen e tij, se ti tregonte, apo jo të shoqes.  Edhe njëri variant edhe tjetri nuk dilte mirë, t’i tregonte kishte frikë, se mos po ndodh diçka, të mos i tregonte do ta merrte vesh, sepse ai do të qëndroi për disa ditë në spital!  Me të ardhur në shtëpi, u dolën përpara shoqja dhe fëmijët. Doli nga vetura i vetëm.
- Ku është Albani Fehmi?!
- Eja të hyjmë brenda Resmije, pastaj të tregoj!
- Pse, mos i ka ndodhur gjë djalit dhe nuk më tregon?!
Po, jo moj se çfarë t’i ndodhi i tha Fehmiu, me një zë të ultë. Hyn brenda dhe filluan të bisedojnë ashtu shtruar:
-  Dëgjo, Resmije paraprakisht duhet më besosh mua, për të treguar, për ndryshe asgjë nuk do tregoj  i tha Fehmiu!
Fol... –do të mundohem të përmbahem edhe pse e kam të vështirë këtë gjë!
Nis rrëfimin Fehmiu:
-  Rrugës, duke u kthyer nga biblioteka e qytetit, e kanë zënë Albanin policia, në trupin e tij ja kanë gjetur një libër, për të cilën e kanë akuzuar se është libër armiqësor. Mandej e kanë dërguar Albanin në stacion për të treguar, se kush e ka udhëzuar të lexoj atë libër!  Albani nuk ka pranuar të bisedoj dhe të pranoj asgjë, për këtë çështje e kanë malteretuar  policia. E dërgova te mjeku, por mjeku më këshilloi, që të mbetet nja dy ditë për përkujdesje mjekësore, tani do ta lëshojnë përfundon rrëfimin Fehmiu! Resmija, Nora e Vegimi, kishin ndërruar pamjen e fytyrës!  Resmija nuk qante me zë, por lotët nuk ju ndalshin fare dhe vetëm ofshante... - e herë pas here thoshte, bir i nënës, po ku të gjetën ty ata të mallkuar?! Fehmiu mundohej ta qetësonte, duke e siguruar se tani djali është mirë dhe nuk ka kurrfarë rreziku. Të lutem më beso!...
Ishte bërë mesi natës dhe asnjëri në atë shtëpi nuk kishte shtirë gjumë në sy, megjithëse ranë në shtretërit e tyre secili, por e pamundur të flinin!
Të nesërmen u zgjuan ashtu të dremitur.  Fehmiu, fillimisht bëri telefon në vendin e punës, se sot nuk mund të vij  në punë, duke ja sqaruar rrethanat çfarë i kishte ndodhur.  Ai së bashku me të shoqen u nisën në mëngjes për në qytet, për të parë gjendjen e djalit. Resmijes, nuk i zihej vendi vend pa e parë, megjithatë kur arritën, para hyrjeje, Fehmiu e luti të qëndroi ashtu e fortë, gruan e tij, me qëllim që djali të ndjej më pak dhembje. U ngjitën shkallëve dhe paraprakisht u takuan me mjekun dhe motrat medicianale, që sa do pak të informohen për gjendjen e Albanit. Mjeku i inkurajoi, duke i thënë se vërtet është duke përparuar gjendje e tij. Hyn në dhomë. Albani tek sa ishte zgjuar nga gjumi. U përshëndet me prindërit,  u tregoi se pak është më mirë, megjithëse kam ende dhembje në gjoks dhe në krah, por do të më kalon.  Fliste me zë lutës, përpara prindërve!
- Posi biri im, patjetër se do të kaloj edhe atë shumë shpejt folën njëzëri prindërit!  Resmija, mbeti edhe pak, ndërsa Fehmiu, doli nga spitali dhe u nis drejt e në shkollë.  Do ta njofton drejtorinë rreth rastit të djeshëm, megjithëse edhe ata kishin dëgjuar në rrugë të tërthorta për këtë rast. Fehmiu, troket në derë të zyrës së improvizuar të drejtorit. Ku  ishin  duke mësuar në atë shtëpi dhe me një urdhëroni...- hyni, nga ana e drejtorit shfaqet para tij Fehmiu, urdhëroni uluni e luti drejtori.
Po, z. Drejtor,  do të ulem pak.  Me siguri e dini, se unë jam prindi i Albanit, po si, ju duhet me qenë krenar me atë djalë të vyeshëm! Filloi bisedën drejtori...- është shembull për gjithçka në shkollën tonë! Po, drejtor, por kjo si duket e pengon dike dhe dje ka pësuar një fatalitet nga ana policës, të cilët janë shfrenuar pa mëshirshëm mbi djalin. Drejtori, ndjeu një keqardhje të thellë dhe për disa minuta u krijua një heshtje montone, për ta thyer heshtjen drejtori e pyeti:
- Po, tani si është Albani?   
Si të them drejtor, është pak më mirë, por do të duhet të qëndroj për disa ditë në spital. Beso  nga të rrahurat shtazarake, nuk arrita as ta njoh djalin tim pohoi Fehmiu dhe më jepnin instruksione se duhet ta edukoj më mirë që ta duan shtetin e tyre!  
Ai me këmbëngulje nuk kishte pranuar të fliste asgjë dhe nga nervozizmi pse nuk ka folur asgjë, kundër askujt e kanë bërë që ta shijoj vdekjen me sy!
Tani më drejtori nga rrëfimet e Fehmiut, kishte mbetur i stepur dhe nuk dinte, as çfarë të fliste!...
- Dëgjo Fehmi...- ne mos të humbim kohë, ti dhe unë do të shkojmë ne spital. Beso, nuk më zihet vendi vend, pa e parë Albanin.
Mirë drejtor, unë mbase edhe për atë erdha që ta justifikoj, sepse nuk do të mund të vij për disa ditë në shkollë.
- Çfarë flet?!
- Kjo gjë nuk duhet të brengos fare Fehmi!- pohoi drejtori.
- Le të bëjë djali mirë, pastaj gjërat rregullohen.
Dolën nga shkollën,  hipën veturë dhe u nisën drejt ordinancës, ku ishte shtrirë Albani.
Atje u ngjiten heshtur Fehmiu me drejtorin, me të arritur në katin e dytë ku ishte i shtrirë Albani, ata sikur morën pak vetën, që të duken ashtu më të qetë për të mos i hetuar Albani!  Trokitën në derë, hynë njëri pas tjetrit, drejtori i foli Albanit... eh, burrë, mbahu se je i fortë, e burrat e fort edhe në rast fatkeqësish, duhet të qëndrojnë!
- Po si, foli me një zë të qetë Albani, por ja që po i pengoj të tjerët! Sikur ja kam zënë shtetit rrugën.  Drejtori e dëgjonte me vëmendje tek fliste Albani!  
- Ç’të bësh, kjo jetë e zymtë  përditshmërisë, na ka sjellë në këtë gjendje, ku jemi sot?!
Sot ti je viktimë e tyre, nesër dikush tjetër, sa e  sa njerëz janë duke e pësuar anë e kënd  Kosovës, çdo ditë të njëjtin fat Alban, djali -tha drejtori.  Megjithatë do të vijnë ditë mira. Unë nuk do të ju lodhi më shumë, tha drejtori mbase djali, ka nevojë për pushim, por gëzohem që është më mirë dhe shpresoj se do të del së shpejti nga spitali. U përshëndet me Albanin dhe nënën e Albanit, ndërsa Fehmiu, në shenjë falënderimi e përcolli deri në porta e spitalit. Duke i uruar shëndet dhe falënderime  për vizitën që i bëri djalit të tij.
Tani më ky lajm, ishte përhapur gjithandej fshatrave dhe qytetit, madje kishte reaguar edhe KLDMNJ,  por kjo ishte vetëm sa për të informuar opinionin e gjerë. Se këto ditë ishte edhe një viktimë e këtyre argatëve të shtetit. Albanin e vizituan mjaft njerëz, sa në ordinancë, po aq shumë edhe në shtëpi. Mjeku pas disa ditësh duke e  parë gjendjen e tij pak më të mirë e kishte liruar në shtëpi,natyrisht duke qëndruar ende shtrirë dhe për të përdor edhe një kohë terapinë mjekësore dhe udhëzimet tjera. Shkoi një kohë relativisht  e  gjatë që Albani, kishte munguar në shkollë. Pas disa kohësh përsëri u kthye në shkollë, mjaft i gëzuar në bankat shkollore. E kishte marrë malli shumë për shokë shoqe dhe profesorët e tij. Megjithatë  të gjithë ata e pritën në mënyre  më të mirë të mundshme, duke i uruar shërim dhe suksese.  Madje shokët dhe shoqet në mënyrë të organizuar e kishin bërë pritjen e tij,  kishin stolisur me lule klasën dhe në tabelë e kishin shkruar: “Mirë se na erdhe përsëri në shkollë shoku ynë i dashur Alban”.  Pritjen e kishin bërë duke u rreshtuar, krah për krah njëri- tjerit, profesorët dhe nxënësit e asaj shkolle!
Sa ishte emocionua, atë ditë Albani. Ai tani më nga ajo kohë kur ishte kthyer në shkollë, nuk kishte pasur probleme me polici! Shtatorin që kishte ardhur, Albani do të jetë viti i fundit i shkollimit të mesëm. Në atë vit do të jetë edhe maturant,  prandaj edhe kishte shumë, më shumë obligime se sa në vitet paraprake. Krahas kësaj Albanin, si duket jeta e kishte mësuar që edhe të shijoj edhe erën e dashurisë!  Kjo mbase kishte ndodhur në shikim të parë në një vajzë bionde,me një ecje elegante!  Mirëpo ende nuk kish vu kontakt,asnjëherë me të. Por pa prit masë një ditë ajo vajzë, emri  i saj  ishte  Tringa, iu ofrua në mënyrë miqësore!
-Jeni ju Albani?
- Po ju përgjigj me ndrojtje dhe plotë emocion!
- Kam dëgjuar shumë çka  rreth teje, natyrisht se keni komplimente edhe nga ana ime! Vajza me kaq përfundoi dhe u largua. Albani mbeti atë ditë gojë hapur, nuk dinte të gëzohej, apo si të shprehej, vetëm se vërehej në fytyrë ishte skuqur mjaft!  Filluan të takohen, e të bisedojnë për shumë çka: për jetën e tyre, për mësimet e gjëra tjera.  Komunikimi i tyre i shpeshtë, bënë që edhe ti ndihmonin njëri- tjetrit. Edhe Tringa ishte maturante e shkëlqyeshme. Gjatë takimet që të dy ndjenin diçka shumë më shumë, se marrëdhënia e tyre shoqërore, por asnjëri nuk merrte guximin, të ja thoshte i pari, atë që ndjenin për njëri tjetri!... Kështu ditët kalonin dhe lidhja e tyre sa vinte e forcohej, Tani më ata kishin krijuar, të pa shmangshëm edhe dashurin e tyre mes vete! Si duket ja kishin dhuruar njëri tjetri zemrën dhe asnjë ditë dot, nuk mundeshin pa u takuar. Herë pas herë, dilnin në qytet, shkonin në ndonjë lokal për të pirë ndonjë kafe, apo dilnin në natyrë... Bisedonin mes veti, kështu dinamika e jetës së tyre, tani kishte marrë karakter, shumë më efektiv. Mbaruan gjysmë vjetorin e parë të maturës, pa pasur shumë obligime të mëdha.   Gjysmë vjetori i dytë, mbase kishin filluar obligimet shumta, prandaj edhe maji do të vij shumë shpejt. Së pari do të tërhiqnin temën e diplomës. Albani, kishte vendosur ta tërheq në letërsi, ndërsa Tringa në histori. Fundi i majit do të jetë mbarimi vitit shkollor për maturantët.  Krahas obligimeve, si duket edhe ishin të mërzitur, nga ajo ndarje pas katër viteve! Punët e maturantëve, shkuan ashtu sipas radhës  përfundimi mësimit, fotografimi për plakat,pastaj edhe pas disa ditësh edhe mbrojtja e temave të diplomës. Gjë  që Albani e kreu me suksese të shkëlqyeshëm po ashtu edhe Tringa. Suksesi të cilin kishin, nuk donin që ta ndërpresin rrugën e dijes, përkundër kushteve të vështira që kishin. Konkurruan në  afat të qershorit, Albani në Fakultetin juridik, ndërsa Tringa në Fakultetin filozofik- dega e historisë, që të dy ishin pranuar në fakultet përkatëse. Tetori u dukej larg për të vazhduar studimet,  megjithatë e kaluan disi atë verë.  Të gjithë studentë, ja mësyn objekteve të improvizuar në fakultete,  vetëm e vetëm mos ta ndalin rrugën e dijes. Jeta studentore e Albanit dhe Tringës edhe pse në kushtet që mësohej ishin të vështira, me gjithat puna aktive e tyre i bënte, që sa do pak t’i harronin, sa e sa vështirësi që ju paraqiteshin atyre!   Viti një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e  tetë,  “Një tetori”, atij viti Albani dhe Tringa, krahas shokëve nuk do ti gjenin duarkryq!
 Do të viheshin në ballë të organizimit të protestave gjithë studentore. Ata ishin caktuar nga fakultet përkatëse ku studionin. Kalkulonin çdo ditë me shokë të tyre, se si do të duken protestat, cilat do të jenë masat për ecurinë e saj edhe pse të vetëdijshme se nuk ishte punë e lehtë, por nuk do të tërhiqeshin mbrapa, para asnjë presioni politikë!   Kishte të atillë, që u bënin thirrje të tërhiqeshin!... - ata   tani më ishin këmbëngulës!
Albani, tani më rrallë dukej në fshat,  ai i kishte hyrë detyrave më madhore, prandaj fliste me prindërit u thoshte:
- Mos u bëni merak, se ne kemi shumë punë këtu në Prishtinë.  U organizuan protestat, ashtu si ishte planifikuar, atij shfrenimi policor, nuk ishte shpëtuan as Albani  e as Tringa, ishin të përgjakur që të dy dhe njëri tjetrit u thonin, mos ke dert për mua, ky gjak i yni do ti shërbej Kosovës në të ardhmen!   U shtypën  me dhunë protesta  e studentëve, nuk mundën ta shtypnin dashurin për çlirimin e vendit nga robëria.  Lajmëtarët e lirisë trokitnin në malet tona.  Albani  kishte dëgjuar, por ishte entuziast të bij në kontakt me ta! Ai u fliste shokëve të studimeve, madje edhe Tringës, këta lajmëtar që po vijnë, po vijnë për të mirën tonë shokë. Por dëgjoni edhe ne duhet të jemi aty, ata e dëgjonin me vëmendje dhe sikur pohonin se po patjetër. Në rrugë të tërthorta Albani,  kishte ra në kontakt dhe fillimisht ishte detyrë e tij, që të ngrit moralin te shokët e tij, në luftë për liri! Kishte të atillë që ende nuk besonin atyre, çfarë ndodhte çdo ditë. Madje kishte edhe trillime nga më të ndryshmet.  Albani u përgjigjej:
- A do të jemi në gjendje të qëndrojmë gjithmonë të robëruar!
-  Nëse ne nuk e mbrojmë pragun tonë, kush do të na mbroj?! E shumë, e shumë fjalë inkurajuese për të ngritur moralin dhe sa më parë ti bashkëngjiteshin kësaj lufte për liri.
Një ditë Albani e kishte takuar Tringën,  foli për shumë çka rreth planeve të jetës së tyre, ja shprehte dashurinë e tij më të madhe në jetë që kishte, por herë pas herë fliste se ndoshta për shkak të disa obligimeve që kam, nuk do të mund të takohem. Prandaj mezi t’i kryej ato, ne përsëri do të vazhdojmë, aty ku do të mbesim. Tringës, nuk ja merrte mendja se Albani, do të shkonte në luftë!  Për këtë gjë as prindërit e tij, nuk e dinin se djali tyre do të bashkëngjitej trimave të maleve!
Një ditë vjeshte, tani më kur Albani kishte vendosur të inkuadroj në radhët e UÇK-ës mori një letër të pastër dhe vazhdon të shkruaj:

“ E dashur Tringa

Më lejo të shkrua,j dy tri fjalë.  Rrugën e dijës  që e vazhduam së bashku, më duhet ta ndërpresë, për një kohë edhe pse isha në kërkim të dijes dhe të formimit të personalitetit tim intelektual.  Më duhet që për një kohë ta kthej kokën ka lindja, sepse besoj se së shpejti do të lind dielli i lirisë, që aq shumë po na mungon! Vet jeta më mësoi, që jeta është e rëndë nën robëri. E di se ti je një shtyllë e fortë e jetës sime, e di se do të mungoj, por nganjëherë jeta, i ka të tilla barriera dhe nuk mundemi t’i shmangemi atyre. Edhe pse kishim shumë plane, për jetën tonë të përbashkët, megjithatë  duhet t’i ndërpresim, për një ditë më të mirë. Për ne, kjo rrugë që do ta nisi, vërtet është rrugë e shtruar me gjemba, por pa ecur nëpër këta gjemba, nuk do të mundemi të ecim në rrugën e shtruar me lule!...  
Tringa ime këtë që po shkruaj, mbase mund të jen edhe fjalët e mia të fundit që komunikojmë mes vet, të kisha lutur po që se nuk kthehem nga rruga e lirisë, atëherë këtë letër ta lexosh në ditën,  kur do të më përcillni në përjetësi!...
Kam një lutje që do të ja përcillesh prindërve  të mi, çfarëdo që të më ndodh mua të më falin, por e kemi obligim moral, që t’i dalim zot atdheut, në këto ditë të vështira dhe gjithsesi duhet të jen krenar për veprën që po e bëjë!

Të do i yti Albani”    

Albani e kishte  shkruar këtë letër dhe ja kishte dhënë një shoqes së tij, që të ja dërgoj Tringës,  ajo e kishte lexuar, disa herë. Kishte qarë shumë, por megjithatë e  mbante shpresa se do të kthehet ndonjë ditë. Nuk besonte se mund të vritej edhe pse rreziku ishte evident!  T’i tregonte prindërve të Albanit e kishte të vështirë, se Albani, tani gjendej në male dhe ishte nisur për tu flijuar për të dashurin atdhe. Familja kishin pritur se do të kthehej në vikend, ashtu si do të kthehej vazhdimisht, por kjo nuk kishte ngjare atij vikendi. Andaj edhe ishin bërë merak pa masë, se ku kishte mbetur djali!
- A thua vallë, çfarë i kishte ndodhur?!
Kishin pyet në disa vende, por nuk kishin marrë përgjigje. Me që disa nga shokët vërtet nuk e dinin se ku ishte Albani dhe së fundi kishin pyetur Tringën?! Ajo me vaj në buzë, ju kishte përgjigjur, ka shkuar...  
-    Ku ka shkuar Tringa?... Të lutem fol, insistonte Fehmiu!
- Ka shkuar në male xha Fehmi, atje ju ka bashkangjitur trimave të Kosovës.  Fehmiu për një kohë u step, nuk dinte si të reagonte pasi u qetësua pak, foli me Tringën edhe një herë, mirë bija ime ai  do të kthehet një ditë! Ashtu ka qenë vendimi i tij dhe nuk kemi çfarë të bëjmë edhe anëtarët tjerë e kuptuan se tani Albani ishte në male së bashku me ushtarët e lirisë.
Lufta këto ditë gjithë një e më tepër po merrte përmasa më të mëdha, nga terreni vinin lajme se edhe Albani, kishte treguar një gatishmëri të lart ushtarake dhe se ishte sy patrembur. Edhe komandantët e tij flisnin për  dëgjueshmëri të lartë ushtarake të Albanit, si dhe zbatonte urdhëratë në çdo moment. Në ofensivën të cilën morën një ditë, për tu përballur me forcat armike, një snajperit  e qëllon për vdekje. Shokët e rrethojnë aty afër, tek po nxirrte frymën e fundit, shokët e tij e përcillnin me lot në sy çdo minutë të fundit të tij. Albani merrte frymë thellë, megjithatë nxori disa fjalë nga goja:  
-Amanet,  Tringës të më fal, se kjo rrugë që nisa,  po ndan nga jeta, nga dashuria që pata aq shumë ndaj saj. Po na ndan njëherë e për gjithmonë...- por po i bashkohemi me të gjithë atyre që ranë në flakadanin e lirisë! Jam i lumtur për këtë, prandaj ju vazhdoni deri në momentin e fitores. Ai i mbylli sytë qetas.  Dita e varrimit të tij ishte madhështore, askush nuk përmbahej nga emocionet!  Te nënë Remzja  vërehej dhe te  Tringa, se kishin një dhembje të madhe në shpirt.  Amaneti i Albanit, u përcolle edhe në ceremoninë mortore, u lexua letra nga Tringa të cilën e kishte shkruar, në ditën, kur ju kishte bashkangjitur luftës për liri. Askush nuk përmbahej.  Tringa, humbi dashurinë e jetës së saj,  por që momentet e pas luftës, ajo krenohej se pati një të dashur,  i cila dha jetën e tij për Kosovë. Ajo arriti t’i mbaroj studimet për histori ku edhe diplomoi në temën:
 “ Lufta e  shenjtë  e dëshmorëve të UÇK-ës”