E merkure, 24.04.2024, 08:27 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Ndrekë Luca

E marte, 11.08.2009, 09:06 PM


NDREKË LUCA /1924-1993/

Nga Halit Bogaj

Populli ynë gjatë zhvillimit të vetë kulturor lindi emra të shquar edhe në fushën e artit teatror dhe kinematografik.Njëri prej tyre ishte edhe Ndrekë Luca ynë i madh që na la shumë vepra të famshme me role të ndryshme maestrale të cilat na kanë mbetur në kujtesë të përhershme.Çdo film të tij që e kemi  shikuar na duket se po e shohim edhe sot se si luante me aq zjarr shpirtëror dhe pasion të madh. Rolet i kishte në gjak dhe dukej se vërtet ishte i lindur për t’i realizuar ato që ia kishte parashtruar vetes si detyrë parësore.

Ndrekë Luca nuk ishte actor i një formati të thjeshtë, por një ikonë e vërtetë poliedrike e cila shkëlqente rol pas roli, si në  film ashtu edhe në teatër.

Ne në Kosovë që kemi pasur rast t’i shikonim  disa filma të tij ishim tejet të lumtur që në ato vite nëpër kinematë tona shfaqeshin edhe krijimet e tij madhështore të cilat për ne ishin një risi e posaçme, aq më tepër kur me dhjetra vite mes nesh kishte ekzistuar ai muri i njohur i Berlinit- midis vëllezërve të një gjaku.Ndrekë Luca bashkë me aktorët e tjerë e theu at mur të  hekurt të cilin e kishin vënë armiqt tanë sllavë për të na ndarë nga ata që i kishim aq mallë.Ato ishin ditët tona më të lumtura dhe kinematë kosovare ishin të mbushura me spektarorë nga të gjitha viset e vendit.Sallat e kinemave vizitoheshin nga të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, duke u shprehur një dashuri e madhe ndërvëllazërore, ngase për herë të parë na vinin mundësi të tilla që për së afërmi t’ i përjetonim vlerat e larta artistike që i krijonte Shqipëria e pasluftës.

Ndrekë Luca
Ndrekë Luca
Në ato vite të gëzueshme  jepej “Java e filmit shqiptar” nga Shqipëria në të  cilën u shfaqën disa filma, në mesin e të cilëve ishin edhe ata të aktorit fenomenal për të  cilin e kemi  fjalën në këtë shkrim..Duke i evokuar ato kujtime kush mund ta harrojë filmin”Plagët e vjetra” në fund të të cilit Ndrekë Luca e kishte futur nën sjetull një mini sculpturë të Enver Hoxhës/për të cilin atëherë mendonim se ishte sinonim i bashkimit kombëtar/.Dhe duke e dashur Enver Hoxhën nga zemrat tona buronte atdhedashuria e paparë, por e fshehur brenda nesh nga armiku ynë shekullor.


Filmi tjetër i Ndrekë Lucës që e shikuam atëherë ishte edhe realiziumi i shkëlqyer” Komisari I dritës/1966/”, në të  cilin aktron bashkë me Rikard Larjen dhe Roza Anagnostin/në rolet kryesore/.Ndonse edhe në këtë film e interpretonte një rol negativ, si edhe në pjesën dërmuese të realizimeve të tij, Ndrekë Luca shkëlqeu si një meteor i paparë.Po ato vite ai erdhi në Prishtinë për ta ndezur atmosferën edhe me dramën “Përmbysja” e cila përjetoi duartrokitje frenetike nga shikuesit tanë të cilat zgjatën  një kohë të gjatë..Ndrekë Luca, bashkë me Besa Imamin u mishëruan thellësisht dhe në mënyrë të paharruar me të gjithë ne që e shikuam pjesën e tyre fenomenale.Kur jemi te dramat, ai realizoi në nivel të lartë edhe”Shtatë shaljanët”/të cilën e shkroi vetë/,”Familja e peshkatarit”,”Dragoi i Dragobisë”,”Trimi i mirë me shokë shumë”,”Baca i Gjetajve”,”Toka e jonë” dhe “Epoka para gjyqit”.Nga dramaturgjia e huaj realizoi dramat:”Othello”,”Arturo Ui”,”Makbethi”dhe”Orët e Kremlinit”

Ndrekë Luca tërë jetën e tij ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen e të parëve të tij Dukagjinin, ndaj në një rast kishte thenë :I lutem Zotit që të mos vdes pa u çliruar Kosova, ëndërr kjo e cila  nuk iu realizua .Siç e dimë nga kronologjia e roleve , realizimi i tij i parë ishte projekti teatror”Halili dhe Hajria”në të cilin interpreton Shpend Gjeto Plakun, rol ky i cili ia hapi të gjitha rrugët për të qëndruar tri dekada të tëra në skenë.

Në karierën e tij artistike Ndrekë Luca realizoi mbi 100 role të llojllojshme me të cilat mburret populli ynë dhe gjeneratat e ardhshme të cilat do ta shohin rrezatimin e vërtetë të kreativitetit të këtij aktori të shquar atdhetar, i cili e kishte pasur vetëm një ëndërr, që në Holivud ta luante një rol/ sigurisht për t’i treguar opinionit amerikan se edhe shqiptarët kishin aktorë të shquar të’ përmasave botërore/.Por për të gjitha këto ai nuk kishte kurrfarë megalomanie, por  vetëm donte ta provonte veten edhe përtej Oqeanit.Se çfarë rendësie kishte për të Perëndimi, tregonte edhe një letërkëmbim I shkurtët me aktorin më të madh të skenës teatrore- Lorens Olivien, të cilin Ndrekë  Luca e kishte pasur idhull, ashtu edhe siç e kishte merituar aktori i madh anglez.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora