E marte, 28.09.2021, 11:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Sokol Demaku

E marte, 11.08.2009, 06:33 PM


Poet shqiptar me banim në Suedi. U lind në vitin 1954, në Abri të Drenicës, në Kosovë. Njëherit është prozator, pedagog, publicist dhe redaktor. Studjon Pedagogjinë në Universitetin e Gethenborgut, ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton me sukses revistën e përmuajshme "Dituria", si dhe një radio lokale me emrin "Radio Dituria". Njëherit punon si gazetar i lirë i programeve në gjuhën shqipe „Jehona” të Radio Suedisë. Që në moshë të njomë e kultivon poezinë. Është prezent në antologjinë poetike (shqip/rumanisht) Cheia sufletului/Çelësi i shpirtit (Bukuresht, 2008), si dhe autor monografisë mbi shqiptarët e Boråsit të Suedisë: Historia e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni/Albanska Kulturcentrets Historia (Bukuresht 2009). Është autor i projektit të antologjisë poetike Lugina e Preshevës dhe Diaspora Shqiptare, që pritet të dalë gjatë këtij muaji.

ERRËSIRA

Diku në thellësinë e natës
Jam tretur unë,
Diku në ferrin e jetës
Do të gjendem unë.

Errësira tregon vdekjen
Drita lajmëron jetën,
Kjo është kënaqësi
Se jetën çdo kush e ka lakmi.

Një dritë nga lartë
Shkëlqen por e zbehtë,
E dobët për mua

E padukshme në horizont.

Por do vijë koha,
Do vijë dhe drita,
Do shpërndajë rreze,
Do gjallnojë jeta.

NËNËLOKJA

Shekujt e stepen, vitet e mjeruan,
Por Nënëlokja nuk u dorëzua!
Rrudhatë në ball i vijëzohen çdo ditë,
Tregojne vuajtjet mjerimin e pashpirt.
Stuhitë e kohës u sulën pa mëshirë,
Ta zhbijnë Nënlokën nga faqja e dheut.
E fortë, krenare me shpirtin çelik.
Nënëlokja qëndron me ballin fisnik.
Bijët e saj, bijët e shqipes,
Radhisin fitoret dita ditës.

KUR TI…

Kur ti
Më përkdhel mua,
Më duket se hapet toka.

Kur ti
Më jep puthjen,
Më duket se engjujt janë në mua.

Kur ti
Më shikon mua,
Zemra ime rrath pa pushuar.

Kur ti
Më dashuron mua,
Mendoj se bota ka ndaluar.
Kur ti më përket mua,
Më duket se po fluturoj.

Unë hap krahët
Dua të shkoj,
Dhe nuk dua më të ëndërroj.

Unë luaj në lojën e dashurisë
Që i jep jetë vallja yte,
Që plagët shëron.

Më lejo të shprehë ate që mund
Ta fal dashurinë që meriton,
Si askush tjetër.

Nuk më ndalon asgjë
As akulli e të ftohtit,
Se zemrën ma ngrohë dashuria jote.

KËNGA SHQIP

(Ma thot një mike në mergim)

Kam dëgjuar muzikën tuaj nga dhoma ime,
Dhe unë kështu ndjej kënaqësi në shpirtin tim.

Muzikë shqipe,
Që shpirtin ta ngrohë.

Unë vetëm kërkoj nga ju që të dini,
Se unë jam adhuruese e juaja.

Kurrë nuk kisha menduar
Se kjo do jetë miqësia jonë.

Unë e kuptova dhe e ndjej në shpirt,
E shoh se jemi miq të vertetë.

Kjo më bën të sigurtë në jetë,
Më jepë forcë dhe ideal.

E dëgjojë kur i këndon Shotës,
Ndjenja ma përshkon shpirtin.

Sa kënaqësi ka jeta, me këngën shqip!

JETA

Kjo është ajo,
Që të mëson shumëçka ,
Të rrëfen histori e tregon çfarëdo.

Kjo është ajo,
Që të jep njohuri,
Të jep mundësi për dituri.

Nuk është e lehtë të jetohet,
Por koha e ben të vetën,
Dhe mund të harrohet.

Po e ndjej vetën të zbrazët
Si një enë e thatë
Nga çdo anë degjojë ehotë sikur diçka thonë.

Por më duhet të kërkoj jetën
Por, jo ate që kisha dikurë

Ngase ajo ishte e zbrazët, ishte një humnerë.


(Vota: 9 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora