E premte, 19.04.2024, 09:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Dalan Luzaj: Kosova dhe Vlora (Poezi)

E marte, 11.08.2009, 06:23 PM


Dalan Luzaj

Kosova

Eshtë pak, shume pak të them: Gëzuar!
Dhe me gjak ta shkruaja është pak,
Eh Kosovë, mbi vdekjen ke fituar,
Pije helm dhe të bëhej gjak…
Të kërkonin palcën, të të shkulnin flamurin,
Djalit Atdheun i linit trashëgim,
Besa dhe nderi peshore te burri,
Busull liria, shkjau në shpinë.
Njëqind vjet skllave, ngele nën kamzhik,
Një shekull thundrës së muzhikut,
Dhe kur lindje ngjethëshe me frikë,
Çdo lindje, plumb ish për armikun.
Dasmat i fitoje qetas pa bujë,
Pas çdo dasme gjaku shkonte lart,
Herë derdhej brinjëve si uji,
Herë ngjitej shtizës për bajrak.
Vij nga larg i përmalluar, biri yt,
Loke, nëne kosovare pa rrënjë në tokë,
Të rrok si flamur, të shtrëngoj në shpirt,
Gjysma kullon gjak, gjysma rrjedh lot.
Zënë e dhimbjes kurrë s’ta dëgjuam,
Lindjet po: Loke, moj shtatzënë,
Zemrat gjakun kurrë s’e harruan,
Ish përmbys, rrënjëdala nënë.
Na shtove jetën, një shekull plot,
Mijëra trima i ngrite nga varri,
Shekulli shqiptar: Gëzuar nëpër Botë!
Fara edhe rrënja: Ti Adem Jashari.
Isa Boletini gjëmimet i ndjeje,
Dollinë e fitores ta pimë në Kaçanik,
Shtatzënë Kosova, pas çdo beteje,
Mbushe gotën plot, për ty Amerikë!

Vlorë – Kosovë

Stinët shartohen në një stinë,
Pranverën zgjodhën mbretëreshë,
Mes Atdheut Vlora jonë ndrin
Mes Vlorës Atdheu përshëndet.
Hënën nëpër fletë e ndez portokalli,
Ullinjve zbret Kanina për në Vlorë,
Brof mes qytetit Ismail Qemali,
Për Kosovë djema, shpejt për Kosovë…
Për Kosovë djema, se do ngremë flamurin,
Atje ky ngjyhet flamuri shqiptar,
S’kam mbaruar detyrën, ndaj çohet burri,
Eshtë sinori im ndaj s’rri dot në varr.
Prinin me flamur dhe me zemër prinin,
Derdhur në Vlorë, Kosovë e Çamëri
Balli i Kosoves, Isa Boletini,
Kush ish në Vlorë ish në histori.
Për Kosovë djema do ngremë flamurin,
Atje ku është ngjyer flamuri shqiptar,
S’kam mbaruar detyrën, ndaj s’rri dot në varr.
Tani për Kosovë flamur Boletini,
Zhgabë mes gjakut është Adem Jashari,
O nipërit e mi: ju them që ta dini,
Kur të mbyll sinorët, do më tresi varri…!

Chicago, 2009


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora