E shtune, 20.04.2024, 11:45 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Emigracioni, si po e ndryshon kontinentin tonë

E hene, 10.08.2009, 12:09 PM


Bashkimi Europian po përballet me një epokë të re ndryshimesh sociale dhe kryesisht demografike. Vala e fundit e emigrantëve në vendet e BE-së, përfshi miliona myslimanë, do të ndryshojë shumë shpejt kontinentin, madje në atë masë sa e ardhmja nuk do të ngjajë fort me të tashmen. Ja disa shifra: vetëm 3.1% e popullsisë së Spanjës ka qenë e huaj para vitit 1998. Në 2007-ën kjo shifër shkoi në 13.4%. Popullsia myslimane e Europës është dyfishuar gjatë 30 viteve të fundit dhe një rritje e madhe e saj parashikohet edhe në vitin 2015. Në Bruksel, emrat më të përhapur që preferohen për foshnjat sot janë: Mohamed, Adam, Rayan, Ayoub, Mehdi, Amine dhe Hamza. Shkalla e ulët e lindjeve në kontinent dhe shtimi i madh i emigrantëve do të ndryshojnë rrënjësisht atë që ne e konsiderojmë kultura dhe shoqëria europiane. Kjo përzierje e popullsisë do të ketë pa dyshim ndikimin e saj në çështjet e shkollimit, banimit, kujdesit shëndetësor, punësimit, dhe gjithçkaje tjetër që përbën komponentët jetësorë. Një ndikim të madh do të ketë edhe në politikën e jashtme. Sipas analistëve, megjithëse ndryshimet në pritje janë shumë më të mëdha, pak rëndësi po u kushtohet atyre nga politikanët. Sipas disa zyrtarëve të Komisionit Europian, fokusi i drejtuesve të BE-së ka qenë përqendruar gjithnjë në çështjet e strehimit të të ardhurve, pra të azilkërkuesve, si dhe në kontrollin e emigracionit dhe jo në integrimin e atyre që gjendeshin tashmë brenda dyerve të bllokut të 27 vendeve. Sipas tij, bëhet fjalë për një nënvleftësim që do të ketë pasoja. Në fakt ekziston një retorikë e përgjithësime për integrimin e emigrantëve të huaj, e shoqëruar me ndonjë paketë integruese, por këtij aspekti i duhet dhënë po aq rëndësi sa edhe kontrollit të fluksit të emigrantëve. Retorikat, deri më tani, nuk i kanë dhënë formësim ndonjë veprimi konkret politik.

Vendet e Bashkimit Europian kanë të gjitha historitë e tyre me emigracionin këto dekadat e fundit, por vitet e fundit janë përvijuar dy tendenca kryesore: ata kanë ardhur nga shtete të varfra dhe gjithnjë e më të shumtë në numër. Nga të gjitha hyrjet e kontinentit emigrantët vazhdojnë të vijnë përditë. Por ndërkohë myslimanët përfaqësojnë një numër gjithnjë e më të madh, pavarësisht faktit se në emër të islamit në Europë janë kryer shumë akte kriminale. Sipas një raporti të fundit amerikan, vendet e Bashkimit Europian kanë tradita të mëdha linguistike, religjioze, kulturore, historike. Ardhja e emigrantëve në këtë mjedis, dhe këtu bëhet fjalë për ardhjen e miliona të tillëve që kanë pamje të ndryshme, flasin një tjetër gjuhë dhe sillen në mënyrë të ndryshme nga të zotët e shtëpisë, krijon një përzierje sociale, që mund të shndërrohet edhe në konfliktuale nëse gjithçka, i lihet rastësisë. Lind pyetja sa dramatike janë ndryshimet demografike? Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se ka shumë zona në Europë që po bëhen gjithnjë e më tepër myslimane dhe brenda tyre po ndodhin ndryshime të mëdha. Megjithatë detaje të sakta është e vërtetë që do të mblidhen, sepse bëhet fjalë për një material shumë sensitiv. Shumë vende të BE-së nuk grumbullojnë statistika për popullsinë në bazë të fesë, sepse kjo konsiderohet si diskriminim. Numrat e BE-së për emigrimin në përgjithësi tregojnë një tjetër histori. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar, të 27 vendet e BE-së thithën rreth gjysmë milionë njerëz në vit. Megjithatë, që nga viti 2002, sipas raportit të fundit të Bashkimit Europian, "emigracioni në BE është trefishuar me rreth 1.6 deri në 2 milionë hyrje në vit. Në vitin 2004, BE parashikonte se popullsia e saj do të pakësohej me 16 milionë në vitin 2050. Tani mendohet e kundërta, se ajo do të rritet me 10 milionë në vitin 2060. Sipas këtij parashikimi vendi më i populluar i kontinentit do të jetë Britania e Madhe, me 77 milionë banorë. Aktualisht Anglia ka 20 milionë banorë më pak se Gjermania. Popullsia e Italisë pritej që të binte në mënyrë të ndjeshme, ndërkohë, së fundi, edhe ky parashikim ka ndryshuar dhe e ardhmja e popullsisë të këtij vendi nuk pritet të kenë ndonjë rënie të ndjeshme. Ndërkaq, një studim i një tjetër instituti, këtë herë amerikan, i bërë në vitin 2006, thotë se numri i myslimanëve në Europë mund të jetë rreth 23 milionë dhe se ata nuk janë të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme, por i gjen në vende të ndryshme dhe në numra të ndryshëm. Në vitin 2050, 20% e banorëve të Europës do të jenë myslimanë dhe kjo përqindje është arritur në një sërë qytetesh të Europës. Në vitin 2026, të bardhët do të jenë një pakicë në Birmingam dhe në ndonjë qytet tjetër të Anglisë. Një tjetër parashikim thotë se myslimanët mund t‘i tejkalojnë jomyslimanët në Francë dhe ndoshta kjo mund të vlejë për gjithë Europën në mesin e shekullit. Austria ishte 90% katolike në shekullin e 20, por feja myslimane mund të përbëjë shumicën e fëmijëve nën 15 vjeç, në vitin 2050. Por parashikimet demografike gjithmonë janë të diskutueshme dhe ndryshojnë në varësi të faktorëve të papritur. Shkalla e lindshmërisë është e vështirë që të përcaktohet, ndërkohë që edhe numri i emigrantëve mund të rritet, apo pakësohet në varësi të ndryshimit të politikave. Një ekonomist i Parlamentit Europian që është marrë prej vitesh me problemin e demografisë, parashikon se myslimanët përbëjnë aktualisht 25% të popullsisë së Marsejës dhe Roterdamit, 20% në Malmo, 15% në Bruksel dhe Birmingam dhe 10% në Londër, Paris dhe Kopenhagen. Sondazhet e fundit tentojnë që të tregojnë se radikalizimi i frikshëm i myslimanizmit të Europës nuk ka ndodhur. Kjo të jep shpresë se të ardhurit e rinj do të integrohen më mirë dhe me sukses. Megjithatë, breznitë e dyta dhe të treta të myslimanëve shfaqin herë pas here shenja të një vështirësie më të madhe integruese se vetë prindërit, apo gjyshërit e tyre vite më parë. "Policy Exchange", një grup studimor britanik, gjeti se mbi 70% e myslimanëve mbi 55 vjeç, e gjenin veten shumë më të integruar me vendasit. Kjo shifër binte në 62% te brezat e rinj, kryesisht ata të moshës 14-24 vjeç. Për sa i përket europianëve, ata, në sondazhet e tyre, shprehen se nuk duan më që të vijnë emigrantë të tjerë, por politikanët zakonisht i shmangen një debati të tillë. Së fundi, Franca ndaloi përdorimin e shamive në shkolla, si dhe vënien e kryqeve të mëdha e të dukshëm, duke e bërë këtë ligj të përbashkët për të gjitha llojet e feve. Ndërkohë edhe Britania e Madhe i ka shtrënguar shumë ligjet për urrejtjen fetare. Por, gjithsesi, bëhet fjalë për raste të izoluara legjislacioni. Në këtë mungesë ligjore ka gjetur hapësirë një grup politikanësh të ekstremit të djathtë, që kanë fituar disa vende në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian. Ata, në këtë tribunë, përfitojnë nga rasti për të folur kundër islamit. Fakti që gjatë këtyre viteve, partitë e ekstremit të djathtë kanë gjetur terren, flet për situatën e vërtetë të debatit dhe marrjen e masave konkrete për integrimin e emigrantëve. Disa studiues thonë se elita europiane duhet të mbushë hapësirat sa nuk është vonë. Pika e nisjes është padyshim një debat më gjithëpërfshirës për integrimin. Pa një masë të tillë, rrezikohet të shkohet në një shoqëri të polarizuar getosh dhe të krijohet një dasi e padrejtë dhe plotësisht e shmangshme mes vendësve dhe të ardhurve. Një nga problemet e mëdha të integrimit është mungesa e njohjes së gjuhës së huaj. Sipas disa të dhënave, 28% e fëmijëve që lindin në Britani dhe në Uells kanë një nga prindërit të huaj, çka e bën hera-herës më të vështirë integrimin. Ndërkohë ka vende si Gjermania që emigrantët janë grupuar dhe kanë dalë me përfaqësime të vërteta edhe në Parlament. Gjermania nisi reformimin e ligjit të zgjedhjeve dhjetë vjet më parë, duke i dhënë, ndër të tjera, disa të drejta popullsisë turke që përbën një shumicë të konsiderueshme.

Demografia do t‘i shtrëngojë politikanët që të përballen me këto çështje herët ose vonë. Së fundi disa janë ndërgjegjësuar për këtë realitet dhe po përpiqen që të nxisin debatin, i cili është fillimi i ndryshimit.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora