E shtune, 20.04.2024, 12:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Intervistë me poetin Avdush Canaj

E hene, 10.08.2009, 06:27 PM


Bilall MALIQI

 

AVDUSH CANAJ, POET

 

POEZINË E KAM SHPIRT

 

Avdush Canaj është poet që i kushton rëndësi të veçantë ligjerimit poetik për fëmijë.Vargu i tij është me plot ngjyra e metafora.Poezitë e tij janë të lloj-llojshme posi ngjyrat e ylberit.Përpos që shkruan poezi ai shkruan edhe tregime shumë interesante për fëmijë.Për t’i shpalosur krijimet e tij poetike  dhe motivet që i ka paraqitur nëpër vargje, ne zhvilluam një bisedë me këtë poet për t’u njohur më gjërësisht për jetën e tij krijuese…

 

Fillimisht,  ju lutemi shkurtimisht  për biografinë tuaj , kush është Avdush Canaj?

 

 

Avdush Canaj
Avdush Canaj
-Unë jam Avdush Canaj, kam lindur në fshatin Koretin të Kamenicës, më 12 qershor 1955.Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreva në an, ndërsa Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi e Gjuhë Shqipe në Prishtinë.Që nga viti 1977 punova në TV Prishtina, gazetar në Programin për fëmijë.Shkruaj kryesisht për fëmijë, poezi e prozë.Jam anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.Punoj profesor në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Gjilan.

 

 ZANAFILLA

 

 Me shkrime keni filluar të merreni herët, nga shkolla fillore, na thuani çka j motivoi të merreni me shkrime?             

 

-Nga im vëlla Alushi i cili shkruante  dhe ishte një poet me talent të rrallë, mirëpo jeta e tij ishte e shkurtër, vdiq në moshën njëzetë vjeçare.Unë u mësova nga ai të shkruaj poezi dhe pas shkuarjes së tij në amshim mora një detyrë që këngën e tij të lënë përgjysmë, valsën e këputur ta qoj deri në skaj, dhe i shtrova vetes detyrë dhe deri tani nuk jam ndalur nga krijimi i poezisë për fëmijë, njëkohësisht edhe tregime që nuk e kam hobi, por tani është shndërruar në profesion.Pra hapat e parë i kam marrë nga vëllai Alushi i cili po të jetonte deri tani do të bëhej një shkrimtar i shquar i letërsisë për fëmijë.Këtë nuk po e them vetëm unë por kanë thënë edhe shumë të tjerë.Poezinë e kam në shpirt, ate e kam damar në dejt e gjakut dhe me të jam kudo.Është kënaqësi të shkruash për fëmijë, është vetë mrekullia ngase u ofron fëmijëve në sofrën e tyre diçka që u pëlqen atyre.

 

 

  LARAMANIA

 

Shkruani vjersha dhe tregime për fëmijë, me çfarë tema i kënaqë lexuesit e vegjël?

 

-Temat e mia janë të larmishme , është vetë bota që i rrethon ata, dëshira, loja, ëndrrat e tyre, dashuria për atdheun, për njeri- tjetrin, çapkënllëqet, vjershat për simpatitë e tyre, që i kanë vajzat dhe djemtë ndaj njëri- tjetrit, këto të fundit më flejnë në shpirt, dhe kjo është e veçanta në poezinë time.

 

Keni bashkëpunar  dhe bashkëpunoni me revista në Kosovë dhe Maqedoni, na thuani  diç  më tepër?

 

-Kam bashkëpunuar me të gjitha revistat që botojnë letërsi  për fëmijë në Maqedoni dhe Kosovë, mirëpo tash numri i tyre është zvogluar pos “Pionerit” që botohet në Prishtinë.Nuk është më “Fatosi” i Shkupit, as “Gëzimi” i Shkupit, është zvogluar mundësia, e tash krijuesi nuk ka ku t’i botojë vjershat apo tregimet, pastaj i boton në libër vjershat pa i publikuar nëpër revista letrare.Mendoj se nuk është faji te krijuesi, por faji është i dikujt tjetër…

 

KRIJIMTARIA

 

Filluat me librin “Gjeneral pa epoleta” në vitin 1992, na tregoni në pika të shkurtëra përmbajtjen e librit se për çka bëhet fjalë?

 

-Libri përfshin botën e fëmisë nga lindja deri kur shkon në shkollë dhe rritet madje ka edhe ndonjë vajzë për simpati.Përcillet bota e fëmisë nga lindja deri në faze të puberteti.Fëmija i librit “Gjenerali pa epoleta”nuk i beson përrallës që e ka sjell lejleku në jetë, por e din të vërtetën se ka ardhë në jetë nga dashuria e mamit dhe babit, pra për të s’ka tema tabu.

 

Më vonë botuat edhe libra tjerë si “Lepurushi i çokolatave”, “Gonxhja nga jupiteri”, “Zogu në degë” etj., si u mirëpritën  këto libra nga lexuesit e vegjël?

 

-“Lepurushi i çokolatave” dy vite më vonë më 1994 u botua nga “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, edhe këtu përmes rrëfenjëzave dhe tregimeve, është një personazh i vetëm Gresa ku paraqitet  bota e saj por edhe e gjithë fëmijëve tjerë, lojrat , ëndrrat, dëshirat, gëzimet, etj., është një personazh i vetëm ku përmes saj krijohet ky libër me titull tejet xiglues për fëmijë.Tregimet kanë zgjuar interesim te lexuesit sepse e kanë parë vetveten aty  kush më pak e kush më shumë.Lepurushi është një metaforë, ku përmes tij çdo gjë që blen babai dhe ia sjell Gresës  i thotë se ta solli lepurushi. Gresa dëshiron ta shohë lepurushin, por lepurushi ka shtëpinë në xhepin e babait.”Gonxhja nga jupiteri”, një libër i veçant për dashuri, për simpatitë e para tek fëmijët.Kritika e ka vlerësuar si një libër tejet i suksesshëm, pikërisht për këtë në vitin 2000 është shpallë libri më i mirë i vitit.”.Zogu në derë” u botua në vitin 2003 është vlerësuar nga kritika si libër i mirë, por edhe nga lexuesit.Nuk ngutem të botoj  e të kem tituj më shumë, por me rëndësi  për mua është vlera dhe arti i vërtetë.Në përgjithësi veprat e mia janë mirëpritur nga lexuesit por jo vetëm nga ata.

 

Çka mendoni për poezinë sot dhe poezinë e mëhershme-tërhiqni një diagonale?

 

-Derisa më herët shkruhej për shpendët , pranverën, verën, sot poezia për fëmijë ka ecur përpara , ka bërë një hap më shumë, është poezi moderne, Evropiane.Disa nga poetët që shkruajn këtë letërsi janë krahas atyre poetëve evropian.Mjafton t’i përmendim disa emra si:Rifat Kukaj, Agim Deva, Gani Xhafolli, Abdulla Thaçi poetë të mrekullueshëm që meritojnë dhe duhen të përkthehen në gjuhë tjera në mënyrë që të dijnë të tjerët sa ka ecur  përpara letërsia për fëmijë në Kosovë.

 

Çfarë është bashkëpunimi juaj me krijues të Kosovës Lindore  dhe me kend njiheni më tepër?

 

-Më tepër njhem me shkrimtarin Jonuz Fetahaj, me Mexhid Mehmetin të cilët shkruajnë bukur për fëmijë dhe i kam miq të mirë.

 

  “ YLBERI”

 

Jeni kryeredaktor i revistes së pavarur “Ylberi”, na thuani a ka vend  kjo revistë për  punime të nxënësve tanë qoftë edhe të atyre që përkohësishtë jetojnë në Gjilan?

 

-Dikur e botonim “Ylberin” dhe ishte e shkëlqyeshme për fëmijë, mirëpo mungesa e anës financiare e bëri të veten dhe u detyruam ta ndërpresim përkohësishtë.Dhashtë Zoti që dikush e shtrinë dorën e ndihmës.Disa nga krijuesit e vegjël të Kosovës Lindore kanë gjetur vend me krijimet e tyre në këtë revistë.

 

Ardhmëria poetike e Avdush Canajt?

 

-Kam një mori dorëshkrimesh me poezi e tregime për fëmijë.Dhashtë  Zoti që të botohen të gjitha sepse në secilin prej tyre kam nga një pjesë të shpirtit.Me to do të pasurohet letërsia për fëmijë.

 

 

MEDIAT

 

Çka mendoni për mediat e shkruara  që dalin në Kosovën Lindore në veçanti kur është fjala për revisten për fëmijë dhe të rinj “Diellori”?

 

-Për fat të keq “Diellorin” ende nuk e kam patur në dorë.Shumë kisha dëshiruar  ta shfletoj  ngase lexuesit e vegjël kam dëshirë t’i përcjell,  ta shoh rritën e tyre edhe nëpër revista .Shkrimtarët për fëmijë po plaken dhe natyrisht dikush duhet t’i zëvendësojë ata.

 

Sa përkrahet kultura letrare në përgjithësi te shqiptarët?

 

-Për fat të keq shumë pak.Nuk ndahen mjete, nuk përfillen për të mos thënë është injoruese.Kështu nuk bën , derisa të tjerët investojnë në kulturë, në botimin e veprave te ne ndodhë e kundërta!!!...

 

Marrë nga libri me intervista “Ide të trazuara”

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora