E merkure, 24.04.2024, 04:18 PM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Luftë kundër krimit dhe kriminelëve

E diele, 09.08.2009, 11:46 AM


Luftë kundër krimit dhe kriminelëve

Nga Lavdrim Lita

Zhurma e një pistolete automatike ka thyer qetësinë e plazhistëve të qytetit të Durrësit. Forcat e sigurisë kundër-përgjigjen. Zjarr i kryqëzuar. Ka disa të vrarë në shesh. Lajmi vjen si rrufe në qiell të hapur në mes të plazhit. Sms-ja e parë: “vriten katër policë për shkak të detyrës”. Tronditja të bën të ngelësh me gojë të hapur, hidhërimi për fatin e tyre të trullos sytë  e përlotur. Mëndja të vjen pas dy minutash. Kërkon shpjegime, informacione. Pse? Kush? Sms-ja e dytë: “krimineli është i shumëkërkuari Dritan Dajti”. Tani më kujtohet po i njëjti i arratisur nga gjykata e Tiranës më 2003.  Vrasësi është i plagosur dhe i arrestuar, një nga shokët (kunati?) e tij asgjësohet, një arrestohet dhe vetëm ai mund të shpëtojë nga shënjestra e radhës. Kunati i tij po i plagosur. Kjo është kronika e zezë e një dite vere. Një postbllok policie i përfunduar si mos më keq. Sms-ja e

tretë: “dikush, policët pa anti-plumb, i ka dërguar në gojën e ujkut, pa i paralajmëruar se kush ishte ky Dritan Dajti”. Psikoza e dekonspirimit ngjall hezitim. Psikoza e sabotimit të punës së tyre u ul moralin. Shefi i operacionit Fatos Xhani, si më i madhi në gradë merr komandën dhe hyn në rrezik në vijën e parë duke bërë me shenjë ndalimin e automjetit “Volsvagen Taureg”. Guximi prej luani.

Një minutë heshtje ka qenë preludi i kësaj ngjarje më pas breshëria e një pistoletë. Breshëria e gjatë e një karikatori të plotë ka bërë që 4 pjesëtarë e forcave të policisë të gjendeshin të befasuar. Të papërgatitur të ndeshnin një ambasador të djallit. Një iniciativë e pa menduar imtësisht që do të këtë pasoja në pozicionet drejtuese të Rendit. Por kjo është çështje tjetër. Të pa përgatitur për t’u përballuar me një gjakatar, me një mostër të ri-mishëruar një killer. Policët gjurmonin makinën e tij e jo ata të tre, të armatosur. E kishin survejuar atë kuçedër gjakatare me një emër të frikshëm, të cilës, me sa duket, policët i kishin prishur folenë e rehatshme, ku ai thurte ëndrrat e tij ogurzeza.

Kuptohet vetiu, të gjendur në kurth si shtazët e stepës ata kanë preferuar të qëllonin mbi ata që shikonin. Mirëpo perimetri i tyre i mbushur me uniforma blu, me pranga nëpër duar. Frika, zelli vrastar luan sinapset e së keqes. Tabela e qitjes së armëve automatike ka pasur fytyrë polici. Midis tyre një super-vrasës me pagesë, një ekspert i punëve të djallit që vdekjen e kishte si optinonal.

I gjithë qyteti i veshur në zi. Plazhi bën qetësi. Muzika është ulur në minimum. Nderimi ka filluar. Pas ngjarjes së djeshme të Durrësi ka katër dëshmorë të rinj. Dhimbje e heshtur, mendoj. Tani e di çfarë është. Një mësim për të ardhmen. Madje reflekton humorizmin makabër që hoqi një buzëqeshje me dhunë plumbi. Mësim për vdekjen. Me jetën e tyre, ata treguan se si duhet të punojë një oficer i lartë i policisë, me vdekjen e tyre ata u bënë një simbol i uniformave blu, në luftën e tyre për të mbrojtur lirinë e qytetarëve. Vrasja e katër policëve nënkupton se kriminelët nuk njohin ligj as drejtësi sepse edhe po të jetë ajo shumë shpejt do te dalin ne liri sepse jemi mësuar që vrasësit për një kohë të shkurtër do të dalin në liri ose me arratisje. Afërmendsh pastaj pjesëtarët e Policisë rrezikohen drejtpërsëdrejti nga ata individë.

Heroit të botës antike e dinin shumë mirë se do të vdisnin një ditë. Hektori e dinte dhe nuk u kthye mbrapsht as për gruan as për fëmijën, edhe pse e dinte që fati i zi e ndiqte. Heroit vdesin çuditërisht të rinj dhe me vdekje të dhunshme. Megjithatë atë jot ë gjithë ato që vdesin të rinj dhe me vdekje të egër janë heronj. Ne njerëzit modernë kemi nevojë të kemi heroit e tonë, ato që rrezikojnë për lirinë tonë, ato heronj që rrezikojnë jetën për mbrojtjen tonë. Këtë bënë edhe policët që bën operacionin e arrestimit të kriminelit të Dritan Dajti, i treti në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky është një moment kur edhe më mosbesuesi nga ata që të njohën do të donte me gjithë forcën e shpirtit që të kishte një Perëndi. Një perëndi për t‘i dhënë forcë nënave e fëmijëve, të bashkëshorteve, të motrave, të vëllezërve, të gjithë të dashurve të tyre, këtu e kudo. Një perëndi për të na dhënë të gjithëve forcën për të luftuar me errësirën e me krimin, edhe me më shumë arsye. Një perëndi për ta ndihmuar drejtësinë, për të bërë drejtësi me një fuqi të re. Një perëndi për ta bërë dritë shpirtin tënd e për të të dhënë me pafundësinë e asaj bote atë që, kjo bota jonë, ta kurseu kaq padrejtësisht…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora