E premte, 29.03.2024, 02:28 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

U jepet lamtumira e fundit 4 policëve të vrarë në Durrës

E diele, 09.08.2009, 07:09 PM



Nga Bota sot (Tiranë)


Iu dha lamtumira e fundit katër pjesëtarëve të Policisë shqiptare, që u qëlluan për vdekje nëj ditë më parë në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi të shumëkërkuar.

Krerët e shtetit ngushëlluan familjet e viktimave dhe kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e krimit të rëndë. Ngjarje tragjike ka ndodhur dje në një kompleks turistik në plazhin e Durrësit. Burime të policisë bëjnë të ditur se 5 persona, 4 pjesëtarë të forcave speciale dhe nje civilë kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në një operacion për arrestimin e Dritan Dajtit, një person shumë i kërkuar nga policia shqiptare. Dajti akuzohet për vrasjen një biznesmeni në vitin 1999 ndërkohë që gjatë procesit gjyqë1sor në nëntor të vitit 2003 ai u arratis në mënyrë spektakolare nga gjykata e Tiranës. Që nga ajo kohë Dritan Dajti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është personi i tretë në listën e personave shumë të kërkuar nga policia shqiptare dhe Interpoli.

Betim për dënimin e kriminelëve

Klasa politike shqiptare ka nderuar katër dëshmorët e atdheut, të cilët ranë gjatë një aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti. Kryeministri Sali Berisha premtoi se banda do të marrë dënimin maksimal dhe Dritan Dajti, një prej kriminelëve më të rrezikshëm do të marrë ndëshkimin e ligjit. Kryeministri shprehu ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e katër efektivave të policisë."Vdekja e tyre është e dhimbshme. Sot japim mbështetjen më të plotë për forcat e rendit", u shpreh Berisha, pas homazheve qe kreu në mesditë në sallën e Pallatit të Kongreseve. Homazhe kanë kryer ministri i Brendshëm Bujar Nishani, si edhe anëtarë të tjerë të kabinetit, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues të Partisë Socialiste e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfaqësues diplomatikë të akredituar në Tiranë, si dhe mijëra qytetarë të thjeshtë, miq e të afërm të policëve të vrarë. Në përfundimit të homazheve, pasi ngushëlloi familjarët e katër “Dëshmorëve të Atdheut”, të rënë në krye të detyrës, Kryeministri Berisha u shpreh: “Është një dite zie e thellë, sepse përcjellim sot, katër bijë të shquar të kombit, të cilët ranë në krye të detyrës për të bërë jetën më të sigurt të qytetarëve shqiptarë. Fatosi, Kastrioti, Sajmiri dhe Altini nuk janë më. Ranë në një operacion ndaj njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe jo vetëm të Shqipërisë, sepse Dritan Dajti ishte një kërcënim i madh me rrjetet kriminale që drejtonte brenda dhe jashtë vendit, përbënte një kërcënim permanent për rendin dhe sigurinë. Rënia e tyre, humbja e jetës së tyre, është jashtëzakonisht e rëndë dhe e dhimbshme, por heroizmi i tyre, trimëria e tyre, sakrifica e tyre, është dëshmi e një vullneti të hekurt të Policisë së Shtetit për të shtypur me çdo çmim, me çdo sakrificë krimin e organizuar dhe për të bërë jetën e qytetarëve shqiptarë më të sigurt. Ky krim i shëmtuar, i një bande kriminale, e cila do të marrë ndëshkimin më të madh nga organet e drejtësisë, kam bindjen më të thellë, se nuk do të cenojë aspak vendosmërinë e forcave tona të rendit, për t’i dhënë kriminelëve dhe krimit të organizuar përgjigjen me zero tolerancë, sikundër deri më sot. Ai ia doli të këpusë jetët e tyre, por verdikti dhe ligji do të veprojnë ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij me ashpërsinë më të madhe. Edhe një herë, unë dua të shpreh ngushëllimin tim më të thellë, fëmijëve, familjarëve, bashkëshorteve, prindërve, shokëve, kolegëve dhe miqve të Fatosit, Saimirit, Kastriotit dhe Altinit, t’u shpreh mbështetjen më të plotë, forcave të rendit për të gjithë vendosmërinë e tyre për të shtypur krimin e organizuar me zero tolerancë. Dua gjithashtu të lutem së bashku me mbarë kombin shqiptar, që shpirtrat e “Dëshmorëve të Atdheut”, e këtyre heronjve, të prehen në paqen e amshuar. Ata sot mbeten të përjetshëm në altarin e lirisë së këtij kombi.

Topi, dënon aktin e rëndë të krimit

Presidenti i Republikës, Prof. Bamir Topi nderoi në mesditë veprën heroike të katër punonjësve të policisë të rënë dje gjatë operacionit dhe shkëmbimit të zjarrit për kapjen e një të shumëkërkuari: Drejtuesit Fatos Xhani, kryeinspektorëve Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska. Kreu i shtetit shqiptar bëri homazhe në “Pallatin e Kongreseve” në nderim të kujtimit të katër “Dëshmorëve të Atdheut”, duke vendosur kurora në vlerësim të sakrificës sublime dhe vetëmohimit të tyre të pashembullt për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së mbarë qytetarëve shqiptarë. Presidenti Topi gjithashtu ngushëlloi familjarët e policive të rënë, duke u shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e pazëvendësueshme të njerëzve të tyre më të dashur, i bindur se në këto momente të vështira dhimbjeje njerëzore të gjithë njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi u gjenden shpirtërisht pranë për të ndarë me ta këto çaste. Në përfundim të homazheve, Presidenti Topi u shpreh: “Padyshim që janë momente shumë të dhimbshme, shumë emocionuese. Mund të konsiderohet një nga aktet më tragjike që kemi përjetuar këto vite, humbjen e katër oficerëve, të cilët përpara se të ishin të tillë, ishin qytetarë të këtij vendi, qytetarë të devotshëm, ishin familjarë. Sot padyshim ka një ndjenjë të dyfishtë, sikurse e thashë një dhimbje pafund, por edhe një vlerësim të madh për këta njerëz, që përballen në çdo moment me krimin, i cili në disa raste është dhe mjaft i sofistikuar. Unë dëshiroj, ripërsëris dhe rishpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe padyshim që shpreh solidaritetin tim të plotë për forcat e rendit, për të gjithë ata që punojnë në çdo sekondë të njëzet e katër orëshit për vendosjen e rendit në çdo qelizë të vendit tonë. Nga ana tjetër, do të nxisja me shumë forcë të gjithë institucionet e specializuara që të bëjnë sa më shpejt zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik, për të dhënë edhe një herë mesazhin e fortë, që duhet të vijë nga çdo institucion, për vendosjen kudo të ligjit, në çdo lloj strukture të shtetit shqiptar”.Më pas, Kreu i shtetit shqiptar mori pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit me të gjitha nderimet shtetërore të katër “Dëshmorëve të Atdheut”, të cilët tashmë prehen në Varrezat e Dëshmorëve.

Berisha sot gjatë ceremonisë së varrimit të 4 "Dëshmorëve të Atdheut"

E gjithë Shqipëria nderon katër djemtë e saj efektiva të Policisë së Shtetit.

Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feska janë herojt tonë. Shqiptarët sot mbajnë frymën, Shqipëria ka humbur katër djemtë e saj, Policia e Shtetit ka humbur punonjësit e saj që ishin modeli moral. Familjet e tyre, djemtë, babanë, bashkëshortët e tyre të dashur, trima, kurajoz. Në këto momente të vështira, ne të gjithë shprehim ngushëllimet për familjet e tyre, mbështetjen, solidaritetin me Policinë e Shtetit, që tregoj edhe një herë vullnetin por dhe dëshmoi sakrificën në luftën kundër krimit. Gjithashtu, para ambasadës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, duke u solidarizuar me qeverinë e Shqipërisë, dhjetëra qytetarë, diplomatë, politikanë dhe udhëheqës të lartë policor të vendit tonë, shprehën ngushëllimet e tyre për vrasjen e katër martirëve të sigurisë në mbrojtje të rendit dhe ligjit në shtetin shqiptar.






(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora