E enjte, 25.04.2024, 06:15 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Tragjedia në Suhodoll

E diele, 09.08.2009, 04:57 PM


Tre fëmijë - nga mosha 7 deri 14 vjeç - kanë vdekur, ndërsa shtatë persona të tjerë janë lënduar. Kjo ka ndodhur kur një kamion ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtëpinë e Familjes Ahmeti, në Suhodoll të Mitrovicës, të shtunën. Të hënën do të shpallet ditë zie në këtë qytet.

Nga Artan Behrami - Express

Një tragjedi ka marrë jetën e tre fëmijëve në lagjen Suhodoll të Mitrovicës. Një shofer kamioni i kompanisë që ishte duke punuar në ndërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut, për shkak të një defekti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtëpi banimi. Me këtë rast kanë gjetur vdekjen e menjëhershme tre fëmijë, kurse janë lënduar gjashtë persona tjerë si dhe shoferi i një kamionit.

Në atë moment, në shtëpinë të familjes Ahmeti kanë qenë rreth tetë persona. Nga goditja e fuqishme e kamionit pothuajse të gjithë anëtarët e kësaj familje kanë pësuar lëndime të rënda, derisa për Blerim Ahmeti, Faton dhe Rifat Aliu, prej moshës 7 deri 14 vjeç ajo ishte fatale. Bajram Rexhepi, Kryetar i komunës së Mitrovicës, i pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur fëmijët.

Me këtë rast, Rexhepi thotë se të hënën do të shpallet ditë zie në Mitrovicë. “Kjo ishte një ditë tragjike për Mitrovicën”, shton ai. Sipas tij, të parët që kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë qenë Njësiti i Zjarrfikësve i komunitet serb, Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Ai premton përkrahje për familjet që kanë humbur fëmijët në këtë tragjedi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti thotë për Express se kjo tragjedi është shkaktuar si pasojë e defekteve teknike në kamion, që ka pamundësuar ngasësin të frenojë para një kthese të ashpër, ndërsa është futur në shtëpinë në të cilën gjendeshin së paku tetë anëtar të familjes.

“Gjithsej nëntë persona të lënduar sa ishin të përfshirë në këtë rast, tetë anëtarët e një familje dhe ngasësi i kamionit, janë nxjerrë jashtë gërmadhave nga njësitë reaguese në vend ngjarje dhe janë dërguar urgjentisht në qendrën emergjente në Mitrovicë”, tregon Hoti. Sipas tij, mjekët kujdestarë të Qendrës Emergjente në Mitrovicë kanë konfirmuar vdekjen e tre fëmijëve, si rezultat i lëndimeve, ndërsa tre nga gjashtë të lënduarit e tjerë janë transferuar nga Qendra Emergjente e Mitrovicës në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin, së bashku me njësitë përkatëse hetimore të policisë kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarje aksidentale”, thekson Hoti.


(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora