Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VI)

| E shtune, 08.08.2009, 11:54 AM |


Vargje të shkruara në gusht (VI)

Nga Përparim Hysi

1.Jo.

Jo.Kjo nuk është Shehrezadeja e përrallës
Që prrallte sulltanin për njëmijë e një net
Kjo është një hyjni që të vjen mëndja anës
Dhe gëzohem,së fundi,që është e vërtetë.

Ajo  e ka faqen si qielli i Persisë
Dhe syrin të zi(kot s'është nga Irani)
Po unë qafiri që vij prej Shqipërisë
Çfarë kam me të?Pse më zu alarmi?!

Sheherzadja e bukur më hëngri me sy
Fytyrën e ka krejt si qelibar
Po dhe unë ama:sytë ngulur aty
Dhe,sa piqemi të dy, digjemi në zjarr.
                       
17 gusht 2001
                   
2.Që nga cepi i syrit

Që nga cepi i syrit tënd
Vjen një isharet i rëndë
Më godit në kokë dëng
Vij vërdall e nuk zë vënd.

Po qepalla hapet-mbyllet
Semafor që më hap shtigjet
Bëj të nisem që të vij
Po s'e di a të arrij.

Se më shtie si me shigjetë
Dhe një plagë më hap vërtet
Është një plagë e sapo hapur
Plagë e hapur;varri i hapur.

Që të mbyllet plaga e hapur
E të zihat varri i hapur
Hajde se të pres krahëhapur
Se më ngroh zëmrën e mardhur.
               
17 gusht 2001
             
3.Opopo!

Opopo,ç'është ky fustan i kuq?!
Më ndjellë si demin,një toreador
Se unë,sado i moshuar,e kam huq
Sa shoh të kuqe,bëhem djalë gazmor.

Kjo dreq copë e kuqe më godit në kokë
Humb arsyen e turrem nëpër mjegull
Nuk di në troidës ia dal a s'ia dal dot
Po mu si demi luftoi(plagosem a bie i vdekur?!)

Ç'është,moj,ai fustan i kuq?
A s'të kam thënë që jam i mbushur huq?!...
                        
17 gusht 2001
                  
4.Qepalla jote

Qepalla jote si halëz gruri
Më shpoi mua drejt e në sy
Po syri mbushur qiell më sëmuri
Dhe "humba" zero me dy.

Epo unë i humbur nuk jam
Që një femër kaq keq të më mundë
Dal të thërres në "sheshmejdan"
Se dihet që unë  kam hundë...
                     
17 gusht 2001
                 
5.Si një pus

Si  një pus që dikur thahet
Shkoi e shteri muza ime
Poezia nga unë "ndahet"
E paçë kohë  si "mysafire"

Mysafiri një ditë ikën
Kështu ndodh me muzën time
Mua kjo "ikje" më shtie frikën
E plagos këtë jetën time.

Dhe shpresoj se ndoshta kthehet
Mysafirja që më iku
Se pa  të,jeta seç  meket
Në se s'vjen,atëherë më piku.
                
16 gusht 2001
            
6.Erdhi muza

Erdhi muza,u kthye mikja
Që e pata mysafire
Nuk zgjati shumë ikja
Po bleron kjo jeta ime

Bashkë me muzën do shetisim
Nëpër vënde,nëpër vise
Dhe me vargje do "ujdisim"
Plot probleme që duan zgjidhje

Edhe pak do englendisemi
Nëpër "qoshka" dashurie
Pa,ndonjëherë,edhe do "gridemi"
Se dhe jeta s'shkon pa grindje.
                   
16  gusht 2001
             
7.Ti më bredhke hergjele

Ti më bredhke hergjele
Si një mëze që s'njeh fre
Mirëpo jeta s'është ha-ha
Që të bredhësh një dynja

Ndaj dola në një qoshkëz
Dhe të hodha zy mëgojëz
E për"lodhjen" mora hak
Hëngra"hojzën" tënde-mjaltë.
                      
16 gusht 2001
                
8.Kapërdisja s'më pëlqen

Kapërdisja jote,fare s'më pëlqen
Bukuria po.Mua më bën ujem.
Kur ke bukurinë,pse më kapërdisesh
Apo synë e"keq" kërkon që të prishësh?!...
                        
16 gusht 2001
                  
9.Ndjek një gjurmë

Ndjek një gjurmë e ndjek një çap
Hë dhe pak,pa do ta kapë.
Në nxitoi dhe iku vrap
Unë për vrap nuk kam takat.

Po di "drerin" si ta kapë
Se më kot nuk jam dinak
Do t'i ngre një goxha lak
Dhe nga qafa do ta kapë

Do ta heqë pas meje"osh!"
Në jam plak,jam pak "kodosh"
Në s'kam vrapin e një"dreri"
Kam inatin e njëheri.
               
16 gusht 2001
            
10.Amaneti
                  
"Amanetin s'e tretë dheu"
                Populli

Babai u la djemëve të tij një amanet:
-Kumar,po lozët,ju kam bërë lanet!

-Në s'duroni dot,do lozni me kampion!
Ndryshe ju mallkoj;mallkimi vazhdon.

Një ditë tre djemtë shkuan në kazino:
-Duam kampionin,të lozim;na  i trego!

Futuni,- u tha përgjegjësi,- e kini vetëm brënda
-Ua,po ky qenka lakuriq siç e ka bërë nëna!!!!

-Ne duam kampionin,- të thamë,o more mik
Dhe ti na dërgon tek një që të shtie "frikë?!"

-Ai është kamponi.Ja morën gjithë ç'kish
Ndaj ka mbetur si me gisht në gojë të ish?!!!

-Pse humbka dhe kush zë vënd të parë?
Djemtë u betuan:-Kurrë s'lozim kumar!

Gjeçë paqe,baba!Paske qenë  burrë i zgjuar...
                          
3 gusht 2001
                  
11.Një vajzë që vjen me vrap

Një vajzë që vjen me vrap
Mu tek unë po ndalet pak
As e njoh dhe as më njeh
Mirëmëngjes,më thotë,de!

Mirëmëngjes dhe unë ia kthej
Por  si do vejë më tej?
Se anglishten unë s 'e flas
Që s'e flas,sa nuk pëllcas.

Më sheh drejt edhe në sy
(deh,më plaçin që të dy!)
Për të parë dhe unë shoh
Për të tjerat,lëre,oh!

Eh,ç'më gjeti,mua,të shkretin
Moj anglishte,bëfsh lanetin!
Më la tjetra në "klasë"
Kur e pa që s'di të flas.
                  
3 gusht 2001