E premte, 29.03.2024, 09:56 AM (GMT)

Kulturë

Shenjtorë të Shqipërisë

E premte, 07.09.2007, 09:27 PM


Nga Elsa Demo
 
Biblioteka Kombëtare paraqet sot pë herë të parë një koleksion veprash për shenjtorët që kanë kultet e tyre në Shqipëri dhe adhurohen nga shqiptarët. Fondi antikuar dhe dorëshkrimor shfrytëzohet për t'i mbledhur të gjithë rreth shenjtores së ditëve tona, Nënë Terezës, në dhjetë vjetorin e vdekjes.

Biblioteka Kombëtare prezanton për herë të parë arkivin e saj të rrallë për shenjtët e krishtërimit të Shqipërisë. Pavarësisht se këtu nuk hyn shumë në punë origjina e shenjtorëve, jo aq kriteret specifike të vetë kishës për shenjtërinë e tyre, por fakti i thjeshtë se ata dhurohen dhe kanë një kult ndër shqiptarë. Dhe kur kulti që e mban figurën e shenjtorit më shumë në kufijtë e përfytyrimit se realitetit, na vjen përmes dëshmish të shkruara, është vërtet e rallë paraqitja që na bën për herë të parë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë sot, me dëshmitë e kohës dhe të paskohës së këtyre shenjtorëve që na tregojnë se shenjtët kanë jetuar në këtë botë dhe pasi i kanë shërbyer njerëzimit, shumë prej tyre "janë përzënë" nga këtej, duke u masakruar dhe martirizuar. Po sigurisht këtë herë i ka mbledhur të gjithë rreth vetes shenjtorja e fundit e Shqipërisë, Nënë Tereza, me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes. Shumë aktivitete po kryhen për nder të saj gjatë dhjetë ditëve. Ekspozita njëjavore e Bibliotekës Kombëtare është një nga më të veçantët. Hapet sot në orën dhjetë, në prani të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Që nga Shën Asti, shenjori i parë ndër shenjtorët e krishterë të Shqipërisë, peshkop i Durrësit në kohën e perandorit Trajan, i torturuar për vdekje aty nga viti 98 i e.r, sepse nuk pranoi të adhuronte perëndinë Dionis dhe që e kremtja e tij i bie më 5 qershor ose më 6 korrik, e deri tek shenjtorët shqiptarë të kulturës, si Buzuku e Bogdani, dëshmojnë për një kult të lidhur drejtpërdrejt me besimin si një e drejtë e lindur, pra në radhë të parë për humanizmin. Pra ky ka qenë kriteri dhe sipas drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, ideator i ekspozitës thotë se ky arsenal dokumentesh të rrallë është vjelë nga fondi antikuar, nga fondi i dorëshkimve si dhe nga fondi i albanologji-balkanologjisë. Prej këtej janë nxjerrë dokumente të kohës dhe studimeve të sotme. Gjuhë të vdekura si latinishtja, gravura të mrekullueshme që japin një përfytyrim për shenjtët për të cilët flitet duke iu referuar edhe gojëdhënave, e bëjnë sa të mistershme po aq edhe të besueshme atë kohë të largët kur njerëzit sakrifikoheshin me vetëdije në emër të diçkasë së lartë e të padukshme dhe për të ngjajshmit e tyre në tokë. Ja Shën Therini, shenjtor i krishterë nga Shqipëria, i njohur ndryshe si Shën Therini i Butrintit i masakruar në shekullin III të e.r. gjatë një vale përndjekjesh kundër të krishterëve në kohën e sundimit të prandorit romak Decius (249-251 të e.r.). Apo Shën Lefteri ose Shën Eleuteri, i emëruar peshkop i Mesinës dhe i Ilirisë kur qe njëzet vjeç dhe mendohet të ketë ardhur të banojë në Vlorë. Sipas gojëdhanës ai u tërhoq në Romë dhe u martirizua aty nga vitet 117-120 të e.r, bashkë me ëmën Anthia dhe me 12 shokë, gjatë një fushate kundër krishtërimit në kohën e perandorit Hadrian (sundoi 117-138).

Ka tjetër shenjtor si Shën Donati, të cilit i vishen mrekulli, aq sa edhe pas vdekjes besohej se eshtrat e tij e kishin këtë "fuqi" dhe do të bëheshin problem për kujdestarinë. Vdiq në vitin 387 e.r pr kulti i tij qe mjaft i përhapur në Mesjetë.

E kështu me radhë tek kultet e Shën Naumit, një shenjtor popullor i Kishës Ortodokse, i Shën Jan Kukuzelit, reformatori i madh në transkriptimin e muzikës bizantine, Shën Gjon Vladimiri shenjtor ortodoks i adhuruar në Shqipëri si dhe në disa vise të Malit të Zi, Shën Niketa ose Niketë Dardani autor i himnit të kishës "Te deum" për të cilin në stendat e ekspozitës së Bibliotekës Kombëtare paraqiten burimet e kohës dhe studime të autorëve shqiptarë si për shembull një studim i Ramadan Sokolit.

Pastaj është përkthyesi në latinisht i biblës, e njohur "vulgata", e Shën Jeronimit. Ka të ngjarë që ky të jetë një nga dokumentet më të vjetër që ekspozohen sot mes koleksionit të dokumenteve të rrallë, është e vitit 1573.

Shën Gjon Vladimir hyn në veprat origjinale të albanologëve të mëdhenj Von Hann dhe Milan Shuflaj që thonë se kultin e ka të zhvilluar në Shqipëri. Në arkën e dokumenteve për këtë shenjt ruhet dhe një shërbesë e tij. "Është gjë e mirë që pas mbylljes së kishave, këto shërbesa dhe ungjij janë ruajtur dhe sot i kemi këtu",- thotë Aurel Plasari i cili më pas shtonte se "u mbetemi borxhlinj edhe fesë tjetër. Në Shqipëri myslimanë dhe bektashinj kanë jo pak shenjtorë e martirë."

Ndërsa ungjijt e rrallë duken ca xhevahirëshekullorë rreth sallës së ekspozitës, në qendër ekspozohen shenjtët e kulturës, Buzuku me "Mesharin" dhe Bogdani me "Çetën e profetëve". Dhe në ballë me dhjetëra botime të gjuhët e botës, po vendoseshin dje në një stendë të madhe. Të gjitha flasin për shenjtoren e shekullit XXI, shqiptaren, bamirësen dhe qytetaren e botës, Nënë Tereza.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora