Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Halit Bogaj

| E diele, 09.08.2009, 01:27 PM |


Halit Bogaj


TË BURGOSURVE

/Nëpër burgjet serbe/

 

Shteti sllav tepër barbar

e urrente çdo  shqiptar

Burgjet mbushte plot me ne

Që e donim këtë atdhe

2

Me dënime drakonike

Nga Kosova heroike

Ishte mbushur mbarë Serbia

Që nga Sremi Shumadia

3

Kishin shpresë të na frikësonin

Dhe lirinë që ta ndalonin

Por shumë trima atdhetarë

Gjithnjë ishin shumë krenarë

4

Dhe vërtet kishin besim

Për atdhe e për çlirim

Burgu ish nje ferr i zi

Në atë vend plot egërsi

5

Që na ngjau në histori

Pa mëshirë e pa njerëzi

Por nje ditë një trim titan

Erdhi shpejt Ai në Ballkan

5

Si shqiponja si Dragoi

Atë armik e bombardoi

Atë armik e bombardoi

Nga Kosova e largoi

6

Prandaj Ju o patriote

Qe u dergjët deri sot

Të shenjte jeni ju për ne

Për këtë tokë për këtë atdhe.

7

Keni vuajtur pa ndërprerë

Duke ruajtur komb e nder

Por çudi Serbia e mjerë

Nuk u ngop gjak asnjëherë

8

Dhe nuk mundet të pajtohet

Si fëmija lavderohet

Thot Kosova është Serbi

N’ arrogancë me poshtërsi.


ITALISË ,GJERMANISË DHE BRITANISË

 /Me rastin e pranimit të Pavarësisë


T’falemnderit Itali

Edhe ty për Pavarësi

Si të tjerët edhe ti

Na përkrahe si gjithnjë

2

Na ndihmove deri sot

Me vullnet e hir të plotë

T‘falemnderit n’angazhim

Itali ty për çlirim

3

Emri yt na bënte nder

Kur trokitnim ne në derë

N’Aviano ngjau shpëtimi

Që na erdh nga bombardimi

4

N’atë fillim kur ishte zor

Një vendim i vështirë u mor

Lambert Dini u hamend

Por së shpejti u mbush mend

5

N’Vashington ai kur shkoi

Krejt mendimin e ndryshoi

Krejt mendimin e ndryshoi

Dhe dilemat i harroi

 

GJERMANISË
 

Në Evropë kjo  Gjermani

Na  dhuroi shumë lumturi

Vendin tonë fort e gëzoi

Pavarësinë kur e pranoi

2

U bë bashkë me Amerikën

Dhe Serbisë i futi frikën

Kishte zor të madh Serbia

E përkrahur nga Rusia

3

Prandaj Ty Oj Gjermani

T’ falemnderit për miqësi

Për miqësi e për vullnet

Çdo shqiptar të përshendetë

4

Ndihma jote pa kursim

Na ka dhënë neve kushtrim

Na ka bërë me dinjitet

Në dekada për shumë vjet

 

5

Falemnderit Gjermani

Na ndihmove për liri

Njëzet vjet e deri sot

Vendit tone i dole Zot

6

Azilantët i strehove

Prandaj shumë na ndhmove

Vendin tonë ata e mbanin

Nga kafshata bukën ndanin

7

Ti e dije fare mirë

Kur jetonim pa mëshirë

Kur në zor vendi ynë ishte

Kur armiku ne na vriste

8

Na pranove ti  atje

Kur po digjej ky atdhe

Bashkë me miq e aleatë

Ti e mposhte një  shtërngatë

9

Dhe kështu Kosova ime

U çlirua me  mundime

Dhe përherë në histori

T’kemi borxh ty Gjermani

10

E ke pare edhe ti

Se ish bërë një padrejtësi

Në Berlin qysh atëherë

Kur ne mbetëm nën Serbi

 
FALEMNDERIT BRITANI

Në Prishtinë erdhi haberi

Na pranoi dhe Toni Bleri

Se Anglia si Angli

Vërtet është superfuqi

2

Dhe tregoi pa hezitim

Se ky popull do çlirim

Se nuk munden nën barbarë

Të jetojnë këta shqiptarë

3

Që dikur në një Kongres

Padrejtësisht ishin ndarë

Prandaj sot ish marrë vendimi

Që të  bëhej prapë bashkimi

4

Në Tiranë dhe në Prishtinë

Ta festonim Pavarësinë

Ta festonim Pvarësinë

Ta trondisnim mbarë Serbinë


Vaçe Zela


Vaçe Zela kur këndon

Tërë shqiptarët i nderon

2

E dëgjojmë me krenari

Në Kosovë në Shqipëri

3

Zëri i saj larg jehon

Edhe viset i përshkon

4

Vaçe Zela kur këndon

Shpirtin tonë e ledhaton

5

Vaçe Zela kur këndon

Arbërinë na e bashkon

6

Ajo ka një zë Orfeu

Ia dha Skënderbeu

7

Ishte yll i  Shqipërisë

Dhe burim i gjallërisë


TIVARI


Atë ditë prilli në Tivar

Ndodhi tmerri i paparë

Ate ditë prilli në Tivar

Na u vrane tremije shqiptare

2

Në atë muaj në Mal te zi

U bë plojë u be kërdi

Na u vrane tremije shqiptarë

Nga policë edhe ushtarë

3

Siç e ka adet Serbia

I vrau burrat nga tradhëtia

Vendi ynë si çdo herë

Përjetoi edhe një tmerrr

4

Shumë pranvera që kalojnë

Atë masakër evokojnë

Dhe kujtimet si përherë

Gjallërohen pandërprerë


TRINGA GRUDA


Tringa Gruda në malësi

Fort luftoi për liri

2

Dedë Gjo Luli trim ngaHoti

Me atë pushkë sikur moti

3

Ishin mbledhur tërë paria

Që të zhdukej hasmëria

4

Tringa fliste si një burrë

Për atë besë e për flamur

5

Fliste Tringa heroike

Për zakone prapanike

6

Ato prapa ne na lanë

Ditë të zeza ne na dhanë

7

Prandaj duhet t’i luftojmë

Përgjithmonë t’i asgjësojmë

8

Fliste Tringa si një burrë

Dhe e puthte atë flamur

9

Prandaj Tringës i shkoi zani

Si një burrë i fort mejdani

10

Trimëreshë sikur një zanë

E paparë nëpër k’to anë

11

Sepse Tringa në Malësi

Ishte shembull krenari


TI LEJLEK
 

Ti lejlek o shpend i bardhë

Fluturon kah ke ardhë

2

Kaltërsitë që i shikon

Nëpër shekuj i shtegëton

3

Po të pyes a e ke parë

Mrekullinë që na ka ngjarë

4

Se Kosova është bërë shtet

E udhëheq fatin e vetë

5

Ti lejlek a po gëzon

Sot shqiptari kur këndon

6

Se kur vije ti tek ne

Edhe qielli mbushej re

7

Edhe ti s’ishe i lirë

Kur jetoje në mëshirë

8

Prandaj sot lejlek krenar

Do ta kesh një vend të parë

9

Do të kemi ty për ballë

Se na mori ne një mallë


PA TITULL 4


Kaltërsinë në Dardani

E rrethoi një tym i zi

Shanin shkiet në çdo anë

Vlla e  motër babë e nanë

2

Edhe fjala robëri

Kishte hyrë te çdo njeri

Edhe qielli derdhte lot

Se si vdisnin njerëzit kot

3

Se çka nënat përjetonin

Hasmin fort e mallkonin

Lusnin Zotin natë e ditë

Që të shihnin pakëz dritë

4

Por vërtet ishte si Ferr

Si vërshima që të merr

Vendin tonë e rrethonin

Çdo të mirë e shkatërronin

5

Kishin lidhur pakt me djallë

Atë mesjetë për ta ngjallë

Për të vrarë e për të grirë

Atë zullum e kishin shtrirë

6

Askund s’ kishin aleatë

Kishin mbetur si të ngratë

Lart në Qiell ata shikonin

Atje donin që të shkonin

7

Qesharakë e të bërë horë

Thoshin jemi qiellorë

Kur Serbia fort mahnitej

Bota shpesh ishte çuditur

8

Ai Shesheli me mjekrrosha

Thoshin jemi bukurosha!

Më të bukurit në këtë botë

Që askund nuk i gjen sot!

9

Ja çka ishte pra çmendia

Që buronte nga Serbia

Që përkrahu një regjim

Meritor për bombardim


LUNA

 
Në një pyll të bleruar

Ecte Luna e vetmuar

Një dragua e kërkonte

Donte ajo ta shpëtonte

2

Dërgoi mbreti shumë gjahtarë

Atë dragua për ta vrarë

Edhe Lunën për ta gjetur

Kishte mbetur zemërtretur

3

Kishte dhënë mbreti thesarë

Për shpatarë e shigjetarë’

Kush ma sjell tha bijen time

Do të ketë shumë shpërblime

4

Një djalosh  fort luftëtar

Kishte dalur vullnetar

Unë nuk dua tha shpërblim

Por shtëpi e vendqëndrim

5

Kam vendosur të qetësohem

Me dike që të martohem

Dhe familje të krijoj

Mëtej jetën ta jetoj

6

Dhe kështu djaloshi i ri

Me princeshën bën ujdi

Që dragoin ta shpëtonin

Dhe bashkë jetën ta kalonin


Liberté (1942)

1
Sur mes cahiers d'écolier
Sur mon pupitre et les arbres
Sur le sable sur la neige
J'écris ton nom
 
1
Mbi fletoret e mia shkollore
Mbi sipërfaqet e bankave dhe drunjt
Mbi rërë dhe borë
Shkruaj emrin tënd

2
Sur toutes les pages lues
Sur toutes les pages blanches
Pierre sang papier ou cendre
J'écris ton nom

2
Mbi të gjitha faqet e lexuara
Mbi të gjitha faqet e bardha
Mbi gurë gjak letër ose hi
Shkruaj emrin tënd

3
Sur les images dorées
Sur les armes des guerriers
Sur la couronne de rois
J'écris ton nom

3
Mbi pamjet e arta
Mbi armët e luftëtarëve
Mbi kurorat e mbretërve
Shkruaj emrin tend

4
Sur la jungle et le désert
Sur les nids sur les genêts
Sur l'écho de mon enfance
J'écris ton nom

4
Mbi xhungël dhe shkretëtirë
Mbi foletë dhe mbi xheneshtra
Mbi ehonë e fëmijërisë sime
Shkruaj emrin tend

5
Sur les merveilles des nuits
Sur le pain blanc de journées
Sur les saisons fiancées
J'écris ton nom

5
Mbi mrekullitë e netëve
Mbi bukën e bardhë të ditëve
Mbi sezonat e fejesave
Shkruaj emrin tend

6
Sur tous mes chiffons d'azur
Sur l'étang soleil moisi
Sur le lac lune vivante

J'écris ton nom

6
Mbi të gjitha mëndafshet e kaltërta
Mbi liqenin e vogël me diell dhe  erë myku
Mbi liqe që shkëlqen hëna
Shkruaj emrin tënd

7
Sur le champs sur l'horizon
Sur les ailes des oiseaux
Et sur le moulin des ombres
J'écris ton nom

7
Mbi fushat e horizontit
Mbi krahët e shpezëve
Dhe mbi mullinjtë e hijeve
Shkruaj emrin tënd

8
Sur chaque bouffées d'aurore
Sur la mer sur les bateaux
Sur la montagne démente
J'écris ton nom

8
Mbi çdo grahmë të agimeve
Mbi det e mbi anije
Mbi bjeshkën e çmendive
Shkruaj emrin tend

9
Sur la mousse des nuages
Sur les sueurs de l'orage
Sur la pluie épaisse et fade
J'écris ton nom

9
Mbi shkumën e mjegullave
Mbi djersët e stuhive
Mbi shiun e dendur të neverive
Shkruaj emruin tend

10
Sur les formes scintillantes
Sur les cloches des couleurs
Sur la vérité physique
J'écris ton nom

10
Mbi trajtat/format/xixëlluese
Mbi këmbanat e ngjyrosura
Mbi të vërtetat jetësore
Shkruaj emrin tën

11
Sur les sentiers éveillés
Sur les routes déployées
Sur les places qui débordent
J'écris ton nom

11
Mbi shtigjet gazmore
Mbi shtigjet e hapura
Mbi vendet që vërshohen
Shkruaj emrin tënd

12
Sur la lampe qui s'allume
Sur la lampe qui s'éteint
Sur mes raisons réunies
J'écris ton nom

12
Mbi llambat që ndizen
Mbi llambat që shuhen
Mbi arsyet e mi të bashkuara
Shkruaj emrin tënd

13
Sur le fruit coupé en deux
Du miroir et de ma chambre
Sur mon lit coquille vide
J'écris ton nom

13
Mbi frytet e ndara në dysh
Të pasqyrës së dhomës sime
Mbi shtratin tim të zbrazur
Shkruaj emrin tënd

14
Sur mon chien gourmand et tendre
Sur ses oreilles dressées
Sur sa patte maladroite
J'écris ton nom

14
Mbi qenin tim lakmitar e të dhembshur
Mbi veshët e tij që dëgjojnë
Mbi brumin e vetë të ngathët
Shkruaj emrin tënd

15
Sur le tremplin de ma porte
Sur les objets familiers
Sur le flot du feu béni
J'écris ton nom

15
Mbi trampolinën e derës sime
Mbi gjërat familjare
Mbi valë të zjarrit të bekuar
Shkruaj emrin tënd

16
Sur toute chair accordée
Sur le front de mes amis
Sur chaque main qui se tend
J'écris ton nom

16

Mbi rrënqethjet e akorduara

Mbi frontet e miqve të mi

Mbi çdo dorë që zgjatet

Shkruaj emrin tënd

17
Sur la vitre des surprises
Sur les lèvres attendries
Bien au-dessus du silence
J'écris ton nom

17

Mbi vitrinat e befasive

Mbi buzët e mallëngjyera

Dhe në lartësi të qetësisë

Shkruaj emrin tënd

 18
Sur mes refuges détruits
Sur mes phares/dritat/ écroulés /rrëzuara/
Sur les murs de mon ennui
J'écris ton nom

18

Mbi strehimet e shkatërruara
Mbi dritat e mia të rrëzuara/shembura/
Mbi muret e mërzisë sime
Shkruaj emrin tënd

19
Sur l'absence sans désir
Sur la solitude nue
Sur les marches de la mort
J'écris ton nom

19
Mbi mungesën pa dëshirë
Mbi vetminë e zhveshur
Mbi marshet e vdekjes
Shkruaj emrin tend

20
Sur la santé revenue
Sur le risque disparu
Sur l'espoir sans souvenir
J'écris ton nom

20
Mbi shëndetin e kthyer
Mbi rrezikun e zhdukur
Mbi shpresën pa kujtime
Shkruaj emrin tend

21
Et par le pouvoir d'un mot
Je recommence ma vie
Je suis né pour te connaître
Pour te nommer

21
Dhe për fuqinë e një fjale
Unë rifilloj jetën time
Unë kam lindur për të njohur
Dhe për të quajtur

Liri

Liberté

Pasiqë kjo poezi nuk është e përkthyer në gjuhën shqipe dhe ka rëndësi të madhe historike dhe jetësore për çdo popull, me modestinë time dhe njohurinë e kufizuar në gjuhën frenge, u përpoqa që ta shqipëroja, duke u nisur nga ajo thënia e njohur’’Më mire pak se aspak”.