E premte, 29.03.2024, 05:14 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Masakër në Durrës, i kërkuari Dritan Dajti vret 4 policë e 1 civil, arrestohet i plagosur

E premte, 07.08.2009, 09:33 PM


Dritan Dajti
Dritan Dajti
Nga BalkanWeb


Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit. Autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dajti qëlloi per vdekje 4 efektivë policie që tentuan ta arrestonin, ndersa i vdekur ka mbetur edhe një person, që dyshohet se është i afërm i Dajtit. "I Forti i Rrugës së Kavajës", u arrestua nga policia dhe u dërgua i plagosur në spital. Konfirmohen 2 pushues te plagosur. Zbardhen emrat e viktimave.

DURRES-Pese persona mes të cilëve 4 punonjës policie kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia sot në pistën Iliria në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.
Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 4 efektivë policie, dhe i vdekur ka mbetur edhe një person i cili shoqëronte Dajtin në momentin e ngjarjes dhe që dyshohet të jetë i afërm i tij.  Policët rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Të shtënat me armë kanë ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar në plazhin e Durrësit, tek zona e njohur si Pista “Iliria”, ku policia tentoi të arrestojë të shumëkërkuarin prej 6 vitesh .

Policia kishte dyshime se Dajti fshihej në Shqipëri dhe jo jashtë vendit, derisa ka lokalizuar zonën ku ndodhej realisht. Por, pasi është rrethuar nga policia, Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr. Më pas është arrestuar nga policia dhe në gjendje të plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit,
Nga të shtënat bilanci i konfirmuar i të vdekurve është 5 persona, dhe i plagosur, vetë Dritan Dajti e dy kalimtare te rastit.
Policia është munduar të kryejë operacionin pa shumë bujë për shkak të zonës tejet të populluar me pushues. Kjo mund të ketë qënë shkaku i reagimit jo të menjëhershëm të forcave të policisë.
Mësohet se Policia e shtetit ka kaluar në gjendje gadishmërie. Sipas burimeve policore nuk ka informacione të rritjes së aktiviteteve të grupeve kriminale ku besohet se bën pjesë Dritan Dajti.

Zbardhen emrat e 4 efektiveve

Zbardhen emrat e efektivëve të policisë që mbetën të vrarë gjatë armë shkëmbimit me të shumë kërkuarin Dritan Dajti. Bëhet e ditur se të vrarë kanë mbetur Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec.  Ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse viktima tjetër, një 23 vjecar nga Lushnja Ledion Mara, është kunati i Dajtit.
Mësohet se është arrestuar drejtuesi i makinës me të cilën udhëtonte Dritan Dajti i cili streohej në një banesë pranë pistës iliria në Durrës.

Dritan Dajti niset drejt Tiranes

Nën shoqërimin e forcave Renea, Dritan Dajti është duke u transportuar nga spitali i Durrësit drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet. Dajti ka marrë 3 plag një në dorë. Një në pjesën e barkut dhe një tjetër në shpinë. Drejtori i Policisë Ahmet Prenci dhe prokurore te Krimeve te Renda ndodhen në vendngjarje.

Te plagosurit

Spitali i Durrësit konfirmon se 2 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që pritet edhe konfirmimi për një fëmijë të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se Dajti është informuar në momentin e fundit për afrimin e forcave të policisë në drejtim të tij.
Ndërkohë pritet një komunikatë zyrtare nga ana e policisë për të sqaruar rrethanat, numrin dhe emrat e saktë të të vrarëve dhe të plagosurve në këtë ngjarje.

Dëshimtarët

Dëshimtarë në vendngjarje bëjnë të ditur për televizionin News24 se kanë parë edhe pushues të plagosur gjatë momentit të shkëmbimit të zjarrit, megjithatë këto mbeten ende informacione të pakonfirmuara nga policia.
Njëri nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për News24 se ka transportuar në spital një djalë rreth 20 vjec i cili i ka treguar se u ndodh rastësish në mes të shkëmbimit të zjarrit duke mbetur i plagosur në këmbë. Dëshmirati bën të ditur se djali i ka thënë se ka parë të plagosur edhe kushëririn e tij.

Arratisja

Në 17 nëntor të vitit 2003, në momentin kur në një nga sallat e katit të tretë të gjykatës së rrethit të Tiranës do të niste seanca gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit për vrasje Dritan Dajti, ky i fundit nxori një pistoletë dhe gjuajti disa herë në sallën e gjyqit. Me pas zbriti me shpejtësi shkallët e gjykatës për të qëlluar përsëri në oborrin e këtij institucioni, për t’u larguar me një motoçiklete ne drejtim te paditur.
Nga kjo arratisje spektakolare, Dritan Dajti ishte në listën e të shumëkërkuarëve të policisë shqiptare, e cila arriti së fundi të identifikojë vendndodhjen e tij, në një nga zonat e plazhit të Durrësit.


Berisha: 4 efektivët "Dëshmorë të Atdheut", nesër ditë zie kombëtare

Duke shprehur ngushëllim për familjarët e efektiveve të policisë, të rënë në detyrë gjatë operacionit për kapjen e Dritan Dajtit, kryeministri Berisha ka bërë të ditur se dita e nesërme do të shpallet ditë zie kombëtare, ndërsa efektivët e policisë do të shpallen “Dëshmorë të Atdheut”.

TIRANE- Kryeministri Berisha ka reaguar disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth mesditës në Durrës, ku mbetën të vrarë 4 efektivë të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit për kapjen e të shumë kërkuarit Dritan Dajti. Duke shprehur ngushëllim për familjarët, miqtë e të afërmit e viktimave, kryeministri ka bërë të ditur se dita e nesërme do të shpallet ditë zie kombëtare, ndërsa efektivët e rënë në detyrë do të shpallen “Dëshmorë të Atdheut”.
“Kjo është një e premte e zezë. Sot familjët e Drejtuesit Fatos Xhani, kryeinspektorëve Altin Dizdari, Fatos Xhani e Sajmir Duckollari, fëmijët e tyre të vegjël, miqtë e tyre janë në zi të thellë për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.
Qeveria ka vendosur që drejtor 4 efektivët, në përputhje me procedurat ligjore të shpallen “Dëshmorë të atdheut” dhe dita e nesërme të shpallet dite zie kombëtare. Flamujt në të gjitha institucionet shtetërore do të ulen në gjysëm shtizë, në orën 12:00 në nderim të 4 dëshmorëve të atdheut, të mbahet një minutë heshtje. Homazhi zyrtar për të nderuar të rënët e Policisë së shtetit do të bëhet në Pallatin e Kongreseve ndërsa varrimi në varrezat e Dëshmorëve të Kombit” u shpreh kryeministri Berisha.

Ndërkohë kryeministri e cilësoi operacionin e sotëm të policisë , si operacion “për kapjen e kriminelit më të kërkuar e më të rrezikshëm të të gjitha kohërave në Shqipëri. Dritan Dajtin e bandën e tij”.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora