E merkure, 24.04.2024, 09:41 PM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi

E premte, 07.08.2009, 10:00 PM



Dëshmori i Kombit Hasan Ramadani
Në Albanik të Besianës u shënua 15 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Hasan Ramadani


PUSHKA E HASAN RAMADANIT ISHTE PUSHKË KUSHTRIMI

Nga Milazim KADRIU

Në Albanik (ish Shajkofc) të Besianës (ish Podujevës) u shënua 15 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Hasan Ramadani .Edhe kësaj radhe vëmendjen e vizitorëve të shumtë që kishin ardhur ua kishte tërhequr "Shtëpia Qëndresë" e familjes ku tashmë disa vite pas lufte nëpër tri dhomat e saj janë të ekspozuara rroba, municion e gjësende tjera që kanë mbetur që nga koha e betejës së pabarabartë të dëshmorit që e kishte zhvilluar me forcat serbe. Me këtë rast në oborrin e Shtëpisë Qëndresë bashkë me familjarët ishin edhe shumë bashkëveprimtarë të dëshmorit dhe qytetarë tjerë të cilët evokuan kujtime nga jeta dhe vepra e lavdishme e Hasan Ramadanit.

Mëngjesi i 7 gushtit 1994 në dukje të parë ishte i rëndomtë por më vonë ndodhën ngjarje të cilat në historinë tonë të kohës më të re do të lënë gjurmë dhe kujtime të pashlyeshme. Ky mëngjes i asaj dite do të ketë peshën e vet në zhvillimin e ngjarjeve të mëvonshme jo vetëm në Llap por edhe në tërë Kosovën pasi në këtë ditë lindi një dëshmorë i ri, Hasan Ramadani i cili qysh herët u bashkua me Lëvizjen gjithëkombëtare për Çlirimin e Kosovës nga Jugosllavia përkatësisht Sërbosllavia.

Varri i Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani
Varri i Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani
Në një luftë të pabarabartë me forcat policore e ushtarake të Serbisë para 15 vitesh bëri luftën në kullën e tij Hasan Ramadani.Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi dhe e cila pati jehonë të madhe edhe për qarqet ndërkombëtare në kohën kur në Kosovë po thuajse shqipja mezi po frymonte nga robëria dhe pushtimi klasik i Serbisë që përjetoi e që bota perëndimore asokohe vetëm po bënte sehir duke vëzhguar dramën tragjike që po përjetonte populli i Kosovës. Hasani që në rini kishte nisur rrugën e tij të drejtë duke qenë anëtarë i lëvizjes dhe organizator i demonstrative të vitit 1981. Në vitin 1984 Hasani dënohet për veprimtari bashkë me shokët e tij Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Bajrush Behrami, Sherif Konjufca, Avdi Gjata  Kadri Llugaliu, Ali Ajeti, Sabri Hamiti, Hamit Hamiti, Shaban Mulolli etj. Edhe pas daljes nga burgu ai vazhdoi veprimtarin e tij duke u bërë më vonë anëtar i formacionit të parë ushtarak në Kosovë "Çeta e Llapit" e cila udhëhiqej nga Ali Ajeti, tani dëshmor i kombit ku pas rënies së Aliut , Hasani e udhëhoqi këtë çetë.

Hasani me terë familjen e tij bëri rezistencë të armatosur kundër forcave të shumta serbe të pajisura me tanke e helikopter gati për dy ditë rresht në kullën e rrethuar duke lënë edhe shumë policë të vrarë dhe duke mos e dhënë dorëzimin deri sa edhe vritet në kullën e djegur nga baroti e cila është histori e gjallë. Hasani është njëri ndër ata dëshmorë të parë që veproi sikur Oso Kuka në Vraninë, veproi sikur Tahir Meha në Prekaz e shumë trima tjerë shqiptarë anekënd trojeve të okupuara shqiptare duke iu bërë të ditur pushtuesve se shqipja donë liri dhe dinë të luftojë për vatan. 15 vjet pas rënies, në mbrojtje të pragut të shtëpisë e të familjes, ruan kuptimësinë e idealit për lirinë dhe për shtetin. E, Hasani, personifikon madhështinë e veprës deri në flijim, sikur që bënë brezni të tëra për, liri e mëvetësi "Shtëpia Qëndresë", aty ku luftoi Hasani e Fidajetja, është vendi ku duhet të përkulemi e  madhështia i takon gjithmonë veprës së Hasan Ramadanit, Tek simbolet e historisë, siç është Shtëpia Qëndresë ne sfidojmë mbamendjen tonë, për angazhim të përhershëm në pasurimin e Lirisë dhe të Shtetit e të shoqërisë sonë. Liria flet përjetësisht me gjuhën e heronjve, ndërkaq që të gjallëve u mbetet të shkruajnë e rishkruajnë për Afrimin, Bahriun, Fahriun,  Hasanin, Zahirin, Ylfeten, Shabanin, Agronin, Bedriun, Hakifin, Ademin, Aliun, Ilirin, dhe shumë burra që i bëjnë dritë atdheut, nga altari i lirisë !.

Shtëpia e Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani
Shtëpia e Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani
Hasan Ramadani me nofkën "Galani", ishte anëtar i organizatës për formimin e Republikës së Kosovës dhe udhëheqës aktiv i demonstratave të viteve 1981. Edhe pas daljes nga burgu Hasani vazhdoi rrugën e nisur më herët nga atdhetarët, duke thënë se kthim prapa më nuk ka, deri në fitoren e plotë të lirisë. Kulla e Hasanit në Albanik ishte kthyer në bazë për luftëtarët e lirisë që vepronin në të gjitha trojet shqiptare.


Hasan Ramadani kishte orientim të qartë sepse shqiptarët nuk duhej të pranojnë  filozofin e robit dhe jetës së tyre në robëri. Jeta në liri është vlerë njerëzore  dhe se je njeri vetëm kur je i lirë. Këtë e kishte kuptuar rinia  shqiptare .Këtë e kishte kuptuar edhe Hasan Ramadani i cili me luftën  heroike kundër policisë  dhe ushtrisë serbe tha se ose duhet të jetoi i lirë ose të bie për këtë liri. Hasan Ramadani bëri luftë heroike  dhe u vra. Ishte kjo vdekje amdhështore .Vdiq por është vdekje e rilindur,e përjetësuar,vdekje që nuk harrohet kurrë,vdekje që është synim i jetës,i lirisë,i mëvetësisë së shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Disa nga armët e Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani
Disa nga armët e Dëshmorit të Kombit Hasan Ramadani
Hasan Ramadani  me jetën dhe luftën e tij bëri histori,histori të lavdishme për popullin e tij,histori për atdheun,për brezat e tashëm dhe të ardhshëm, simbol i jetës ,i luftës dhe flijimit .Me veprën e tij Hasani tregoi se sa shqiptarët e duan atdheun sepse aty jetojnë trashëgimtarët e tyre .Ai  e ka dashur jetën,trashëgimtarët dhe u flijua  për jetën e tyre në liri dhe ardhmërinë e kombit shqiptarë,duke u bërë dëshmor  i lirisë,dëshmor i kombit.


(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora