Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Kalavesh Leshi (Parodi)

| E premte, 07.08.2009, 05:40 PM |


Demir KRASNIQI

Parodi:

KALAVESH LESHI

Jam poeti  Kalavesh Leshi ,
M’ njeh rrethina, m’ njeh krejt sheshi .
Dal n’ qytet si padishah –
Një  çantë t’ madhe e mbajë mbi krah !

Prej se i shkrova ca vargje n’ letër –
Lëshova flokë e lëshova mjekër !
Ju betohem n’ qiell e n’ tokë –
Kurrë ma krehër  nuk kam shti n’ flokë !

Po sa  e shkrova një poezi –
Mora rrugën , shkova n’ xhami ,
Lypa hoxhën dhe myezinin ,
Me m’ ia bë  mjekrës -  AMININ !

Kurrë ma s’ dola para pasqyrës ,
Kurrë s’ i rashë ma  brisk - fytyrës ,
Kurrë ma s’ shkova as te berberi ,
Veç me u bë  artist për seri !

Kam  rritë flokët si bashkë  leshi –
Për me m’ njohtë mileti e sheshi !
Ky  imixh  ka shumë  mesele –
Si  ogiçi përmbi dele !

Flokët bistek i lidhi shpinës –
Si gërshetat e Eminës !
Po bëjnë seri kullat e gurit –
Hije i paska bisteku burrit !

Kur po dal  n’ korzo  kah terri –
Krejt çarshia po bëjnë seri !
M’ këqyrin  fëmija e krejt mileti –
Ja, ky është   Kalavesh  Poeti !

Mu ka rritë  mjekra dredhë – dredhë ,
S’ po kam vend kah me e përmbledhë !
Ja kam nisë me  e krehë përpjetë –
Kështu e ka poeti këtë jetë !

Krejt dynjaja me kokë t’ shëndoshë –
Krehin mjekrat për te poshtë !
Por ,  unë kam halle n’ këtë jetë –
Andaj , mjekrën  e krehë përpjetë !

Për mbulesë  t’ thinjave e surave –
Po përdori bojë të kundrave !
E ngjyej mjekrën , i ngjyej flokët –
S’ dua t’ zbardhëm ,  sikur  shokët !
Gjilan, më 07.08.2009.