Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (V)

| E enjte, 06.08.2009, 06:22 PM |


Vargje të shkruara në gusht (V)

Nga Përparim Hysi
                
1.Krejt papritur

Krejt papritur filloi shiu
Dhe u futa nën një strehë
Nëpër shi e lagur mbrriu
Mu tek unë një vajzë e re.

Dhe m'u lut që t'i tregoj
Seç kërkonte një adresë
Shiu  ama,pothuaj,çurgoi
Ku del dot tani xhadesë?

Edhe mbetëm nën strehë
Strehë s'është,po është një ferrë
Domethënë që kemi nge
Që secili të marrë"erë"

Si u "njohëm",zumë miqësi
Se si shumë shtrëngoi shiu
Tash adresën mirë e di
Dhe dua hiç mos pushoj shiu.

3 gusht 2001

2.Pa trokitur

Dikush hap derën papritur
Edhe hiç nuk ka trokitur
Hyn komshia(çupë e rritur)
Edhe sytë seç m'i ka ngitur

M'i ka ngjitur,çfarë të ngjitur
Unë po mbeta,i lajthitur
Si rrufe më ka goditur
Seç çfarë hoqa për t'u ngritur.
                   
3 gusht 2001
                
3.Pse bën qametin?

Pse po bën qametin?Si mushkë po ngul këmbë
As më sheh,të shkretin?Veten ha me dhëmbë
Seç jam kokolizur,keqas unë me ty
Paske qenë kokëkrisur;hiç s'më sheh me sy.

Vallë,çfarë të kam bërë që s'ma varë mua?
Po shkoqem i tërë,vetëm pse të dua
Vër dorën në zëmër;varma mua njëçikë
Apo më je shëmër?Deh,të rëntë një pikë!
                      
3 gusht 2001
                 
4."Sorkadhja"

Një rrëke  varet nga mali,ujët,i gjithë,shkumë
Një "sorkadhe" zbret nga mali;atje sytë,unë.
Ajo po zbret me ngadalë;unë qasem avash
Ah,seç trup që ka!Si ngjalë;marr shënjë që "ta vrasë"

Por kam frikë se mos e trëmb;ikën si veri
Se kollaj s'e vë në"shënjë";do pak terezi.
Më nuk them asnjë fjalë;frymën unë e mbaj
Dua që ta zë të "gjallë";sytë hiç nuk i  ndaj.

Hodhi sytë e saj të kaltër dhe mua sa më pa
Seç "rrëshqiti" mu si gjarpër dhe shëndenë më la.
                        
2 gusht 2001

5.Opopo,moj Grykë e Sulit!

Opopo,moj Grykë e Sulit
Vënd,o vënd i Marko Burrit
Vëndi i Marko Boçarit
Që qe zjarr e kaluar zjarrit

Me dyfek e sakature
Ç'po lufton ,o Marko Nure
Marko Nure,bukuria
Ç'lezet të ka trimëria.

Turqit i zu lemeria
Ikni se po vjen stuhia
Vjen stuhia,erdh tufani
Bjeru,Marko Kapedani!
                       
2 gusht 2001
                     
6.Ata sytë e tu

Ata sytë e tu-kulumbri e pjekur
Seç  i ngul mbi mua;mënd më lë të "vdekur"
Jo vetëm më shpojnë,po më sakatojnë
As vete nuk e di(si kaq shumë duroj?)

Mos ia ke marrë hua,Lizabet Tejlorit ?*
Se krjet më sëmurën(sa t'i shkoj doktorit)
Nëmi,daç Perëndinë,qoft dhe për njëçast
Që të heq merakun,se ndryshe do plas.
*artiste e madhe e Hollivudit-efamshne për sytë

2 gusht 2001
           
7.Një syzezë

Një syzezë këtej po zbret
A po zbret,a mua më duket.
Në s'po zbret,po shkoj vet
Tek syzeza;s'pyes nga turpet.

Ah,ta dini,se si është
S'do duronit,vallahi
Tek ajo do ngjiteshit "fësht"
Se të ndjellë me synë e zi.

Po në faqet?Ka dy gropa
Gati "kovën" unë ta mbush
Mbasandaj unë e marrë hopa
Se më kot nuk jam"djallush"
                
2 gusht 2001
                  
8.Një mike që m'u qas

Një mike që mua m'u qas
Si t'ia bëj që unë t'i flas
T'i gjej anën që ta ngas
Se për ndryshe do pëllcas.

Afroj dorën që ta ngas
Mos më nxjerë ndonjë avaz?
E di vet seç bëj më pas
Se më kot nuk jam "xhambas"...
                     
5 gusht 2001
                 
9.Një mikeje

As unazat nëpër gishta,as dhe varsja e trashë në qafë
Nuk më bëjnë hiç përshtypje,veç fytyra jote-kartë
Edhe trupi yt i hollë si  i bërë me porosi
Ja,për këto,bëhem me "kollë" dhe nuk jam në terezi.

Se më nis në një rrugë,ku kam kohë që nuk kam shkelur
Në në shpirt më bëhet"xhungë",se ende,moj,unë nuk jam velur
Për të gjitha ti ke faj: vjen pozon si pakëz lisho
Tani më s'e kam kollaj që  pas teje mos mbaj"iso..."
                        
18 gusht 2001
                    
10.Më puthi një mike mbrëmë

Më puthi një mike mbrëmë
Dhe tani buza më dhëmb
Sikur më ka shpuar një gjëmb
Çfarë të bëj që mos më dhëmb?

Të heqë gjëmbin,do më dhëmb
Se është goxha "plagë e rëndë"
Plagë e rëndë dhe s'gjen ilaç
Nga më puthe,mike,thashë.
                      
25 gusht 2001
                    
11.Seç të nget një kollë

Seç të nget një kollë
Mu si butër pelash
Të të marrë doktor
Të pushoj njjëherësh.

Se s'duroj,i varfëri
Tërë natës ghë-ghë
Dridhem porsi gjarpëri
Gjumi hiç s'më zë.

Më je plevitosur
Të rrahu Veriu
Sa jam qederosur
Kollitem i ziu.

Kolla të nget ty
Edhe unë ghë-ghë
Ma"ngjite",moj,ti
Plevita më zë.
                
25 gusht 2001
                
12.Kujtimit të Rudolf Nurejevit

E pashë Nurejevin në një  Balet Klasik
Me lojën e tij parizienët ngriti peshë
Sa keq që shpirti i bukur aq shpejt u fik
Jo.Në botë më balerin si ai s'mund të gjesh.

THoshe se po kalëron një kalë tartar
A si me magji,kali u khye në shqiponjë
Salla nga duartrokitjet gati të marrë zjarr
Sa zonjave nga sytë lot u pikojnë.

U fik shpirti i bukur si të fiket një qiri
Zëmra e gjithë botës për të  rënkoi
Rudolf Nurejevi-Balerini GJeni
Ah,yll i bukur,që kurrë nuk do perëndojë.
                      
25 gusht 2001
                   
13.Shpirti i bardhë
Poetit Pano Taçi

Shpirti i bardhë i Pano Taçit gjeneron veç energji
Tek sfidoi diktaturën që e mbylli  nën frengji
Çerek shekulli nën hekura dhe më tej-persekutim
Shpirti i bardhë dhe i cfilitur,vjen me vargje si blerim.

Nuk ka mllefe dhe urrejtje;kot s'e ka shpirtin të bardhë
Herë del me shpirt prej mjelme apo edhe si pulëbardhë
Kroi i vargjeve rrjedh"amor" si të jetë Anakreont
Plakçapkëni bë humor:-Sa të bukur më ke bërë,Zot! *
*Vargu i fundit është i Pano Taçit.
                          
20 gusht 2001
                      
14.Tubim poetësh në Ulqin

Mbi kalanë mesjetare,atje,në Ulqin
Poetët zënë e recitojnë poezitë
Visar Zhiti"hap e mbyll dyer"
Dhe nuk pyet as për qenin Cerber.

Me dorë hap "derën  e mirë"
Dhe nxjerrë prej andej xhevahirë
Jo si tiran,me pasuri,i pangopur
Por si tribun,i dshur për popull.

Po Pano Taçi ky plak plot humor?
Përsëri vargje të mbushur me amor?
E shoh tek tund dorën atje mbi kështjellë
Dhe për një jetë të bukur zë e bën apel.

Ja Ali Pdrimja,i madhi epik
Që përqesh me vargje çdo gjë të ligë.
Në vargje,Podrimja,lë si amanet:
-Ku shqip të flitet,atej varrin ta ketë"

"se,edhe i vdekur,ky shqip do të flasë!"
(ushtuan duartrokitjet nga maja e kalasë)
Poetët qenë shumë;të tërë s'i përmënd dot
Por jam aq i prekur,sa mbushem me lotë  ...
                     
20 gusht 2001
               
15.Dëbimi i poetëve
(sipas Visar ZHitit në RD,19 gusht)

Poetët ishin mbledhur në hotelin "Albatros"
(I dëbuan nga hoteli si të ishin"leprozë?!")
Të ikin poetët!Se do vinë"ca të mëdhenj zyrtarë?!!!)
Ky"dëbim i poetëve",më kujton ca mesjetarë.

Të dëbosh poetët veç për të kënaqur ca zyrtarë
Mua më nervozon dhe gati t'ia thërres me të qarë
Njësoj sikur t'u thuash shqiponjave:-Ikni,se do vijnë ca trumcakë!
Zyrtarët para poetëve më duken aq të vegjël:si spurdhjakë.
                          
20 gusht 2001