Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


S. Bollati: Më së fundi Camërisë i erdhi radha

| E enjte, 06.08.2009, 07:05 PM |


ME SE FUNDI CAMERISE I ERDHI RRADHA

Nga S. Bollati

U nevojiten 65 vjete per te vendosur ne rendin e dites te PROBLEMIT KOMBETAR : CAMERINE SHQIPTARE. Tamam te nesermen e fillimit te masakrave te shovinistave greke ndaj popullesise se pafajshme shqiptare te Camerise,nepermjet zgjedhjeve te lira dolen edhe perfaqesuesit e ketij komuniteti per te vene ne rrugen e zgjidhjes PROBLEMIN CAM.

Me thene te drejten u desh te kaloje shume kohe 65 vjete.Dhe kjo per “meriten e harrimit” te qeveritareve shqiptare te pasluftes( Se ne kohen e Mbretit Zog I, kendohej ane embane Shqiperise: “Ne Kosove e Cameri, do valoje perseri Flamuri Kuq e Zi !)

Nuk do me hiqet asnjehere nga mendja kultivimi i harreses kombetare ne popullin e shume vuajtur shqiptar te zgjedhes komuniste enveriane
Kur punoja ne nje zyre te Bashkise se New Yorkut, mbaja mbi tavolinen e punes prane Flamurit Amerikan edhe Flamurin Shqiptar. Vinin bashkeatdhetare nga Kosova, Dibra ose nga Malesia Shqiptare e Malit Zi, te entuziazmuar per Flamurin Kuq e Zi por edhe te cuditur me pyesnin se nga cila krahine shqiptare jam. Mbasi u tregonja se jam Cam, i pyesnja njekojesisht ne se e dinin se ku bie Cameria. Dhe ata menjehere pergjigjeshin te pezmatuar se Camerine Shqiptare e kishte rrembyer greku i pa bese!
Ndersa kur pyesnja shqiptare nga Peshkopia, Librazhdi ose Gramshi ata thonin se Cameria eshte andej nga Permeti ose Gjirokastra!
Nga do e mesonin se ku shtrihej Cameria Shqiptare??!

Por shpirti atdhetar cam nuk mund te shuhej. Ai ushqehej nga ne qe kishim pare tmerret e vrasjeve te prinderve tane, qe kishim vuajtur ne burgun e Paramithise dhe duke u zvarritur zbathur e te urritur ne dimrin e 1944 per ne token e Nenes Shqiperi jemi pritur si vellezer te vertete nga bashkeatdhetaret e Delvines,Sarandes,Vlores, Fierit e Kavajes.

Shoqeria Politike Atdhetare Cameria e krijuar me 1991, veprat e publikuara se bashku me Institutin e Studimeve Came, kane kryer nje pune shume te cmuar per njohjen e ketij Problemi Kombetare te mohuar padrejtesisht.

Dhe sot qe po fillon demokracia e vertete ne Shqiperi, keta djem e vajza came,niper e mbesa, te frymezuar me shpirtin e vertete shqiptar , te edukuar e te kulturuar krijuan Partine per Drejtesi dhe Integrim.

Naimi I Madh e quante Gluhen Came si Gluhe Perendie.

Ndersa Fan Noli I paharruar shkruante : Ne do buke e bujari,
Ne do Bese e Besnikeri,
Shko ne Cameri!

Pra lashtesia e gjuhes, bujaria dhe besa came jane nga virtutet me te cmuara te Shqiptarizmes

Keta djem te kryesuar nga Z.Tahir Muhedini-nip nga nje familje shume e njohur paramithiote qe I kane vrare ne oborrin e shtepise gjyshin dhe dy xhaxhallare, nga Z.Dashamir Tahiri-nip i V.Gere-pjesemarres ne Shpalljen e Pavaresise me 1912,z E.Kushe, nje nder themeluesit e SHPA Cameria me 1991 e shume e shume te tjere me perkushtimin,mundin,mendjen u krijuan mundesine shqiptareve te Camerise qe duke zgjedhur perfaqesuesit e tyre, te bejne te mundur qe Parlamenti Shqiptar ,pa harruar Genocidin te njohur qe me 1994, te vere ne rend te dites Problemin Cam.

Keshtu, megjithese mbeti i vetem, deputeti i porsa zgjedhur Z.Dashamir Tahiri("socialistet" e tipit Rama e Ruci dihet qe e kane per xhins s trashegim hajduterine), do te bashkohet me shume deputete qe e ndjejne edhe ata vehten shqiptare,pavaresisht se kujt partie i perkasin, do ta shtrojne per zgjidhje Problemin Cam, si Problem Mbarekombetar Shqiptar!

Problemi I Camerise Shqiptare eshte problem ne rradhe te pare I mbrojtjes se te drejtave te njeriut:njohja e gjuhes,prones, shtetesise me te gjithe te drejtat e minoriteteve te miratuara nderkombetarisht..Por se pari duhet njohur nga institucionet greke Genocidi I ushtruar ndaj popullesise se pafajshme came qe mbas vrasjeve e masakrave u debua me dhune te eger nga shtepijat e vatrat e tyre etnike me 1944-1945.

Mbasi kombi grek te vere ne vend padrejtesite e ushtruara ndaj kesaj popullesie shqiptare qe nga viti 1913 deri ne spastrimin etnik te 1944-1945. do te krijohen ura bashkepunimi dhe respekti reciprok midis fqinjeve qe nga lashtesia.
Popullesia came ne Shqiperi prej mbi 200.000 vetash, nuk kerkon ndryshime te kufijve ekzistues, ajo desheron te jetoje ne shtepijat dhe pronat etnike te saje ne miqesi me vellezerit came te besimit te krishtere dhe te gjithe popullin grek

Nepermjet Parlamenteve dhe qeverive te dy shteteve te miratohen te drejtat e mohuara deri me sot per popullesine came.
Keshtu do te vihen ne zbatim edhe rekomandimet e Keshillit te Europes .
Zbatimi dhe respektimi I te drejtave themelore te njeriut midis fqinjeve do ti tregoje botes mbare se ballkani nuk eshte me nje fuci baruti.
Ashtu sic ka lene amanetin edhe atdhetari yne I nderuar F.Zeqiri:
“Pa lirine Came, s’ka qetesi Ballkani”!
Pune te mbare Parlamentit Shqiptar te porsa zgjedhur!

S. Bollati, New York, Korrik 2009.
Për ZSH: Albert Zholi