Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Emina

| E enjte, 06.08.2009, 04:59 PM |


Halit Bogaj

EMINA

Përkthim i një kënge boshnjake

Mbrëmë kur vija nga hamami

Kalova kah kopshti i plakut imami

Kur aty në kopshtin plot me jasmina

E Pashë që ecte -e bukura Emina

2
Eh si e lejonte të dilte vetë!për din e iman

Ishte e krijuar edhe për sulltan!

Andaj kah kalonte gjoksin e drejtonte

Asnjë hoxhë i botës mua s’më ndihmonte

3
Unë e përshendeta.Disi më shikonte

Emina e bukur as që më dëgjonte

Por n’ibrik t’argjentë me ujë mbushur plot

Mbi lulet e bukura sikur derdhte lot


4

Gati si i çmendur atë çast unë jam dukur

Por nuk erdhi fare Emina e bukur

Vetëm një herë vëngër shikimin ma ktheu

Gajle nuk e pati-ibrigun e theu