Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Ah! Beso,beso

| E enjte, 06.08.2009, 06:42 PM |


Albert Zholi

AH!  BESO,  BESO

Atë  mbrëmbje  ndjehesha  më  tepër  se  i lodhur. Kisha  punuar   në  mbi  15  orë, sa  mezi  rrija  në këmbë. Edhe  dushi  nuk më  tjetërsoi ..Sa  u  shtriva  të  clodhesha, ndjeva  cicërimën  e  telefonit.

-Jam  Bedriu, vëllai i  Besos ( Beso  është  një  shoku  im  I  shkollës). E pyeta për  familjen, mos  kishin  ndonjë  hall, se  zëri I  tijë  e tregontye  këtë.

-Po Besua  i  mori  lekët?- pyeta  unë  përsëri, pasi  u sigurova  për  shëndetin.

-Për  këtë  të  mora, por  nuk  mund  të bisedojmë  dot  në  telefon, po të   kesh  mundësi  eja nga  shtëpia  e të  flasim  gjatë – më  erdhi  zëri   zvarrur...

U  vesha  dhe  dola. Kur  mbërrita  para  shtëpisë  së tij, Bedriu  më  priste.

-Më  mirë  hyjmë në  ndonjë  lokal, se në  shtëpi  nuk  mund të bisedojmë  sic  duhet!.

Nuk  e kundërshtova. Porositëm  nga  një   birrë.

-Beson e  morën në polici –më  thotë pas  pak, duke  psherëtitur

-Pse?

-Qëlloi  pronarin  me  grusht/ Ti  e di  që  kishte  tetë  muaj  pa  e  paguar …Cdo  ditë  e gënjente, sa  I  plasin  shpirtin …Dhe  ia  veshi  me  grusht, kur  nuk  donte  të  ndodhte  ashtu. Unë  s’mund  ta  ndihmoj  në polici. Duhet  një  avokat, cështjet  shqiptare  zvarriten  si në  kalandrat  greke, që  thonë gazetarët. I  premtova se  do ta  ndihmoja  me  sa  të  mundja. Duke  ikur  për  në  shtëpi  e mendova  gjatë hallin  e Besos. Më  të  qetë  se  ai  nuk  kishte! Serioz  në punë  dhe serioz  ndaj vetes. Po tani  kishte  përfunduar në  birucat  e  policisë...Edhe shumë  të  tjetrë  e  kishin  atë  fat. Nga  tetë  muaj, një  vit  e më  tepër, punonin  nga  10-12  orë  e pronarët   tallen  me djersën e  tyre. Disa  i  spiunojnë  tek policët  dhe në  lojën  pronar –polic  refugjatët  shqiptarë  jo  vetëm mbeteshin  pa para, por  përfundonin  nga  birucat  e  policisë  në Shqipëri...

Dhe  Besua  në polici priste  ndonjë  avokat...

Po  avokatët ? Me  sa  dyer  janë   zyrat  e tyre?!...

Ah, Beso, Beso!...
Athine 1999