E premte, 19.04.2024, 04:20 PM (GMT+1)

Mendime

BE, Amerika dhe politikat e reja emigratore

E premte, 07.09.2007, 05:16 PM


Njeriu tre gjëra ka të shenjta në jetë:

1-Dashurinë (familja- atdheu) 2- Fëmijët 3- Punën
Kur i mungon njëra  sështë i qetë
Kur i mungojnë dy është në erë
Kur i mungojnë të tria ka vdekur për së gjalli

Nga Albert  Zholi

Albert Zholi
Dhe pse Shqipëria përbën ndër rastet më të vecanta të emigracionit për frymë të popullsisë, sërishmi ky fenomen nuk përbën një risi as për shqiptarët dhe as për shumë vende të tjera në mbarë globin. Bile edhe ato vende që deri dje ishin emigranteksportues dhe sot kanë ndryshuar kah, sërishmi nuk mund të lënë pa përmendur ndihmën ekonomike që kanë dhënë emigrantët e tyre (bile edhe japin pasi nuk janë kthyer të gjithë si në rastin e Greqisë), për vite të tëra. Emigracioni sot është një fenomen mbarëglobal, por me një ndryshim nga vitet e tjera të fundit të mijëvjecarit të dytë, është bërë  dhe po bëhet në mënyrë më të kontrollueshme dhe me një performancë legale.  Gjatë kësaj periudhe, në  Shqipëri  emigrimi neto, në përqindje  në krahasim me popullsinë e përgjithëshme të  vëndit, ka qënë 9,2% , në Bullgari 0,4%, në Jugosllavi 3,7% dhe në Rumani 0,8 %, në një kohë kur mesatarja e të gjitha vëndeve të Europës Lindore ka qënë 0, 7%. Intensiteti i proceseve  emigruese gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri ka qënë më i lartë se i vëndeve të  tjera të Europës Lindore. Në krahasim me këto vënde, prapambetja ka qënë më e madhe, kolapsi ekonomik më i thellë dhe niveli i pagave dhe të  ardhurave reale të popullsisë më i ulët. Një faktor tjetër, që ka ndihmuar fuqishëm në këtë drejtim, është se në vëndet e tjera të Europës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, emigracioni ndërkombëtar ka qënë pjesërisht i kufizuar, ndërsa në Shqipëri pothuajse nuk egzistonte fare.  Për periudhën 1991- 1993 emigrimi neto në vëndet  e Europës Lindore ka qënë 2,6 milionë veta ( mesatarja vjetore 850 mijë veta), ndërsa në periudhën 1950- 1990 ka qënë 13 milion veta ( mesatarja vjetore 325 mijë veta),  gjë që dëshmon se ato gradualisht kanë filluar të integrohen në tregun ndërkombëtar të punës shumë kohë më parë.  Karakteristikë për Shqipërinë është hyrja  shumë shpejt dhe në mënyrë shpërthyese në tregun ndërkombëtar të  punës, por me vonesë prej afro gjysëm shekulli dhe në kushte jot ë favorëshme për integrim, si rrjedhojë e uljes së  kërkesave për forcat e punës nga  vëndet pranuese Aktualisht në 28 vende të botës janë 1  038 000 emigrantë që tashmë përbëjnë bërthamën e emigracionit duke mos marrë parasysh numrin e emigrantëve me punësim sezonal, ç’ka e rendit Shqipërinë në vendin e parë në europë për emigracion në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë. Ndërsa në raport me vendet e tjera lindore postkomuniste Shqipëria  është vendi që e ndjeu më shumë peshën  e rëndë të ideologjisë komuniste, e cila në kohën e sistemit  e izoloi gjeografikisht dhe e rrënoi ekonomikisht, ndërsa pas përmbysjes sërishmi e renditi atë në vendin me emigracion më të lartë.
Ndërsa në mbarë globin janë rreth 200 milionë  njerëz që punojnë  jashtë atdheut të tyre, të cilët transferuan rreth  232  miliardë dollarë  në vendet e tyre vitin e kaluar. Të dhënat i publikon  Banka Botërore  në  “Global Ekonomik Prospects”, 2006 Sipas Bankës Botërore  transferimi i parave  të emigrantëve tek familjet e tyre  është një arnë e fuqishme  për luftimin e varfërisë. Rreth 167 miliardë  dollarë kanë arritur  gjatë vitit të kaluar  në vende në zhvillim. Me këtë shifër , vendet në zhvillim morën nga emigrantët  dyfishin e të hollave  që marrin nga organizatat  ndërkombëtare si ndihmë  për zhvillim. Në shumë vende në zhvillim, të hollat që dërgojnë emigrantët  përbëjnë burimin më të madh  të kapitalit të jashtëm. Madje në disa shtete, si Moldavi apo Bosnje Hercegovinë, këto të holla përbëjnë një të tretwn  e prodhimit kombëtar  bruto. Por në të gjithë botën, shumica e të hollave transferohet  në Indi. Në vend të dytë e të tretë vijnë  Kina  dhe Meksika. “Për Gjermaninë  shtetet e ish-Jugosllavisë  dhe  ato të Bashkimit Sovjetik  janë shumë interesante. Por edhe Turqia dhe vendet aziatike  si Kina dhe Vietnami, kanë filluar të luajnë  një rol të rëndësishëm”, thotë Jan Hillered, shefi i Filialit  evropian  të bankës  Ëestern Unionit.  Shuimica e të hollave  të emigrantëve  transferohen  nga vendet e pasura   në ato të varfëra. Për të përfituar edhe më shumë, Banka Botërore u ka propozuar  vendasve në zhvillim, që të nënshkruajnë  marëveshjen me shtetet   ku ndodhen  emigrantët e  tyre . Nëpërmjet këtyre marëveshjeve, emigrantët mund të dërgojnë më lehtë të holla  në atdhe si edhe të gjejnë  më shpejt punë në vendet ku  ndodhen. Sepse emigrantët janë të dobishëm  edhe për vendet  ku punojnë : “Transferimi i të hollave nga emigrantët, financon nga njëra anë eksportet  e shteteve të industrializuara, sepse vendet në zhvillim kanë kështu  më shumë të holla në dispozicion  për të importuar artikuj nga këto shtete. Nga ana tjetër  transferime të tilla influencojnë në mënyrë pozitive kursin e këmbimit”, thotë Florian  Vadean, këshilltar pranë Bankës Botërore. Transferimi i të hollave  rrit jo vetëm fuqinë blerëse  në një shtet, por edhe besueshmërinë  e tij për kredinë. Në çdo vend ku ndodhen  transferime të rregullta, institucionet financiare mund  t’a  lirojnë aksesin  për kapital dhe t’i ulin  taksat për dhënien e kredive.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora