E hene, 27.09.2021, 01:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (IV)

E marte, 04.08.2009, 09:29 PM


Poezi për dëshmorët e kombit (IV)

Milazim  F. KADRIU

ASNJËHERË LUFTEN SE NDALI

(Mustafë Llapashticës)

Babai i tij Ismaili
Hapi shumë shkolla shqipe
Por edukoi edhe fëmijët
Në frymën patriotike.

Mustafa edhe pse i ri
Shkoi në të shkaut ushtri
Por pas shtatë muajsh u kthye
Qe betuar se s’do ti shërbej shkaut të zi.

Që nga viti1968
Deri më 1997
Në të gjitha demonstratat
Dhe asnjëherë s’u ndal.

Shoku i Ahmet Haxhiut
E Hasan Ramadanit
Nuhi Berishës e Rexhep Malës
E më vonë edhe Enver Topallit.

Kreu shumë aksione
Si ai “Në qafën e Shaikovicës”
E në nëntor 1998
“Te Tabet e Llapashticës”.

Në vendlindje ra në luftë me barbarë
Pas veti la Dardanën,
Doruntinën e Gentritën
Heroi ynë kombëtarë.

BREZ PAS BREZI NË RRUGËN KOMBËTARE

(Remzi Demollit)

Familja Demolli
Për rrugën e lirisë
Me kohë janë përcaktuar
Dhe me vite kanë kontribuar.

Qysh i ri Remziu
Shumë mësoi nga axha Ibrahim
Por edhe nga daja i tij
Atdhetari i njohur Xheladin.

Pjesëmarrës i demonstratave studentore
Që nga viti 1981
E me të filluar lufta
U radhit në UÇK.

Komandant në fshat
Ai qe emëruar
Më 27 dhjetor 1998 ra
Në vij të frontit duke luftuar.

EDHE PSE  I RI  S’MUNDI TË JETOI NË ROBËRI

(Ragip Ademit)

Kudo mbin lule
Lule të lirisë
Në Tashefc ra Ragipi
Mu në lulen e rinisë.

La në një anë libra e fletore
La lojën me shokë e shoqe
Rroku pushkën doli në istikam
Jetën për Kosovë me e dhanë.

Ishte i ri 16 vjeçar
Por robërinë s’mundi ta duroi
Për lirinë e Kosovës
Nuk hezitoi jetën e dhuroi.

SË DINTE ASNJËHERË ME U NDAL

(Shefki Kuletës)

Në Dardhishtë familja Kuleta
E njohur për traditë atdhetare
Lindi dëshmori Shefki
Që herët u nis rrugës kombëtare.

Në protestat studentore
Dallohej ndër të parë
Por edhe luftëtarë i UÇK – së
S’dinte asnjëherë për tu ndal.

Që nga Beteja e Kaçnollit
Në shumë luftime mori pjesë
I pa përkulur dhe i vendosur
Amanetin e të parëve e çoi në vend.

Luftë e rreptë zhvillohej
Kundër barbarisë
Dita e parë e pranverës
Çeli edhe një lule e lirisë.

PËR LIRINË E KOSOVËS BASHKË ME DJALË JETËN E KANË DHËNË

(Sali Qerimit)

Katunishta dhe Besiana
Se harron Salihun me të gjithë djalë
Që për lirinë e Kosovës
Jetën e kanë  dhënë.

Demonstrata dhe protesta
Organizoheshin çdo ditë
Sali Qerimi në ballë
Gjithnjë rinisë duke i prirë.

Kur Kadriu rroku pushkën për liri
Pas tij shkoi në çdo hap babai i tij
Salihu s’u nda nga djemtë e lirisë
Para tyre shkaut çdo herë i dilte karshi.

Në Kastrat krisi predha e parë
Shkaut automjetet ia shkatërroi
E ndezi Kadri Qerimi
Babë Salihu në krah i qëndroi.

Në përvjetor kur i kujtojnë
Blinera dhe Valdrini
Gjysh Salihut dhe babë Kadriut
Këngë trimërie u këndojnë.


(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora