E shtune, 20.04.2024, 05:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (IV)

E merkure, 05.08.2009, 06:43 PM


Vargje të shkruara në gusht (IV)

Nga Përparim Hysi
                 
1.Një zgjim i përmallshëm

Në një fshat malor kam ardhur për verim
Dhe gjumin po e fle për shtatë qejfe
Më zgjoi mu-ja e një viçi(ka mbetur"jetim?!")
A blegërima e largët e një deleje.

U zgjova dhe parasysh më erdhën kujtimet
M'u shfaqe ti kur të takova tek kroi
Mandej "bisedat",po dhe përqafimet
Dhe them me vete:-Ku do jesh,tani,moj?

Pas mjeljes,lopa "Larë" lëpin viçin
Mu-ja pushoi se shoh që  lopën lëpinte
Unë humbur kujtmesh(shumëzuar me hiçin)
Ky zgjim i përmallshëm në kohë tjetër më shpinte.
                          
30 gusht 2000

2.Babait Hazis Hysit

Sa herë që dëgjoj një këngë nga Skrapari
Më duket sikur dëgjoj zërin tënd
Nëpër ison e këngës"zhytem" nga malli
Them se do të takoj ty,në ato këngë.

Sa herë që shoh një valle nga Skrapari
Vrapoj dhe unë e futem në valle
Se ti ,baba i dashur, qe mjeshtër si valltar
Unë s'di të kërcej valle,po jam mbushur malle.
                             
30 gusht 2000
                         
3.Tek kroi

Ti merr enët shkon në krua
Po s'e di ç'më gjeti mua?
Zu u skuqa,u bësh flakë
Se po vije(oh,sa fat!)

Ah,se ç'nur që ke dhe sharm
Unë,i shkreti,në alarm!
Sa më mbetëm mbi ty sytë
Sy,pa ç'sy,të mbushur dritë.

S'duroj dot dhe unë te kroi
Turpi iku;vate,shkoi...
Dhe të thashë:-Oh,sa e bukur!
Ti s'më fole;krejt je skuqur.

Por unë s'pyeta pse u skuqe
Jam noksan,i mbushur huqe
E të zura ty me dorë
Po pse dora më mor horë?!

Tek pashë trupin që po dridhej,
Tek pashë gojën që po "lidhej"
Seç u hodha vet në sulm
E të putha gjatë,me ngulm.

Pastaj ika si "firar"
Por premtimin e kam marrë
Nesër,kur të vish te kroi
Dikush është që të pret,moj...
               
28 gusht 2000
               
4.Syri yt

Syri yt,moj,që lëviz
Si një dritë që shuaj e ndiz
Më bën shënjë,më bën ngasë
Thotë afrohu dhe m'u qas.

Vetulla jote,ajo vetull
E hollë shtizë si shigjetëll
Ul e ngri e vetëti
Herë bie diell e herë bie shi.

Buza jote që po dridhet
Më shtie dridhmën që s'më shqitet
Obobo, kjo dridhma jote
Më jep dridhma prej të ftohte.

Dhe nga dridhja lebetitem
S'marrë dot frymë  sa s'po mbytem
Nuk po mbushem dot me frymë
Azma po ma grryen mushkërinë.

Ti vë buzën,më"pompon"
Azma iku,ja për Zon!
Nis "motori" të punojë
Ah,ç'  "benzinë" që kishe,moj!...
                     
27 gusht 2000
                 
5.Ata sy të kaltër

Ata sy aq të kaltër sikur janë të mbushur qiell
Unë që jam ashik i varfër(bëj si bëj e mbrrij në qiell)
Dhe,kur mbrrij në qiell,i varfëri,befas mbetem i goditur
Se veç syve tënd të kaltër,shoh dy"hënëza"saporritur.

Mbi dy"hënëzat" sapo rritur,unë vë duarët dhe i përkëdhel
Them të drejtën,gjiri i rritur,sado plak,po më këndell
Sytë e gjiri më këndellën(kot s'u ngjita gjer në qiell)
Por çuditem,si s'më velën,sado mjaltë qenë dhe sheqer.
                            
27 gusht 2000
                     
6.Në se kokën kam me thinja

Në se kokën kam me thinja,
Moshën time zëmra s'njeh
Sheh një"zogë" dhe thotë"imja"
(si njëherë e një kohë,rreh)

Unë mundohem ta bëj zap,
Po e shoh që e kam kot
Rrri rehat,- më thotë,-o plak
Si ta lë të shkoj kjo "zogë?!"

Edhe turret fluturim
Të zëjë "zogën",sa e sheh
Më të rroftë,o Përparim?!
Plaç,o zëmër,që s'më njeh!...
                 
26 gusht 2000
               
7.Shtrirë mbi dyshek gome

Shtrirë gjer e gjatë mbi dyshek  gome
Nuk qe për sfilatë;rreze dielli doje
Shtrirë për qejfin tënd;ndaj rrije dhe lisho
Ne sytë mbi një vënd(si të mbanim "iso?!")

Rrezet e mëngjesit trupin ta ujdisin
Ne,prej mëngjesit,sytë hiç s'i shqisim.
Mbetën sytë tanë aty mbi dyshek
Ç'pyet për ca jaranë(sahati rreh tetë)

Ti kthehesh ngadalë,mënjan apo brinjas
Ne,mbi kum,valë(mëndja për "mërqinjas")
Zbrit,moj,nga dysheku se sytë na ranë copë
Na shkoi tepeleku...edhe fare kot...
                            
24 gusht 2000

8.Kate!

Kate!Kate!- të thërrita,po ti veshin nuk ma vure
Disa shkallë pashë që ngjite,po ku vije,moj gjaure?
Ishe bërë tamam si flutur,mbushur nur porsi një zogë
Hapej-mbyllej syri i bukur,pale trupi si me tornë.

Një fytyrë që rrezëllin,sa e bukur je,moj Kate!
Po s'e di  ç'e gjet komshinë(mua,komshinë,e ç'duhen llafe?")
Varma pak,se pasha zotin,nuk duroj të "hanë" të tjerë
Do ta kap me shqelma"robin"("rob" komshijen dot s'ma merr...)
                           
22 gusht 2000

9.Bilal Xhaferrit

Kush qëlloi mbi "Krahun e Shqiponjës"
Atij emëri krejt i humbtë!
Porse emëri i Bilal Shqiponjës
Do ndriçojë e kurrë s'do humbë.

Se Bilali  çau me shpatë
Çau me shpatë se ishte trim
Edhe natës i tha natë
Ishte gjithi rrebelim.

S'njihte lajka;i përbuzëte
Promete në llojin e tij
S'hëngri "tortën e Zeusëve"
Ndaj çuditej,kush e njih.

As që pyeti për birucat
As për ndjekjet,survejim
Provokimet e gjithë "fuksave"
I sfidon krejt me përçmim.

Ëndra e tij qe Perëndimi
Ku njeriu rron si njeri
Andej sosi Bilal Trimi
Po një"hije" pas i rri.

Dhe e vranë Bilal Xhaferrin
(Kush e vrau?Merret me mënd!)
Por të madh ka vepërnderin
Nderi i tij,u vu në vënd.
                 
1 gusht 2001

10.Çamëria

Çamëria-plagë që historisë dhëmb e dhëmb
Çammëia-turpi i Greqisë:nënshetasit e saj nëpërkëmbë.
Ka  mbi gjysëm shekulli që plaga  rri e hapur
Ka mbi gjysëm shekulli,Çamëria- problem pa zbardhur.

S'është puna për të rrokur pushkët(trimëria nuk u ka munguar)
Është puna të marrin të drejtat dhe pronat që u kanë mohuar
Të vendosen në Çamëri,në vëndet ku kanë qënë
Të marrin plangë e shtëpi,se atje dhe i kanë lënë.

Greqia,botërisht,t'u kërkoj ndjesë se kurrë nuk është vonë
Drutë me kohë e Zervës mos i pres,pse flasin ata gjuhën tonë
Të ndjekin shëmbullin e Gjermanisë,ndjesë kërkuan për çifutët
Kështu  mbyllet kjo plagë që mais;Greqisë i lahet turpet.
                        
1 gusht 2001


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora