E hene, 25.01.2021, 07:53 AM (GMT)

Kryeshkrim

Të guxosh pavarësinë

E enjte, 06.09.2007, 08:56 PM


Nga Michael Martens

Një nga shprehjet popullore të serbëve, e një shkrimtari beogradas, se Serbia ka humbur në paqe, atë që fitonte në luftë, është perifrazuar në këtë mënyrë nga historiani berlinez për Evropën Juglindore, Holm Sundhaussen: Në shekullin e 20, Serbia ka humbur përmes luftërave, atë që mund ta kishte fituar në paqe. Pikërisht kështu është dhe në rastin e Kosovës.

Zoran Gjingjiç, kryeministri serb, i vrarë në vitin 2004, e quante Jugosllavinë një frigorifer, në të cilin, mjeshtri i “ngrirjes”, Tito, kishte vendosur në akull disa nga konfliktet më të rrezikshme në Ballkan. Kur në vitin 1989, diktaturave të Evropës iu iku energjia elektrike, ato u bënë “të pangrënshme” në Jugosllavi.

Ndërkohë, procesi i shkrirjes së Jugosllavisë është në përfundim- duke përfshirë dhe rastin e veçantë të Kosovës, ku një aksident historik i viteve 1912/`13, duhet të eliminohet.

Kjo martesë e keqe serbo- shqiptare nisi në fillim të shekullit të kaluar me luftërat ballkanike, si pasojë e të cilave, Kosova, në të cilën shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët, ra nën sundimin e Beogradit.

Duhet thënë që Serbia që nga dita e parë dhe kurrë ndonjëherë nuk ka bërë përpjekje për të integruar shqiptarët e Kosovës.

Politikanët serbë kanë përdorur në marrëdhënie me shqiptarët “e tyre”, vetëm politikën e dhunës, dëbimit dhe kufizimeve e në rastin më të mirë, atë të arrogancës.

Prandaj, është thënë më pak për të mirën dhe të keqen në këtë konflikt, sesa për pushtetin dhe jo-pushtetin.

Edhe shqiptarët janë përgjigjur me të njëjtën gjuhë, për sa mund t`iua lejonte situata dhe mjetet- kështu ka ndodhur gjatë pushtimit gjermano- italian gjatë Luftës së Dytë Botërore e po kështu ka ndodhur së fundi gjatë trazirave të marsit 2004.

Kjo nuk ndryshon në thelb. Pa u mbushur tamam një kapitull jetësor, pasi Serbia kishte “çliruar“ në mënyrë të dhunshme Kosovën nga sundimi turk, aleanca mes NATO-s dhe shqiptarëve të Kosovës, ia mori asaj atë që kishte vjedhur.

Politika e dhunës e Millosheviçit, që solli dhe sulmin e NATO-s mbi Jugosllavi, vetëm sa përshpejtoi këtë zhvillim të pashmangshëm. Censura e njëmendtë veç e kishte shënjuar tashmë rënien e ‘Frigoriferit’ jugosllav. Shqiptarët mund të kenë qenë mbase të gatshëm të jetojnë bashkë me serbët në një shtet “Jugosllavi“, por ata nuk ishin të gatshëm të jetonin në një shtet “Serbi“. Kjo mbështetet në reciprocitet, Serbia nuk është politikisht dhe ekonomikisht as e aftë, as e vullnetit të mbajë Kosovën në sovranitetin e saj. Në të vërtetë, zgjidhja do ishte pra e thjeshtë: Shqiptarët e Kosovës nuk duan t’i takojnë shtetit serb dhe shteti serb nuk do t’i ketë ata.

Deri në fund të vitit, bashkësia ndërkombëtare dëshiron të ndërmarrë një, shpresojmë vërtet të fundit, përpjekje. Më 10 dhjetor, treshja e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, BE dhe Rusia duhet t`i dorëzojë rreth kësaj një raport sekretarit të OKB. Këto bisedime nuk kanë të bëjnë për pavarësinë e Kosovës nga Serbia, sepse, faktikisht, kjo ekziston tashmë.

Fundja edhe në Beograd dhe Moskë e dinë që Serbia nga viti 1999 ka ndikim vetëm në pjesën veriore të banuar me serbë. Për t’u sqaruar janë ama pyetjet rreth njohjes ndërkombëtare dhe përpunimit të sovranitetit të ardhshëm shtetëror të Kosovës. Në cilat organizata ndërkombëtare mund të hyjë shteti i ardhshëm kosovar? Këto pyetje shtrohen para së gjithash, aty ku anëtarët do mund të bllokonin me veto anëtarësimet e reja. Përveç kësaj, dhe ky është një aspekt tjetër i rëndësishëm gjatë ditëve ndërmjetësuese të treshes, BE duhet të përgatitet nga e pashmangshmja: Nëse Uashingtoni dhe Moska nuk mund të pajtohen rreth statusit të ardhshëm të Fushës së Mllenjave, BE do të jetë e detyruar edhe kundër vetos ruse të marrë administrimin e Kosovës. Ky është, për të thënë, qëllimi i vërtetë i fshehur i këtyre katër muajve. Për Uashingtonin, Moskën dhe para së gjithash për BE kjo ka të bëjë më përgatitjen për kohën pas dështimit të parashikuar të bisedave. Deri në fund të vitit BE duhet –ose së paku grupi që është vendimtar për administrimin e Kosovës, të flasë me një zë. Çështja ka të bëjë pastaj me realizimin e planit shumë të favorshëm për pakicën serbe të ish- ndërmjetësuesit të OKB, Ahtisaarit, për të dërguar në fillimvit Kosovën në pavarësi shtetërore të mbikëqyrur politikisht nga BE dhe ushtarakisht nga NATO.

Vështirësitë nuk do të mungojnë as pas zgjidhjes së statusit, pasi Kosova në fazën e ardhshme të historisë së saj do të hyjë si shtet i ndarë. Është e vërtetë që serbët dhe shqiptarët e Kosovës të paktën rreth kësaj pyetjeje zyrtarisht janë të një mendimi: Ndarja e territorit nuk vihet në pyetje, por askush nuk do mund t`i ndalë serbët në veriun e Kosovës, të ruajnë pavarësinë e tyre, edhe ashtu faktike ekzistuese nga pavarësia kosovare. BE me sa duket do jetë për dekada e zënë në periferinë e saj juglindore me menaxhimin e një “konflikti të ngrirë”.

Por i ngrirë konflikti i Kosovës është bilé më i mirë se i nxehtë dhe më gjithë kuturisjet, pavarësia e krahinës duhet për të mirën e zonës të çohet përpara pa ngurrim. Të notuarit askush nuk e ka mësuar duke rezonuar për rreziqet e mbytjes.

*Autori është korrespondent për Evropën Juglindore i së përditshmes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku edhe është botuar artikulli.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora