E enjte, 28.03.2024, 01:30 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Thirrje: Drejtuar të gjithë përdoruesve të rrugës

E hene, 03.08.2009, 07:35 PM


Në këto ditë të nxehta të Korikur, rruget e vëndit tonë u përgjakën nga aksidentet rrugore më shumë se kurdoherë!

Muaj Korik u mbyll me nje bilanc tragjik nga aksidentet rrugore, duke shkaktuar 48 qytetar të vdekur dhe 46 të plagosur rëndë!

Eshtë e pa moralshme dhe e pa pranushme të humbin jetën njerzit, vetëm se nuk zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Të dashur qytetar !

Rruga është një mënyrë komunikimi që ndihmon të gjithë përdoruesit e saj për rritjen e cilsisë së jetës. Po, qarkullimi në të si këmbësor, si drejtues mjeti apo si pasagjer ka disa rregulla që duhet të njihen dhe zbatohen nga të gjithë. Rregullat e qarkullimit klasifikikohen si ligjet të repta. Thyerja e tyre nga padija, nënvleftësimi apo me dashje, ndëshkon shumë rëndë jo vetëm ato që i thyejn por edhe qytetarët e tjer të pafajshëm që qarkullojnë. Në rrugë gjënden sinjale të caktuar me formë dhe pamje të veçantë që vazhdimisht transmetojnë mjesazhe të caktuara për mërnyrën si duhet të sillemi të, në kohë e hapsira të caktuara.

Kujdes! Vrojtoni dhe interpetoni drejtë mesazhet që transmetojnë sinjalet rrugore. Nëse, me qetësi zbatojmë këshillat që japin këto këto sinjale dhe nëse asnjëherë nuki i keq interpetojmë, jetën do ta kemi të sigurt në rrugë. Asnjëherë mos nxitoni.

Drejtues mjetesh!

Mjeti që ju drejtoni nuk është lodër! Drejtimi i tij në rrugë ka disa rregulla të caktuara dhe shumë të rrepta. Asnjëherë mos drejtoni mjetin tuaj, pa u siguruar se gjendja e tij teknike është e mirë. Mos u nis për udhëtim pa vendosur rripin e sigurimit. Kurrë, mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret. Respekto gjithnjë këmbësorët, sidomos fëmijët dhe pleqtë, ato kanë sjellje të pa parashikuara dhe të ngadalta në rrugë.

Kur mos drejto mjet nën efektin e alkolit dhe drogës. Alkoli dhe droga i deformojnë ndjesorët e të parit, nuhaturit, dëgjimit, ngadalsojnë reflekset duke çorjentuar tërë sistemin nervor qëndror. Psikologjia e timonit nuk e pranon asnjëherë alkolin.

Të dashur Emigratë!

Mirësevini vini për të kaluar pushimet në vëndëlindje. Kudes kur qarkulloni në rrugë!

Shqipëria ka bërë përparimë të mëdha. Ka ndërtuar e përmisuar shumë rrugë. Por në Shqipëri ende nuk ka autostrada. Shpejtësia më e madhe e lejuar në rrugët interurbane kryesore është 90 km/orë, në rrugët interurbane dytësire 80 km/orë dhe në rrugët urbane 40 km/orë. Asnjëherë, dhe për asnjë arsyje mos i tejkalo këto kufij të shpejtësisë në asnjë segment të rrugës, pasi do të gjëndesh i rrezikuar për jetën tënde dhe të tjerve. Zbato kufizizimet dhe detyrimet që të këshillojnë sinjalet rrugore në rrugët tona. Mos u huto, por ndalo dhe shijo bukurit e atdheut. Pasi të qetsohesh, fillo drejtimin e mjetit i përqëndruar tek timoni. Vetëm një fraksion i sekondes mund të të nxjer nga rruga e të të hedh në greminë. Kujdes, në shumë pika mungojnë barierat mbrojtse. Në rrugë mund të shfaqen papritur, këmbësorët, motoçikletat, karocat dhe bagëtitë, e po të jesh shpejtë, gjithmonë je i rrezikuar.

Të dashur këmbësor!

Kujdes, kur kapërcen rrugën! Vëndet e sigurta për kapërcimin e rrugës janë nënkalimet, mbikalimet, semaforët, vijat e bardha, pranë policit rrugë. Ku mungojnë këto, sigurohu se nuk po vjen ndonjë mjet dhe pastaj kalo. Asnjëherë mos kapërce rrugën pa u siguruar se nuk ka mjet nga dy kahet e saj. Kur mos vrapo në rrugë. Mbani për dore fëmijët dhe pleqtë kur kapërceni rrugën, ato janë gjithmonë më të rrezikuar nga automjete që mund të shfaqen pa pritur në rrugë.

Policë të qarkullimit rrugor!

Detyra i Juaj në këtë periudhëe vere kur numri i mjeteve dy e trefishohet, bëhet edhe më e vështirë. Bashkpunoni qetësisht me drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit. Asnjëherë mos toleroni shkelsit e rregullave të qarkullimit që rezikojnë jetën e tyre dhe të tjerve. Kur mos bëni diferencime në zbatimin e ligjit. Jini korek dhe reflektoni sjellje shëmbullore, pasi shpesh herë kjo ndikon më shumë se një gjobë e kripur. Jini vetë shëmbull i mirë kur qarkulloni në rrugë.

Specialist të mirmbajtjes së rrugve!

Jo rrallë herë, aksidentet të dhunshme kanë ndodhur për mungesë të sinjalistikës rrugore.Çdo sinjal i dëmtuar, i munguar , ose i vendosur gabim në rrugë është një rrezik i shtuar për jetën e përdorusve të rrugës. Kontrolloni vazhdimisht gjendjen e sinjalistikës rrugore. Zëvendsoni më shpejt sinjalet e dëmtuara, vijzoni rrugët sipas rregullave. Bshkpununi më mirë me policinë rrugore dhe drejtuesit e mjeteve. Kontrolloni e përmisoni pikat e rrezkshme sidomos barierat mbrojtse. Një veprim i juaj më i përgjegjshme shpëton shumë jetë njerzish.

Specialist të shërbimeve të transportit rrugor!

Të gjithë mjetet me traga shqiptare dhe drejtuesit e tyre, para se të qarkullojnë në rrugë, kontrollohen nga Ju. Sa më të përgjegjshmë të jeni në kryerjen e detyrës aq më pak të rrezikuar do të jemi në rrugë. Asnjëherë mos lejoni të dalin në qarkullim mjete me të meta teknike. Mos licensoni drejtues mjetesh pa edukatën e nevojshme rrugore. Një lëshim apo gabim i vogël i Juaj, shkakton një dëm të madh në qarkullim.

Drejtues të shtetit!

Rishikoni politikat e sigurisë së jetës së qytetarve nga aksidentet rrugore. Jemi vëndi me numrin më të madh të aksidenteve rrugore për numër të mjeteve dhe numër të popullsisë në Europë. Në periudhën e verës ato dy e trefishohen. Vitet e fundit ka një rritje të pa justifikuar aksidentet që marrin jetë njerzish. Kjo tregon se politikat që janë zbatuar kanë plot të meta. Rishikoni më me kujdes ato. Bashkpunoni më mirë me shoqërine civili. Planifikoni dhe akordoni më shumë fonde për edukimin rrugor dhe sensibilizimin e qytetarve. Jeta e qytetarve që lëvizin në rrugë është e rrezikuar.

Shoqata Qytetare e Sigurisë Rrugore dhe Ambjentit
Kryetari
Demir Osmani


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora