E diele, 29.03.2020, 04:22 PM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Arsim Halili: Intervistë me aktorin Fatmir Spahiu

E hene, 03.08.2009, 07:50 PM


FatmirSpahiu-ArsimHalili
Fatmir Spahiu- Arsim Halili
Intervistoi
Arsim Halili


Intervistë  me aktorin Fatmir Spahiu

Një prezantim të shkurtër

Jam Fatmir Spahiu,jam  njëzetë e shtatë vjeçar, i lindur në Beograd, atje kam jetuar një kohë, tash jetoj në Gjilan dhe në Prishtinë, që do të thotë se jetoj paralelisht në këto dy qytete. Jam angazhuar si aktor profesionist  në Prishtinë.

Konsideroni se jeni i lindur për aktor?

Mendoj se talenti është ai që lind, nuk bënë ndryshe,  nuk krijohet gjatë kohës. Ajo që krijohet gjatë kohës, për mes ushtrimeve dhe gjatë studimeve është shprehi e punës. Mirëpo definitivisht kam lindur si shumë: aktor tjerë, si shumë piktor, muzicient, që lindin e nuk krijohen me kohë.

Ç’është për ju aktrimi?

Aktrimi për mua, fillimisht është dashuri, është qëllim, mirëpo në ndërkohë shndërrohet edhe në punë rutinore e cila sjellë të mira materiale. Për mua aktrimi është përditshmëri, është jetë dhe është mundësi e mirë për t’u shprehur, pse jo edhe për të jetuar.

Në serialin “Kafeneja jonë” njiheni me rolin e personazhit ”Oki”, ju thërrasin me këtë emër edhe në përditshmëri, rrethi ku jetoni dhe si ndieni për këtë?

Aspak nuk më pengon, përkundrazi më bëhet qejfi derisa e dëgjoj tek më thërrasin me këtë emër personazhi,  në gojën e shumë adhuruese të mi dhe në gojrat e pa numërta. Më bënë të kuptoj se ky serial është mjaft i shikuar dhe se personazhi im është mjaft i pëlqyer tek masa.

Cilin rol tuaj do ta veçonit, që keni më për zemër?

Dëgjo, unë kam nja 20-30 role në teatër. Këtë gjë e di një rreth i vogël i shoqërisë,  për shkak se teatri është më pak i famshëm në krahasim me televizionin. Kam shumë role, kam shume shfaqje,  në shumë drama e shumë komedi teatrale. Rolet janë si fëmijët nuk mundesh me nda asnjërin prej tjetrit, por secili punohet me dashurinë më të madhe. Kështu që nuk e kisha veçuar ndonjërin prej këtyre pikërisht për këtë arsye.

 Nëse nuk do të ishte Fatmiri aktor, ku do ta gjente veten?

Mendoj se do të ish ekonomist, sepse sa do pak kam afinitet edhe për këtë fushë, unë nuk ju tregova më parë, se jam edhe pronar i një kompanie “ Buka” në Prishtinë. Kompani e cila merret me marketing, promovim të prodhimeve të ndryshme komercial edhe ky afinitet i vogël që kam për ekonomi dhe biznes, mendoj se do të isha orientuar  dhe përcaktuar për atë anë.

Mendoni se është mbrojtur aktori me ligj në Kosovë?

Unë, mendoj se aktori dhe në këtë rast, si një lloj vegle për me arrit qëllimin, jo vetëm aktori si individ,  por edhe produksionet ku hyjnë regjisori, skenografi, aktorët, apo më mirë të them komplet ajo industri, nëse mund ta quajmë ashtu, janë jashtëzakonisht  të dëmtuar dhe nuk mbrohen aspak me ligj. Fatkeqësisht,  ju e dini se  si shkon miratimi i ligjeve në vendin tonë, ecët me këmbët e breshkës. Kjo thjesht ja pamundëson,  kësaj industrie të mirë ekziston. Kam shumë shokë producent, e di se në rastin e parë kur ata prodhojnë diçka, qoftë ndonjë: video-program, ose ndonjë video-kasetë, ajo mund të mbete në shitje vetëm 12-13 orë. Vetëm deri sa ta blen individi i parë, ai më pas e bart automatikisht në Yootube, ose në faqe tjera, që do të konstatoja se gjithë kjo industri është e pambrojtur nga pirateria.

 Po të ishit personalitet me ndikim politik, çfarë kishit ndryshuar në kulturën Kosovare,  veçmas fushën që i përkisni ju?  

Mendoj se, aktorët janë individ që kanë ndikim në shoqëri, nuk do ta quaj ndikim politik, por ndikim në shoqëri. Sepse e kemi parë, para se të mbahen zgjedhjet, një numër i politikanëve, kanë dëshirë të jenë përkrah aktorëve, sepse dëshirojnë të identifikohen me ta. Kisha për të thënë se kemi ndikim në shoqëri, për deri sa na shohin në televizion çdo ditë, pastaj në qytet, etj.   Nuk do të mundem të ndryshonim diçka spektakulare,  megjithatë jemi duke ndryshuar, sepse jemi gjeneratë  e re, e cila është duke importuar  një frymë të re të lojës, një klimë të re të aktrimit, pra një zhvillim i hovshëm i aktorëve tek ne.

Sa është duke u stimuluar aktori për punën që e bënë?

Mund të them se stimulim nuk ka këtë rast. Nuk do të përsonalizoj vetën time, në këtë intervistë,  por produksioni është në një krizë të vlerave, pikërisht për arsye të mos mbështetjes  sa duhet  dhe kjo bënë që me vështirësi të përthekohen projekte e ndryshme artistike, në mungesë të mjeteve financiare .
Kur ke para më menaxhon më lehtë në familje, e të mos flasim në një institucion.

Si aktor me moshë të re, por perspektivë  në karrierë, çka do ti sugjeronit rinisë tonë?

Ata që kanë vendos me u marrë me aktrim, ata tani më veç kanë filluar të merren, e kam fjalën për të rinjtë e gjeneratës sime,  sepse kjo moshë është edhe kur krijohet edhe karriera e secilit të ri. Ai fillon me u përsonalizu me vetveten.  Të gjithë ata që merren me këtë zanat,  do tu them se është një profesion i mirë, i cili të mbështet gjatë tërë jetës, por edhe ja vlen të shkojnë vitet pa  hetuar.  Për bashkëkombësit e mi posaçërisht në Luginë, unë i inkurajoj që të qëndrojnë në vendet e tyre, ku edhe kanë lindur.  Të luftojnë me mjete më të mira paqësore të mundshme: me muzikë, art, kulturë në përgjithësi. Me një fjalë ta luftojnë depresionin  që e kanë sjellë të tjerët.

Planet afatshkurtra të aktorit Spahiu?

Këtë mund ta quaj vit i angazhimeve, kam xhiruar dy- tre filma, të metrazhit të shkurtër dhe të mesëm. Në vjeshtë filloj një cikël të dokumentarit për sigurinë në Kosovë, që e bëjë po ashtu me kompaninë “Buka”.  Jemi në kontakt me disa donatorë për një film për fëmijë, por për këtë nuk do të zbuloj asgjë më shumë, sepse është në fazën e letrave,  në fazën e projektit.

Sa janë degjeneruese serialet e huaja, në televizionet tona?

Përsëri po kthehem te ligji,  çdo gjë në botë edhe në demokracitë më të mëdha, si në Amerikë, ku është baza e demokracisë, çdo gjë është e censuruar dhe mbrojtur me ligj.
Mendoj se  duhet rregullohet dhe jo të sanksionohet me një memorandum,  me një ligj nga komisionari i lart për media.  Një nga serialet e huaja, tani për tani, më shikuara në Kosovë, seriali ” Jeta e hidhur”,   të jepet pas orës 12 të mbrëmjes, ky do të ishte një nga shembujt e shumtë të këtyre serialeve. Fundja këtë nuk mund të ja ndalosh, se është televizion privat, po të bëhen norma të tilla do të minimizohet interesi i shikueshmërisë. Duhet të them se ky trend nuk është vetëm në Kosovë, por është trend ballkanik,  andaj edhe jemi të pafuqishëm në këtë aspekt.
Sa i për ketë degjenerimit,  përderisa shikohen në këtë masë ndikon në masë negativisht.

Kohën e lirë  ku e kaloni ?

Kohën e lirë, e kaloj në Gjilan. Me që edhe jam Gjilanas, pas një punë aktive, gjatë javës dhe me për plotë agjenda, vij dhe çlodhem sa do pak, si gjatë vikendeve, por edhe gjatë verës.

Sa jeni të kënaqur me pjesëmarrjen e personaliteteve  në teatër?

Teatri, po shëndrrohet  dita  ditës në objekt promovimesh politike dhe për mbledhje komemorative. Fatkeqësisht ky është realitetit.  Produksioni i shfaqjeve është jashtëzakonisht  i madh edhe pse jepen shfaqje të mira, teatri është në krizë për audiencë.  
Vizita e personaliteteve në Teatër, bëhet para zgjedhjeve dhe në momentin që kryhen ato, ata gradualisht zhduken dhe i kthehen bizneseve të tyre.

Opinioni i juaj për Luginën e Preshevës ?

Kam simpati të veçantë, bile mund të them se shfaqjen e parë të realizuar në Gjilan, mandej reprizën parë. e kam bërë në Preshevë kanë qenë atje “Ditët e komedisë shqiptare”. Përveç kësaj na lidh edhe rrethi familjar dhe farefisnor, qoftë me Bujanoc, Preshevë, Kumanovë, e gjetiu.
Më lidhin edhe motivet me Luginën.

Mesazhi i juaj për  lexuesit e revistës sonë?

Kam dëgjuar edhe më herët për këtë revistë, vetë fakti keni nxjerr kaq numra,  tregon se ka një qëndrueshmëri profesionale, natyrisht edhe lexushmëri, prandaj le të jetë një nga motivet për të qëndruar në Luginë edhe kjo revistë. Duke qenë se shpërndanë informacionet më te freskta rreth Luginës dhe për Luginën në të gjitha poret e jetës . 


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT