Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Dardania per Shqiperine miliona euro - Shqiperia per Dardanine nje serb me shume zero!

| E hene, 03.08.2009, 07:20 PM |


Dardania per Shqiperine miliona euro - Shqiperia per Dardanine nje serb me shume zero!

Nga Ilir Dardani

Mijera shqiptare nga Dardania bejne pushimet cdo vere ne Durres. Te gjithe atdhetaret dardane vijne ne atdheun e tyre per te ndihmuar edhe ekonomine e vendit te tyre te varfer dhe nuk shkojne ne Turqi per te pasuruar ish-sulltanet qe na hengren shpirtin per 500 vjet dhe na mallkuan edhe per 500 vjet te tjera.

Para pak vitesh komunisti Edvin Rama i dha Celesin e Tiranes, mikut te kryekrimineleve te Ballkanit. Sic duket eshte mundur nga nostalgjia kur komunistet ishin miq me serbet dhe ne bashkepunim vrisnin shqiptare ne Dardani.

Bregovici eshte nje kengetar serb dhe asgje me shume nga ana artistike, por nga ana tjeter perkrahes i dhunes, perdhunimeve e masakrimeve te shqiptareve, aktualisht mik i madh i kesaj pjese te Shqiperise! C'poshtersi!!!

Nuk e di kush e ka ftuar, por di qe do argetonte Durresin e mbipopulluar me shqiptare nga Dardania (e cfare nese sdo ishin nga Dardania, por thjesht shqiptare nga Shqiperia?!). Serbi nuk erdhi (arsyeja: jo mire me shendet!) dhe felliqesirat pa zemer shqiptare mbeten pa aheng serb!

Asnje ballkanas nuk degjon muzike shqipe, kurse ne vdesim pas muzikes se tyre, duke mos perjashtuar as serbet!

Gjoja, njohes dhe vleresues te artit, shqiptaret e nxijne cdo dite e me shume fytyren e tyre, e cila edhe pa kete njolle nuk ishte e bardhe gjithsesi.

Njeri te pushton me shpate, tjetri me fe, dikush me telefona e domate, tjetri me aheng!

Ne vazhdojme te jemi skllever te te gjitheve sepse mungon vetedija kombetare, sepse mungon vleresimi i vetes, sepse nuk na dhemb plaga e motres dhe vellait, sepse jemi deshtim total i njeriut!

Une e di se si do behej Shqiperia e Shqiptareve, por fatkeqesisht do shume fuqi dhe une nuk kam aq sa duhet!