E merkure, 24.04.2024, 07:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Luan Çipi

E hene, 03.08.2009, 06:27 PM


NJË HISTORI PLEQËSH
 
Si dikur, vite më parë,
Kur fëmijë ishim në Vlorë
Tani, pleq “të pa parë”
Rijmë të lidhur dorë për dorë.
 
Hamë e pimë  e kuvendojmë,
Pse dikush ka  përvjetorë.
Me mendjen gjithnjë jetojmë
Sikur të ishim në Vlorë.
 
Dikush thotë: është jashtë logjike
Kur një plak bën si i ri
Nis e merr natyre komike
 Ahengu në pleqëri.
 
Jo, mor, jo! Unë protestoj!
Nuk të bëjnë vitet plak,
(Ndaj përpiqem ti harroj,
Duke pirë këtë bardhak),
 
Por një mendje e zbrazur,
Vullneti i plogështuar,
Çka tregon se kurrë s’ke pasur
Kurajë për të mbijetuar.
 
Unë plak quaj  një burrë
Që gjithë jetën hiqet zvarrë,
Nuk evidentohet kurrë
Dhe në shtrat është si në varr.
 
Hajde , shokë, nisni këndoni,
Hani, pini pa merak
Tamam si Anakreoni,
Merrni shembull nga ky plak.
 
Lexoni Homer Khajamin
Dhe kërceni rroken rooll
Ruhuni të mos shtoni dhjamin
Dhe raki - mos pini boll.
 
 
Pa dikush do bëhet “hije”
S’jemi lisa, (s’po gaboj),
Edhe vdekja kurrë të vijë
Të na gjejë me këngë në gojë.
 
Tiranë, Restaurant “Vlora”,29.11.2007

REKUIEM PËR SHOKËT

Ku t’u gjej t’u flas me emër
Shokë të mi, po ju kujtoj,
Sa thellë që ju mbaj në zemër
Dhe sa shpesh për ju mendoj.

Do kujtohen Harallambi,
Dhe Minella, dit’ e natë
Si  për ahengjet e vona
Me këngë e me serenatë,

Dhe për lodrat bregut detit,
Përmbi dallgët val’ e shkumë,
Tek bark’ e mbytur e mbretit:
Sa në det, sa përmbi kum.

Llambi Kona, bukuria
Inxhinjeri këngëtar,

U ndave nga shoqëria,
U largove, për t’u qarë.

O, Minella  Kostandini,
Mendje artë e gojë sheqer!
Ju, o miq, të gjithë e dini,
Pse Vlora u bëri nder.

Vetmi e dhimbje, o shokë,
Ndihemi të dëshpëruar,
Ikët shpejtë nga kjo tokë,
Po, s’do kini të harruar.

20.11.07

Dy fjalë Sonilës për Nikun

O mbesë e dashur, po ç'thua, moj, ç’thua
Ti s'ngope me Nikun që e ke aq pranë,
Po vallë si s' mendon njëherë për mua
Për të dy gjyshat, që veç sa e panë?

Ky, Niku i dashur, na thosh "alavju"
Na puthte, kudo, në sy e në ballë
-Fol shqip, vogëlush, kot e kuturu
Dhe rri pak këtu, mos hajde vërdallë.

Dhe bridh Niku Çipi me Adelën pas:
- Një kafshatë, ju lutem, aty pak e mbani!
Po Niku na puth, me buzën në gaz
Sa te Gjyshe Nemja, aq te gjyshi Lani

Kështu janë fëmijtë: Të mbushin guxim
Gjithë jetën për ta  e sakrifikon,
Të japin kurajë, të ngjallin besim
Me durim e shpresë gjithhera fiton.

Mississuaga,02.06.2009

PO NA IKËN ARTA*

Kur e mora vesh,
se largohet Arta
po qaj e po qesh
nuk e di se çpata.

A mos vallë u çmenda
e humba vetëdijen,
diç mu lidh përbrenda,
në lëmsh humba fijen.

-Prapë ikën, moj Artë,
sërish emigron?
Kaq larg, në Holandë,
po për ne - s’mendon?

Nuk mendon për babin
shtatëdhjetë  vjeç, plak,
nuk mendon për maminë,
ikjen  patëm hak?

Kishim tre  fëmijë
s’na mbeti asnjë.
Ku po shkon, moj bijë,
ne,  ku po na lë?

Vajza më e madhe
larg, në Mississagë.
na ngopët me halle,
na mbushët me plagë.

Djali ynë i vetëm
shumë dete ka çarë,
ne, prapë çift u gjetëm,
qyqar, si më par.

Një ditë dhe do vdesim,
të thyer në gjunjë,
thuaj: kë do thërresim
për një gotë me ujë?

Ik, bijë, jetën ndreqe,
ik në fatin tënd,
se, kjo botë e keqe,
gjithë kështu ka qenë.

23.12.07

*Vajza ime

ARLINDA
 
Vajzën më të vogë, na e quajnë Artë,
Atë, më të madhen, e thërrasin Linda
Ka dhe një të tretë, me zemër të artë,
Baba i vet, prej Shkodre, i foli Arlinda.
 
Motërmaja e Artës,  me emrin Arlinda,
Është si yll i bukur, me  shpirtin brilant
E qeshur, e mençur, (për këtë u binda),
E them i sigurtë, u bëhem  garant.
 
14 korrikut unë kam përvjetorë
Zilja e celularit bie papushim,
Ja, nga larg, Arlinda, përshëndet me dorë
Më uron jetgjatë, si  t’ish djali im.
 
Kush e bën këtë, veç zemra bujare,
Për një plak, kush pyet nëse rron a s’rron,
Të « moshë së tretë »  nuk nxjerrin më pare.
Po s’ pat interes, gjthkush të harron.
 
Më rrofsh, moj Arlindë, me vëlla e me djalë,
Jeta ta shpërbleftë, atë që t’i don
Se Zoti shikon, gjykon e të fal
Gjithçka meriton, kërkon e lufton.  
                                   
Vlorë, 5.07.2009             


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora