E enjte, 28.03.2024, 11:05 AM (GMT)

Kulturë

Doli nga shtypi revista Edukologia

E diele, 02.08.2009, 10:47 AM


Edukologia, nr. 2/2008, revistë shkencore, botim i Fakultetit të Edukimit – Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2009, 24X17, f. 214.

Shkruan: Shkelqim Millaku

Këto ditë doli nga shtypi, numri 2/2008 i revistës "Edukologia", botim i Fakultetit te Edukimit te Universitetit të Prishtinë. Për shkaqe teknike numri i tretë i saj është shtypur ne fillim të vitit 2009. Revista sjell studime nga fushat e shkencave humane, të natyrës dhe të teknologjisë, të kërkimeve bibliografike e metodike, recensioneve, kronikave etj.

Revista "Edukologia", të cilën e drejton Profesori i Fakultetit të Edukimit Begzad Baliu (kryeredaktor), përveç profesorëve të brendshëm të këtij Fakulteti ka angazhuar një redaksi ndërkombëtare me Profesorë nga bota shkencore e studiuesve shqiptarë, sikur janë: Jahja Koka (Universiteti i Kuvajtit, Universiteti Carnegie-Mellon, SHBA); Gjovalin Shkurtaj (Universiteti i Tiranës); Nikolla P. Qafoku (Pacific Northëest National Laboratory, Richland, Washington, SHBA); Bajram Berisha (Weihenstephan Technical University of  Munich, Germany) etj.

Kerkimet e tyre shkencore në këstë vëllim i kanë botuar studiuesit nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës, Universiteti Munhenit, Universiteti i Sofjes etj. Revista “Edukologia”, përveç në gjuhën shqipe, studimet i boton edhe në gjuhën angleze, gjermane, frënge, italiane, boshnjake dhe turke. Ne këtë vëllim studimet janë botuar në gjuhën shqipe, angleze dhe boshnjake.  

Studimeve të këtij vellimi ju prijnë Studimet në fushë të shkencave humanitare (Begzad Baliu, Gjuha ndërmjet identitetit dhe globalizmit; Valbona Karakaçi, Kontributi i kolonisë së Bukureshtit në çështjen e himnit kombëtar; Zenun Gjocaj, Konceptet filologjike të Jup Kastratit; Arjeta Ferlushkaj, Koha si teknikë narrative në disa proza të shkurtra të Koliqit; Sabri Rexha, Këngët  epiko-heroike serbe në shërbim të politikës; Merxhan Avdyli, Struktura e poezisë së Dritëro Agollit; Shpëtim Elezi, Pikëpamjet e Eqrem Çabejt për standardizimin dhe për drejtshkrimin e shqipes; Shkëlqim Millaku, Studim krahasues i nyjës së prapme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët ballkanike; Muhamet Peci, (Mos) përcaktimi i zhanrit dhe Violetë Pllana, Përdorimi i përemrave vetorë në shtypin ditor).

Me studime në fushë të shkencave të natyrës dhe të teknologjisë paraqiten profesorët: Z. Shaqiri, N. Shaqiri, D. Angelov, E. Angelova, Studimi i acideve nukleike gjatë rrezatimit me laserin e intensitetit të lartë pikosekondë uv; Bajram Berisha  & Myqerem Tafaj, Bioteknologjia – shkenca në shërbim të sfidave të së ardhmes; Emruš Azizovi?, Elektronsko u?enje  (e-learning); dhe Z. Veselaj, B. Mustafa, A. Hajdari, Y. Sherifi, Disa aspekte të kërcënimit të biodiversitetit në rezervatet strikte të natyrës në Kosovë.

Në fushë të kërkimeve të mësimdhënies, kumtesat e tyre i kanë botuar: Bahtijar Kryeziu, Lënda e kulturës së gjuhës në plan-programet e universiteteve tona; ndërsa Haki Xhakli, Vështrim për edukaten figurative dhe metodologjinë e mësimdhënies. Në rubrikën Recensione tekstet e tyre i botojnë Profesor Shefki Sejdiu dhe Xhavit Beqiri, ndërsa në rubrikën Kronika shkruan Begzad Baliu, rreth Konferencë së Fakultetit të Edukimit, kushtuar Profesor Çabejt në 100 vjetorin e lindjes. Po në këtë vëllim botohet një Raport i gjerë mbi konkluzionet shkencore dhe zhvillimin e konferencave, Instituti Alb-Shkenca, Tiranë 2008. Në fund të këtij vëllimi Xhavit Beqiri boton një in memoriam për Profesorin e Fakultetit të Edukimit Zijadin Munishi (1941 – 2008).


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora