E marte, 23.04.2024, 04:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Arif Molliqi: Rekuiem për Azem Shkrelin

E diele, 02.08.2009, 01:36 PM


Arif Molliqi

/ Hamburg/

 

 

Rekuiem për Azem Shkrelin

 

KUSH S`ERDHI NË WATERLOO

I VAJTI DY HERË HARRIMI

 

 

(15 vjet pas botimit të librit me poezi “Lirikë në shi”)

 

 

 

          Sikur bisedoja me poetin Azem Shkrelin.

          Aq e ka njeriu.

          Dhe,është i respektuar.

          Ne vonohemi çdo ditë aq sa kur vdesim, s´di si vdesim (?!) Megjithatë, vdekja e ka hijeshinë e vet kur dihet pse vdesim.

          „Jo, jo, Kosovës shumë i kemi borxh dhe Ne do ta lajmë borxhin.“ - I kishte  thënë i Madhi Çabej dikur një gazetari kosovarë.

          Eh! Borxhi?!

          A thua Ne, kur do t´ja lajmë borxhin Kosovës sepse Çabej ia lau borxhin duke ndjekur gjurmët e gjakut tonë të shprishur nëpër çdo pëllëmbë të tokës...

 

          „ Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë...

          Është një krah shqipeje këtej, një andej kufirit...

          Në bukë e krypë e zemër atdheu është zemra...“

                                                          (A. Shkreli)

 

          He,vëlla i dashur,çka ta merr mendja, nata e kiametit mos po vjen?!...Nuk e di mirë, e kam lexuar diku apo më teptisi  në kokë mendimi : Në çdo hap mund të vonohemi nga një ditë në histori! Diçka më fuqishëm se ky mendim  e thotë poeti nga Kosova  Azem Shkreli;

 

          „ Kur është tani fjala që dëshiron të thuhet

            Një çast më vonë është njëqind vjet më vonë.“

 

          Desha të bisedoj me Azemin, por sikur Ai (poeti) ngutej, nuk gjeti kohë të lirë, shkruante. Një shok, mik i vjetër më tha; bisedo me  „Lirikë me shi“, aty e gjen poetin këmbëkryq, në shall të bardhë rugovçe karshi Cernagorës (!)

 

          Unë: Zoti Poet, çka duhet bërë t´ja lajmë borxhin Kosovës, sipas amanetit të Çabejt?

          Poeti (Azem Shkreli; Sogje): „ Ujqit në këmbë/ Do të jenë, Kosova në këmbë“

          Unë: Kur?!...Si?!...

          Poeti ( Psalm për Kosovën): „ Më mëso vetëm  t´ i  bie Kitarës/ Më mëso të vdes bukur“

          Unë: Si vdiqët bukur?!

          Poeti ( Ndërtimi i kullës): „ Pushkën plot ia le, dhe sofrën plot, dhe syrin“

Ose; „ M´i thuani Kosovës po lidhim mbathjcat, po vijmë“

          Unë: Ti po na thua të kthehemi në Kosovë?

          Poeti ( Motiv me Kosovën):  „ Dikush vonohet, ja pushka, ja paqja, ja zoti/... Ja,at i Bajram Currit i bie me thundër/ Zonjës Evropë të portat gjithë tërsëllimë/... Prapë krajlat kundër janë, Versajet kundër/... Sa herë rilindemi, mortin e kemi më të vjetër/ Kohë e ndërkryera, Kosova është bukë e ardhë“

          Unë:Edhe diçka desha të shtoj por, këtu...

          Poeti(Këngë e domosdoshme): „ Kalorësit moti janë gati, edhe flamujt gati „

          Unë: Prapë s´të kuptova!

          Poeti: „ S´të ka faj zarim, të kanë Evropat hile/...Nuk po e dij, për zotin, për kokë të fjalës/ Të mbytëm në det a të Bajramcurrem në male“

          Unë: Si e thua këtë karshi asaj; „Pushka në mos kristë, paqja do të kërcasë“

          Poeti: „ Kush s´erdhi në Waterllo/ I vajti dy herë harrimi...“

          Unë: Aha,...Të kuptova!

          M´u duk se e kuptova poetin dhe ai iku... Shkoj. S´pata forcë ta pyes edhe diçka sepse; Kush s´erdhi në Waterlo, kuptoje në betejën e Kosovës(sot) dy herë do ta marr harrimi...

          Vdekja për Atdheu në parafytyrimin e frymëzuar të poetit merr varacione nga më të bukurat. Liria, si kundërvdekje është aq e  fortë sa, ja vlen të plotësohet amaneti i Çabejt, sepse; gjithë ata që vdes për lirinë e atdheut, bëjnë vend në dhe të atdheut:

          „ Liria e thinjet bukur, nuk plaket/ Kur vdiset, është e pavdekshme/ Kur vdes, i bëjmë vend në dhe të atdheut“ ( A. Shkreli, „Lirikë me shi“)

          Kjo ka bërë që Azem Shkreli, kur flet për Atdheun, të rrokët në dimensionet reale sepse; „ Më i miri varet në një varg“( Saga për poetet)...

 

          Aq e ka njeriu.

          Dhe,është i respektuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora