E enjte, 25.04.2024, 04:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali Aliu: Ekziston vetëm një letërsi shqiptare

E diele, 02.08.2009, 11:34 AM


Nga Ibrahim Berjashi

Kritiku i mirënjohur letrar shqiptar  nga Maqedonia, akademik Ali Aliu, mysafir i posaçëm i Panairit të nëntë i librit në Ulqin, i mbajtur nga data 27 korrik deri m; 2 gusht/ tha se para viteve 90-të shteti shqiptar letërsinë jashtë kufinjve të tij,nëpër revista,gazeta e publikime të tjera kulturore, e konsideronte si letërsi të huaj.
“Përkundër këtyre raporteve,ne nuk hiqnim dorë për ta thënë e ndërtuar se edhe letërsia e këtij krahu është pjesë e asaj amë, letërsisë shqipe.Mirëpo, nuk gjenim përkrahje.Kjo i takon një periudhe të kaluar”,- u shpreh akademik Aliu Aliu  në prezantimin e opusit të tij krijues që i kalon 25 vepra,ku dominon kritika e mirëfilltë letrare për të cilën ligjëruan Prof. Dr. Basri Çapriqi, Piro Misha edhe botuesi Fatmir Toçi.Ata këtë figurë të rëndësishme të letërsisë shqipe e quajtën shtyllën kryesore që tash gjysmë shekulli ndjek,interpreton edhe analizon produktin letrar shqiptar.
Akademik Ali Aliu nënvizoi se tash kur nuk na pengon askush nuk dimë t`I  heqim kufinjtë e krahinave dhe  provincave.Ulqini është një shembull i mirë që po bën për librin, por edhe për ndërtimin e hapësirës unike kulturore shqiptare.Kjo është një vlerë që duhet nderuar.Sepse,letërisa që krijohet në Tiranë,Prishtinë, Shkup apo Ulqin,është letërsi shqipe, e jo letërsi e ndarë në 4-5 shtete.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora